Afrika


Dionis Xhafa

Afrika është në mesin tonë, ulur këmbëkryq,

si pikë e zezë jo në hartë, por që pikon thellë në zemër,

afrikanët mos ndoshta janë paragjykuar shumë,

së tepërmi, po po, së tepërmi.

Angështimi e Tirana janë njësh, në sfond disi si gri,

frika jo pak ekziston, në mesin e tyre, mesin tonë, kudo,

rregëtin zemër e pastër dhe e re, që ikën si valë e re,

ikje nga sytë këmbët, nga atdheu i angështuar,

këputja e zemra e plogësht, lodhur, se ka po angështim.