Borë dhe shpirt


 

Dionis Xhafa

 

Sa e zezë është kjo mbrëmje,

shuhet botë, bëhet hi,

ndizet qielli flakëruar,

hidhet valle në yjësi.

 

Është hënë e pikëlluar,

pikon gjak dalë-ngadalë,

drapëri sonte është helmuar,

shkumbëzon si një valë.

 

Kudo këmbët që më shkelin,

ndjej ngashërim dhe amëshim,

bie borë në trotuar,

edhe thellë në shpirtin tim.

 

Njëherë Zeus se ç’u bëra,

atje lart fort nuk qëndrova,

në ferr poshtë u rrotullova,

si Orfeu me kitarë.

 

Trup e shpirt krejt i djegur,

qielli u ça, dielli u nxi,

por unë kam këngën time,

edhe timen melodi.

 

Kudo bota do të ndriçojë,

shpezët lodrojnë nëpër pyje,

universi nis e qan,

e lëshon lot, yje, yje, yje, yje.

 

 

 

Shqipëria


Dionis Xhafa

 

Oh vendi im, tokë kockash të tretura me kripë malore, o dhe i shkelur dhe i mërdhiftë,

zezonjë e shekujve, ti u nxive dhe u tërhoqe zvarrë, ndër lodrina e hajni, ti rënkove fort,

ndër thonjtë e tu hedhin valle ujqërit, e të shqyejnë si mos më keq, të thyejnë brinjët ty,

bjeri qark e rreth e rrotull, nga jugu në Veri, nga Veriu në Jug, tragjedi është Shqipëria.

 

Njerëz të ligë, mashtrues të lindur, të pabesë dhe tradhtarë polle moj tokë pjellore e batakçinjve,

ty të duan vetëm ata që sillen si mizat që hanë m… të kalit, se vetëm kështu mbijetojnë në vendin tonë,

parazitë tokësorë, veset e tmerrshme, honet që meritojnë, hipokritët si këta, që besë e fe jo nuk kanë,

shqiptarët, sa të mirë do të ishin, por nuk janë, popull i ligësht, oh mjerim, vritem përditë, në vendin që e çapitën.

 

Zotin nuk e pyesin, vetëm e përqeshin dhe e tallin, këta që luajnë me emra njerëzish, dashurinë e nxijnë,

vetëm vrasin dhe i pafajshmi hyn në burg, ai që ka kryer vrasje shpëton, se drejtësinë e ka padrejtësia, kupton?

hey shkundu dhe tundu, fol se jemi popull tutkun, morra që mbijetojnë në flokët e qimet e pista, heu komb i mërdhihur

nxihen përditë fushat, malet, krojet e tua, luginat që veniten ndër ujëvara që lëshojnë ujët e pastër kristal.

 

Tundu tokë, shkundu dhe, hapu moj mortje dhe nxirre kombin e zi fluturak, ashtu siç është dhe do të shihje,

se kombi është trup i vdekur, se arkivol i tij u bë nga njerëz të zinj, se mortjen ia sollën dhe e përpëliten deri në vdekje të ligë,

vetëm hip në majë të Korabit, në Olimpin e shqiptarisë, ku burgu dhe liri jo nuk ka, as besë, as harmoni, vetëm nxirje,

Odisetë e tinzarët janë triumfatorët e lirisë të kollofitur, molla e ndaluar e ngrënë nga mëkatarët, oh, mortje, Shqipëria!

 

Flotus


 

 

Dionis Xhafa

 

Një ëngjëll i bukur dhe djallëzor në shpirt, një bukuri vrastare që aromë luleje ka së jashtmi,

por tradhtare e ndyrë, e heshtur e keqe, e mënjanjuar dhe mizore, nën tingujt e egër të kapitalizmit,

në nënqeshjen hipokrite të diellit që mbulohet me shoshë, e bukura ajo, shentane sikurse ajo,

në ndjenjën e humbur veten e vras, e vërteta shkatërrohet dhe pabesia triumfon, nga mashtrimi yt i ligë.

 

Si m’u solle sot si një tragjedi greke, një Andromake e këndshme, por mallkonjëse në fatin që A do B e B- A-në,

mua për së gjalli varri m’u rrotullua, më the që ç’rëndësi ka në është e drejtë, në botën e llomit të madh,

më hodhe, më nxive, më poqe për së gjalli, moraliteti yt që nuk ka moral, u dogja unë, u shkrive ti, buzëqeshe,

tingëllon lumturia jote si zë i një korbi që nuk ka harmoni, le të plasi bylbyli.

Himn për dashurinë


 

Dionis Xhafa

 

Dashuria po zhytet shtatë pashë miq, në katër anët e kësaj bote,

paraja e zezë dhe e gjelbër ka bërë që të fitojë materializmi i fëlliqur,

o botë gënjeshtare, o sundues të egër, o mashtrues të pacipë, ju maskarenj,

tradhtarë e legenë të kësaj bote, që e vratë dhe e masakruat dashurinë.

 

Kapitalizmi është i pamëshirshëm ta dini, ai vret çdo ditë pa e kuptuar si e qysh,

nuk ka shenja, ka migrenë, është fakti që ti sheh një njeri në rrugë menduar apo që flet me vete,

e shkatërroi njerinë, ia nxiu shpirtin dhe mëlçinë siç ndodh me burinë e një sobe, eh,

njihet vetëm bursa, vetëm lojëra të liga, kumari dhe krimi, flakët e kësaj bote të pështirë.

 

Tërë bota nën thundrat e letrës së gjelbër, shitet malli, shitet fëmija, shitet robi, shitet dashuria,

dhe ndodh përditë nga Afrika në Afrin, nga Iraklisi në Stamboll, nga Mumbai në Paris,

shitet zemra si me shit qepë, domate në pazarin për karshi, “hajde kocka, kocka kemi”, se zemër s’ka,

jetë e poshtër e ndyrësi, ka dalë dyqanxhiu nëpër rrugë dhe thërret: “Shiten zemra, shiten zemra, nga Mumbai në Paris”.

 

 

 

Territore, territore


Dionis Xhafa

 

Territore, territore,

Epir dhe Iliri.

 

Territore, territore,

Zetë dhe Arbëri.

 

Territore, territore,

Kosovë e Serbi.

 

Territore, territore,

Izrael e Palestinë.

 

Dy ushtri, në kasaphanë,

për dy njerëz ndër lavdi,

 

Kapedanë e gjeneralë,

duan plumba, nxijnë liri.

 

Luftëra, kallashnikovë,

nëpër kroje, nëpër hone,

 

gjak e zi duan “heronjtë”

E thërrasin nën armë:

“territore, territore”.

 

 

 

 

 

Pabesi


 

Dionis Xhafa

 

Si është kjo natë e errët kështu, si shtëllungë në errësirë,

unë vritem dhe ti kridhesh, në jetën e vështirë, me hipokrizi fjalën ma drodhe,

si tymi i cigares që unë e pi në lokalin përballë, tek luan Milani im,

e mendjen te ndeshja unë nuk e kam, por në atë që më bëre ti, në atë dredhi.

…vazhdon…