Shtëpia me gurë


Dionis Xhafa

Shtëpia me gurë është historia e thjeshtë dhe e ëmbël si shkëmbinj, e lashtë,

e rëndësishme sa Pallati Mbretëror ne Stamboll, si politikë e brendshme e papolitiktë,

por kaq e rëndësishme për të qenë njeri, ndër vërtitjet njerëzore për me qenë më mirë,

si një kalendar që dëfton paraardhësit me fotografi të shumta.

Paraardhësit si dhuratë e lanë, për ata që vijnë më pas,

duke dashur gjakun e vet, qoftë dhe pa njohur atë, si dashuri njerëzore e pakufijshme,

e njerëzia gëlon, jetën vazhdon, ikën larg, si ujë që rrjedh,

me gurët që dëftojnë jetën, gjurmë njerëzore, ecur tashmë  mbi rrugë Europe.