Pse është fatkeq ky popull?


Dionis Xhafa , 20.10.2013, NA

Në vendet e Ulëta ose në vendet skandinave njerëzit janë shumë pak ose thuajse fare të lidhur me politikanët, veç rasteve kur interesat e tyre në morinë e kompleksitetit shoqëror cënohen rëndshëm. Në vende në zhvillim e sipër, që popujt e këtyre vendeve e quajnë veten se janë “në një kaos e sipër”, kjo lidhje qëndron ndryshe. Në këta vende ku hyn edhe vendi ynë I dashur, Shqipëria, politika në të vërtetë është vetëm një peshë e rëndë ekonomike, një ngërthim I ekonomisë në duart e pak personave të një shteti, që më së shumti janë politikanë. Këtu politika nuk është elitë dhe as elita nuk është politikë. Politika është masiviteti pa kriter që si një shtëllungë ngrihet në qiellin e një populli të vuajtur, i cili e përtyp çdo ditë si një ushqim. Në skenën politike shqiptare kemi dy titanë, të cilët kanë ngërthyer me tentakulat e forta njëra qeverisjen vendore dhe njëra atë qendrore. Pas këpucëve të titanëve politikë, PD dhe PS janë ngjitur sa të munden persona nga ky popull i vuajtur ekonomikisht. I gjithë populli i thjeshtë që nuk ka pranuar dorëzimin ndaj servilizmit të kohës së parasë, vuan si fëmija I zbathur e që rrihet me kamzhik. Kjo është fatkeqësia e një populli të tërë.  

http://www.nacionalalbania.al/2013/10/shqiptaret-nen-thundrat-e-politikes/

One comment on “Pse është fatkeq ky popull?

  1. beebeesworld says:

    Thank you for following my blog. I will follow yours as well. beebsworld

Comments are closed.