Poezia e Musaenit


Dionis Xhafa

Në plazh të Shëngjinit, një djalë i ri ka dalë prej shtëpisë,

jetim dhe shahet keq pse fatkeq, në një realitet që përditë kështu është,

e jetimin fati nuk e do, siç është gatuar kjo botë,

e mes plumbash ngeli viktimë e “të mëdhenjve” që edhe shtetin e bëjnë zap.

Musaeni është gjallësia e një rinie, që zgjidhje në jetën e vet nuk gjen,

në 28 mijë km katror, aq tokë, sa ditëlindja e një vendi të bukur, me fat të llahtahshëm,

ai është emblema, pse shumica nuk arrijnë dot të jetojnë në vend,

ikin e ikin, sikur të ketë ndodhur kijameti, tërmeti e tragjedia.

Duhet Shekspir, ndoshta Dante e Eskil për të dëshmuar realitet tragjik,

të një vendthi që pjell drogonj, që rriten e bëhen bisha, të rrezikshme,

e Musaenit në fund i mbetën plumbat, pak qindarka, i rënë në rërën e plazhit,

si personazh i Kymysë, shpirt i dëlrië pa faj që dergjet, e në xhep shndërrin monedha, me pamjen e Mbretëreshës Teutë.