Ditiramb


 

Dionis Xhafa

Një ëndërr, e bukur, flutur që kthehet në krimb, me dyshim e sheh se nuk e beson,
Errësirë, perde, pasqyrë. Si në filma nuk sheh mirë, perdja, sa shumë pengon.
I përhumbur, në atë errësirë, pa dritë, çohesh ftohtë e ke nevojë, për dritë, shumë dritë, 
Për një ditiramb, njeri të ri, e deri në qiell lart në yje, për dritë, dritë.
D.Xh

 

Kozmos


 

Dionis Xhafa

Një vizitim i thjeshtë, plot ngjyra, ja ç’është kozmosi,
një diell, një laps me të cilin nënshkruan lehtë një firmë të vocërr në fund të fletës,
blu duhet shumë, kaltër, pastërti, kaltërsi në qiell të paanë dhe pak e zezë,
jo nga ajo me ngjyrime negative, jo! por një zog të vogël që fluturon mezi në kupë qiellore, trullosur nga erë e fortë.

Pastaj edhe balona duhet, tullumbace ngjyra – ngjyra, blu, kafe, rozë, jeshile, të kuqe, rozë prapë, bojëra bojëra me pak fjalë,
shumë ngjyra bëra bashkë, kostelacion yjësor, një ëndërr me sy hapur, sikur fluturon të ngjan,
por në fund asesi nuk mund të harrosh, ngjyrën që në fund vjen por më e rëndësishmja është,
e bardhë! Janë dy pëllumba që fluturojnë në fletë dhe poshtë një firmë, e vogël, iniciale të mëdha, një vulë dhe mbaron a fillon, askush nuk e di.

Gijotinë (një personazh që flet)


dionis_xhafa1

Dionis Xhafa

Mure, ftohtë kam, njeri jo s’ka njeri në marrëzi,
Shekulli i gijotinës fizike mundet jo, por mendore po e po,
Gijotinë! Melodi e shekullit të ri, njëzet e një, poezi e dehur me raki, shampanjë në vaskë të madhe, festë, mbreti që gëzon ciu ciu, se thikën pranë vetes nuk e ka, palo-mbret!

Gijotinë! Mort i shpirtit të turbulluar, kontakte olimpike.
Ti Promete i vogël dhe të flasësh kot e ke, Zeusi jam, në dorë të fuqishme të kam, të vras e të pres si të dua me ty bëj. Thikë e shpatë mbi shpirt-trup.

Mbreti ku është më thoni, ku iku?
Përgjigje s’ka, heshtje, qetësi varri. Prifti, palo prift vjen e lutet sa njerëzor në fillime, por se më tej si ushtar në garnizore sillet, me inventor thua se janë njerëzit mallra fabrike.
Unë klient i tij që pashpirtshpërisht më trajton, më bën lodër, vegël, krejt pa shpirt, si pa të keq, më pyet, fill pa pikë emocioni.
Do të vritesh apo punë të detyruar ke? Diellin do ta shohësh më? Prift palo prift!

Vjen xhandari hallexhi, të pyet ironikisht nesër kur mos jesh, ç’do të vije për llotari? Se specialist më di kur vendi nuk është.
Mua që shpirti vurg më shkon, trishtimi zien si zift mbi një tarracë në shtëpi të braktisur në Sahara, që nesër diellin s’do ta shoh
Dhe shoh sheshin, aty turmë e madhe gjithë këta njerëz, histeri a histori?
As që dua t’ia di. Një xhandar, një hap përpara, vjen agimi, jo diell më nuk ka,
Aty te çizmet e xhandarit kapuçët në kokë, Zeus lart qesh por kush s’e sheh.
Një personazh i Hugosë për një hop më vjen ndërmend, sa kjo ende ka puls e punon.
Trullosesh, përul kokën, mbështetësh ngadalë në teh, në sahat të qytetit
Se ç’troket ora 3.

 

Vranësirë


dionis_xhafaDionis Xhafa

Vranët, si era e ftohtë e veriut, si murlan në male të larta, në shtëpi periferike që mezi duken,

betejë osmane në kështjellë të lartë, për të rrëmbyer kulturë të Europës, re blu e zi mbi qiell pa formë,

trubullirë, njerëz si silueta që ecin rrugëve të panumërta të rruzullit të vet të vogël tokësor,

sot është viti 1666, data 6, qershor është, vranët si kurrë më herët bën.

 

Viti 33, ja përcaktimi i fatit dhe mëkatit, turra e druve dhe heretikët e varur në shesh,

numra ka më pas, ecje, ejacakje, hije, vende, trishtime, ikje, një mërzi sa shiu i madh  në një pasdite dhjetori,

kur zemra mbushet plot me ujë deti, me kripë deri në fyt, pëlumbarët që hedhin grepat, bërtasin duke lidhur litarët,

në tokë është shkretëtirë, kurse lart në qiell, diku lart, ka vranësirë, vranësirë.

 

Një tërmet në Meksikë


 

Dionis Xhafa

Në Meksikën e largët, mijëra kilometra larg që këtu,
bie një tërmet i fuqishëm, viktima ka, mortje po, gërmadha, vdekje, varre,
sikundër shpirta të tërë, kaq shumë larg që andej, prapë e ndjen atë aromë,
e ngjashme është, por tjetër vaj ka, është përhumbja e kujtesës, gishtërinjtë e gjatë deri në pakufi.

Një akull i shtrembër u shkëput prej tërmetit, si zemër e ftohtë në gotë të çajit,
u ngul thellë në ndjesitë njerëzore, mizorisht, vrasësisht, si hënë e bardhë në natë të errët,
një vdekje rinore ishte kjo, në një natë të bardhë, më të bardhat se ditët e agimit,
në ringjalljen e Krishtit shpresë për fiziken nuk ka, trupi humb, Golgota mbetet, si relike e një kohe që nuk është më.

Po fati yt cili është?


dionis_xhafa1Dionis Xhafa

Kaq afër është Greqia fizikisht, gjeografikisht me Shqipërinë, por kaq larg në shumë parametra të caktuar. Këtë ndjesi e kam marrë kur e kam shëtitur shtetin fqinj. Thuhej e thuhet se Greqia është zhyur në një krizë të thellë, e cila duket e pakapërcyeshme, mirëpo nga ajo çka ndjeva, pashë, shijova dhe nuhata në vendin helen me sytë dhe me shqisat e mia, Greqia ka qenë e zhytur në krizën e madhe, e cila e mbërtheu për shkak më tepër se politikanët grekë kanë gënjyer popullin prej kaq shumë kohësh, e ishte realiteti që pak ose aspak punohej e kishte paga e mirësi, plot të mira që vinin pa prekur punë me dorë. Ndërsa tashmë ishte disi më ndryshe dhe se edhe kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, dalë nga një forcë ekstreme e majtë si SYRIZA tha se vendi ka hyrë në binarë të një ripërtëritjeje ekonomike dhe shpreson që të shohë më në fund diellin, pas një errësire që ka kapluar vendin fqinj. Ajo gjë e cila duhet thënë gjithashtu është se Greqia realisht dallon nga Shqipëria, në disa aspekte që më ranë në sy përnjëherë së paku. Pastërtia është ndër to, që do të thotë se mbeturina rrugës nëse kishte atje, kishte pak e nuk ishte katrahurë nëpër ndërtime, ashtu sikundër ndodh në vendin tonë. ku në mes të kryeqytetit ka kulla, ka ndërtime, ka send e dreq jashtë çdo lloj normaliteti. Por se këta janë gjëra të përgjithshme. Ajo që dua të them është se në vitin 2017, të cilin jemi dukee jetuar, nëse një shekull më herët kishim atë të frikës siç shprehet Albert Camus, tashmë duket se jetojmë në shekullin e pasigurisë, madje të madhe, shumë të madhe. Këtë gjë munda ta provoj, pasi në autobusin në të cilin kam udhëtuar nga Tirana në Athinë, kishte shumë emigrantë dhe se me ta munda të flas. Secili kishte fatin e vet, të trishtë më së shumti se nuk ke çfarë të presësh një fat të mirë nga emigrantë, që më së shumti kanë provuar mbi shpinë fatin e keq dhe të trishtë të jenë larg atdheut dhe të nënshtrohen krejtësisht ndaj një vendi të huaj, duke pranuar punët më të rënda që mund të ekzistojnë. Në fillim u njoha me një burrë, që ishte nga Librazhdi. Ai kishte kaq shumë kohë që punonte. Sa duket ishte me origjinë nga zonat e Gollobordës dhe se e kishte si të lindur punën e ustait, gjë për të cilën njihej ajo zonë. Ky emigrant kishte dy djem të rritur, që ishin shpërndarë edhe këta njëri në Angli e tjetri në Itali, por ashtu vargullt, pa e pasur fort të qartë të ardhmen e vet. Kishte qysh nga vitet 1990 sa duket që punonte dhe se çdo i ishte bërë një rutinë e madhe. Një tjetër emigrant ishte më i ri, i ardhur nga Dibra në Tiranë, diku në zonën e Kodrës së Priftit dhe më tha se e bën këtë rrugë prej kohësh. Për të, Greqia kishte rënë ndjeshëm dhe se kishte qenë edhe në Gjermani, për të provuar një shans të ri. Emigranti në fjalë shpjegoi se kishte tre fëmijë të vegjël. Ai tha se Greqia është një shtet racist, ku ka kontrolle dhe se shqiptarët shihen si e keqe sesa si përparim dhe se kjo ishte arsyeja se përse shqiptarët nga ana tjetër, duke mos u ndjerë të mirëpërfaqësuar, bëjnë keq e kjo gjë sillet më tej rrotull. Një tjetër burrë kishte qenë kimist, por se ashtu siç ndodh këtu që heqin e vënë kishte lënë profesionin e punonte në Greqi. Unë këta katër karaktere njoha. Shqiptarët në tërësi, emigrantët në veçanti këto fate kanë. Pyetja ime si retorike për një shqiptar të thjeshtë është: Fati yt cili është?

 

 

Kufijtë janë pronë e mortjes


dionis_xhafa3

Dionis Xhafa

 

Mortja, ja kush i ka kufijvë, e shteteve, kombeve, rruzullit mbarë,
Izolim, trishtim i madh, ditë e zezë, më e zezë se natë e errët, vjen nga kufijtë, atdheu i madh me ushqim për varret për karshi fshatit, më të bukurit në botë,
Kufi! Qen, e zezë, varr dhe mortje. Një fotografi mu në mes të varrit, është lideri,
Më i madhi, përulen skllavët si me qenë në kohë të piramidave egjiptiane. Mumje atdheu që cifël s’kanë, as turp, as damar.

Atdheu më i madhi! Deri në qiell emër i tija, se më lart nuk ka në tokë,
Ngrihen supërat, kollarisje, kakarisje, krenaria është amshimi jonë, perëndia më ka lindur, fat olimpi në det sirenash. Të tillë janë sa janë në malin e shenjtëruar.
Një ditë Orfenjë do iu takojë të jenë. E atëherë do shkojnë në Had, me kitare këngë e trishtimit, në botë të nëndheshme, në kate të Dantes, mall i padëftuar,
Shpirtin do ta dinë se ç’është, plasja prej humnerës nga kanë rënë kaq thellë, sa nuk zgjohen dot. Atëherë do të bërtasin? Atdheu? Jo largqoftë. Një jetë të thjeshtë dua të jetoj.

 

I burgosuri i Beogradit


dionis_xhafa1

 

Dionis Xhafa

Është Luftë Ballkanike, vitet 1912 – 1913 dhe sheh një video,
transmetohet në kohë të sotme, duke çuar trurin si mundet të ketë qenë ajo kohë,
të burgosur shqiptarë nga Kosova, Kumanova që dërgohen për në Beograd,
pasi në rebelim e sipër janë kapur nga forcat serbe e rresht për një vihen.

Mbretërit sllavë vetëm qeshin, ha ha ha, qeshje ëngëndisjeje e pushtetit,
të bërë krajla me gjak të pafajshëm, pushtet i ndyrë që veç e duan,
kurse shqiptarët veshur ashtu në mënyrë të thjeshtë, rebelimi sa u ka kushtuar, ndoshta jetën. Një shqiptar, me sytë e vargullt, zinxhirët sheh e padrejtësinë, grusht të kishte në tëmth do ia plaste krajlit serb, e ky të vdiste, të vdiste, e së paku njëherë në jetë, para vdekjes, fort me qesh, me qesh.

Prusia u bë hi


dionis_xhafa.jpgDionis Xhafa

Pangopësia të bën famoz, në çast, moment, a kohë të caktuar

Kështu edhe Dari, që kishte fuqi nga një kontinent në tjetrin, edhe Aleksandri, gjithë këta mbretër,

Lavdi kërkuan në pak kohë, edhe në fund vetëm një murtajë e zezë mbetën në histori,

Një shtëllungë e pakohë, një trishtim që vdes, e shuhet ditën, natën, në errësirë të madhe, ashtu në mjegull.

 

Po Prusinë e njihni ju, gjeneralët, kapitenët, të marrët, krejt një shtet që Europën kishte zap,

Sot ku ndodhet, në ç’vend, në ç’cep, në ç’katandi? Kërrkund nuk është.

Do ta gjeni në libra të gjeografisë, në harta, në bojëra krejt pa lidhje, kohë si tru budallai e zhyti atë,

Se çdo send me ego të madhe, e vret koha, e djeg moti, e shkatërron smira krejt e sëmurë. E historia në fund mbetet, hiç gjë send, thjesht një hi.

 

 

 

 

Siria nuk është larg


 

dionis_xhafa5

Dionis Xhafa

Jo, Siria nuk është larg, vetëm gjeografikisht është tutje, tej,

por njerëz ka edhe atje, krime, fate, djerrsinë, trishtim, mallkim e zjarr të bëra bashkë,

në Europë rrinë njerëzia, shtatin hedhur, këmbën mbi këmbë për shtatë palë qejfe,

e në vende të largëta, Lindje e Mesme, tej në Azi, a në Afrikë, fate popujsh, në kazan zier, vrarë e prerë pabesisht.

 

Jo Siria nuk është larg. Dhe Gjeneva flet për të, papërtim rri e flet,

por e kotë është, krejt e kotë, kur burimin e përroit e kanë zënë breshkë e madhe e gjarpër uji, që nuk lëvizin që andej,

E ai vend i largët na mësoi, se në kohë paqeje, për një moment, plas damari i njeriut, kërcet Damasku, kris lufta, e ka topa, shpata, gjak e mall. M’u në mes të mjerimit të madh, padrejtësi si lot i zi, në Gjenevë ka një dorëheqje. Drejtësia, po më e larta, edhe ajo në tokë ka rënë, vdekur prej kuçedrës që ka zënë ujët e burimit.

Tek e shohim vendin tonë, nervat, trishtimet, largimin, politikën, plas, kërcet, njëri shuplakë, tjetri mortje, e dikush s’din se ç’bën,

një moment është ai, kur viganët nuk bien dakord, shpatë del e vendi në zi, të bën të thuash me trishtim: “Jo, Siria nuk është larg”.