Turbullira të pamundësisë


IMG_20190804_182213_757

(Bazuar në ngjarje të vërtetë)

 Turbullira të pamundësisë veniten kudo në sytë tanë, në ata sy që shohin realitetin mjeran çdo ditë,

në situata të këqija e të shkreta, të mjera e të poshtra, që vret ëndërra fëmijërore, adoleshente e rinie disa herë te tjera,

e që bën fëmijën e parritur të mendojë se në pamundësinë të zgjidhjes të shkojë në litar apo emigrim,

e nga presioni i madh e mos-zgjidhja, shkon e bën atë që është më e rënda.

 

E kjo është një jehonë e zezë, e dhomës me merimanga, e kasolles me kashtë, e fëmijës së sëmurë që edhe pse dhimbje ndjen, nuk flet,

e heshtja flet më shumë se çdo e thënë përtej mortjes, përtej një varri të hapur, para kohës,

e heshtja është varr i përbashkët, është mjerimi që pllakos ata që ndjejnë dhimbjen,

është fundi i një shpirti djaloshar, që e mbyt veten me një heshtje të rëndë, që shkon të pafundësi e përjetësi.

 

 

 

 

 

Përbindëshi me dy kokë


dionis xhafa2

Dionis Xhafa

 

Përbindëshi me shtatë gjuhë e me dy kokë u zgjua sërish dhe me ushtri shkoi e pushtoi vendin tjetër,

e gjenocid është gati të bëjë, të vrasë e shtypë me këmbë të gjallë e të vdekur,

për të sunduar sa më shumë tokë, në udhë, në qiell e mes tyre,

sepse do gjak, do jetë njerëzish, fëmijësh disa herë, në helme kimike të botës makabre.

 

E, bota e madhe, sy i madhërishëm e sheh si përbindëshi ha njerëzit e pafajshëm,

por nuk reagon se vetë nuk do aspak të sakrifikohet, e kështu voluset tradhtia, vijon marrëzia, vrasja, mallkimi,

ka marrëzi në burgje të largëta, ka vuajtje e gjak pa fund, ka jetë njerëzish të fikura,

se përbindëshi me dy kokë e shtatë gjuhë ecën në tokë të ngurtë, mes dy shtetesh, mes një rajoni të tërë.

 

 

 

Shpresa e vdekur


IMG_20190818_151308_266

Dionis Xhafa

Po, dielli sërish do të lindë në vendin ku ka vdekur shpresa,

se gjithmonë kështu ka qenë, duke pritur Godonë e atë kurrë nuk e kanë parë me sy,

shpresë e vdekur, rrugëtim i humbur, tragjedi e vulosur, marrëzi e përjetuar, truall i harbutërisë,

duke kërkuar pavarësi, Europën tonë, gjenezën, atë të shenjtë liri.

 

Oh, shpresë e vdekur dhe trazirë e tokës, shqiptarët që vuajnë kudo nëpër botë janë Jeruzalem dhimbjesh,

ata kanë torturën me vete, ndër sy e shpatull, kudo e ngado, europian në deje, duan t’i bëjnë aziatikë prej zorit,

e kështu vijnë e shfaqen frikshëm, trillimet, fashizmat, hijet,

një kufomë, një kufomë është që e hanë rriqrat përditë, vetëm se nuk ia bëjmë mortin.

 

“Do ta besoja se e fiton Nobelin para se të lavdëronte Millosheviçin”, ja çfarë thonë autorët e mëdhenj për autorin austriak


Peter Hendke, 20 vjet më herët përpara se të shpallej fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë, kishte arritur të fitojë tjetër çmim. Në atë kohë, shkrimtari mjaft i njohur botërisht Selman Ruzhdie kishte deklaruar se “Hendke kishte mbrojtur regjimin e Slobodan Millosheviçit”.

Trashëgimia sllovene e Hendke kishte zgjuar në nënvetëdije një nacionalizëm të flaktë serb. Hendke kishte thënë ndër të tjera se “myslimanët në Bosnjë e Herszegovinë kanë vrarë veten e më pas kanë fajësur serbët se kanë shkaktuar masakër”. Shtatë vjet pas Rushdie kishte thënë se Hendke shfaq pikëpamje në mbrojtje të një njeriu skllavërues e nacionalist si Millosheviç, Hendke kishte marrë pjesë edhe në funeralin e ish-presidentit serb në Beograd.

Tashmë që shkrimtari austriak ka fituar Nobelin, Rushdie ka thënë për “Guardian”: “Nuk kam asgjë për të shtuar, mund të konfirmoj atë që kam thënë përpara disa vitesh”.

Cmimi Nobel për këtë vit është kritikuar nga shkritarë në dy drejtime. E para se vazhdohet të jepet ky çmim kryesisht për gjininë mashkullore dhe e dyta se atë e fitojnë më shumë shkrimtarët europianë, duke e bërë gjithnjë e më shumë “europeiste”. Një shkrimtar i njohur britanik me origjinë indiane Hari Kunzru, tha se Hendke është shkrimtar shumë i mirë, por zgjedhje shqetësuese për Nobel. Ai tha se besonte se hendke do e fitonte Nobelin, në rast se nuk do të propagandonte regjimin famëkeq të Millosheviçit.

Slavoj Zižek, filozof slloven dhe kritik i gjatë i Handke, i tha Guardian: “Në vitin 2014, Handke kërkoi që Nobeli të shfuqizohej, duke thënë se ishte një” kanonizim i rremë “i letërsisë. Fakti që ai e mori atë tani dëshmon se ai kishte të drejtë. Kjo është Suedia sot. Dikush që ka lavdëruar kriminel lufte merr çmim Nobel ndërsa vendi mori pjesë plotësisht në vrasjen e personazheve të heroit të vërtetë të kohërave tona, Julian Assange. Reagimi ynë duhet të jetë: jo çmimi Nobel për letërsinë për Handke, por çmimi Nobel për paqen për Assange. ”

Autori slloven Miha Mazzini tha: “Disa artistë shitën shpirtrat e tyre njerëzorë për ideologji (nazizmi), disa për urrejtje (antisemitizëm i tërbuar), disa për para dhe fuqi (Kusturica) por ai që më ofendoi më shumë ishte Handke me naivitetin e tij për regjimin e Milošević.

Dhe është personale. Nuk do ta harroj kurrë dimrin e ftohtë kur Jugosllavia po binte dhe nuk kishte asgjë në raftet e dyqaneve. Ne ishim një familje e re dhe vajza ime ishte vogëlushe dhe ishte jashtëzakonisht e ftohtë. Unë e kalova tërë ditën në radhë për vajin e ngrohjes dhe në mbrëmje, gati të ngrirë, fillova të lexoj esenë e Handke për Jugosllavinë. Ai shkroi për mënyrën sesi më kishte zili: ndërsa ata austriakë dhe gjermanë, ata perëndimorë, kishin kishin mendjen për konsumizëm, ne, jugosllavët, duhej të radhiteshim dhe të luftonim për gjithçka. Oh, sa afër natyrës që ishim! Sa më pak materialistë dhe më të frymëzuar ishim! Edhe në atë kohë, e gjeta atë mizore dhe tërësisht të zhytur në naivitetin e tij. ”

Në vitin 2008, romancieri Jonathan Littell shkroi se Handke është një autor i shkëlqyyer, por kur vjen puna te pikëpamajet, “jam armik i tij”. Dr Helen Finch, profesor i asociuar në Gjermani në Universitetin e Leeds, vlerësoi aftësinë e Handke për të eksploruar “kufijtë e përvojës njerëzore në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe për” formën e tij të hershme dhe komplekse të ekopoetikës “, por tha se fitimi i tij Nobel” tregon se komiteti i çmimeve është akoma i inatosur nga burra të bardhë evropianë që shkruajnë në një traditë poetike elitare, dhe është i veshur me shoqërimin politik të atyre burrave ”. Disa ishin të kënaqur nga Handke.

Dionis Xhafa

 

 

Ulerime


IMG_20190804_182213_757

Dionis Xhafa

Ulerime si e ujkut, termet e buciste, marrezi e marri,

mallkim e merzitje, koha can perpara si kafshe e keqe,

uturin era, dritarja cahet e plaset, kercet si shishe vere qe e plas ne toke,

ulerime, ere, mallkim, e prape vjen ulerime, ulerime, ulerime.

Alban, sendit i shkohet pas sendit, mallit e floririt, Alban,

vendin tend e shqyen dhe e shkaterruan, e menxyne, e grisen ne 1000 copash,

termet, qesh e qaj, termet, qaj e qesh, ne qiell perjete ne kete dhe, pa u ndalur ka vec… ulerime, ulerime, ulerime.

Korba dhe kërma


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

Korbat hanë kërmat e korbat e kërmat bashkërisht hanë dheun,

kjo ndodh në atdheun tim të zi, që e kanë ngrënë dhe copëtuar në katër anë,

e korbat është  e shkruar që të jetojnë në këtë vend të zi dhe të katranosur si mos më keq,

se ata janë të zinj , skëterrë, të tmerrshëm dhe dheun e vet e kanë lyer me ngjyrën e vdekjes, ku shpresë nuk ka më, as jetë dhe as ngjyra.

 

Ndërsa pëllumbat ikin përditë, largohen dhe arratisen nëpër vende të largëta, tamam si në Misirin e dikurshëm,

se ata nuk durojnë të nxihen se kanë fytyrë dhe e dinë se nëse rrinë korba do të bëhen, nëse duan të jetojnë ose kërma,

por atdheut të vet nuk ia bëjnë gjëmën, më mirë në rrugë pa rrugë, në rrugët e mëdha të trojeve të Europës shkojnë,

duke kërkuar fatin, fatin e zi sërish, ama janë vetë të bardhë, pëllumba që nuk iu dhemb të nxihen.

 

Kandrra e minj


Dionis

Xhafa

Kandrra, sende, minj, qe kane nder vete instikte kafsherore,

banore te nentokes, qe gelojne e marrojne, vrasin e demtojne,

e tjeterkush mblidhet nen qoshe, vec te mbijetoje deshiron,

merimangat sillen rreth e rrotull, e disa lart nesh, ne cati me tjegulla e me rrasa te kalbura.

Sende te pista, felliqesi e gjalle, marrezi e perditshme,

termetet ziejne token dhe truallin e oshetijne, i bejne te kendojne gjinkallat,

qe ikin ne emigrim dhe vijne e na bejne kalate e baltes, na i tregojne me krenari,

ne milingonave, kafsheve, gjallesave qe jetojme perdite me balte e kenete.