Abdullahu


 

 

Dionis Xhafa

 

Aty, shumë pranë lagjes time, ndodhet ngjitur një tjetër lagje, e banuar kryesisht nga një komunitet mysliman,

e aty ka dhe një xhami, e se kam parë se djem të vegjël luajnë futboll në një vend që ka qenë fushë, por ngaqë kanë luajtur shumë, e kanë bërë thuajse baltë,

e një ditë kur po ecja, ashtu turbullt dhe menduar, në atë vend unë takoj, një djalë të vogël, që ecte edhe ai paksa menduar,

dhe e pyes se çfarë donte që kishte ikur paksa larg nga shtëpia e tij.

 

E më tha se emrin e kishte Abdullah, më këndoi edhe një sure, dinte Kuranin tepër mirë,

Nga Librazhdi ishte dhe se në atë vend kishte kohë që jetonte, dhe e pyeta unë atë: “Po që ke dalë kaq larg prej shtëpisë, frikë nuk ke?”, “Jo”, më tha. Dhe vërtetë frikë nuk kishte, ngjante njeri që ishte i sinqertë se nëse njeriun do ta kuptosh, shihi sytë dhe e merr vesh,

sinqeritet i fëmijës, mendova me vete dhe vazhdova më tej rrugën time qetë, edhe dëgjonte se ç’i thosha, por ajo që unë mendova në të ikur ishte kjo: “Është i vogël Abdullahu, ai nuk di se kjo botë është plot rreziqe, se fe e tij përdoret prej ca xhandarëve, jo asgjë nga jetë nuk di, e kur të rritet do të kuptojë, se ka kafshë edhe më kafshë se kafsha në këtë botë dhe ai quhet njeri”.

 

Rrëfimi i ushtar Fat’hi


Dionis Xhafa

 

Sonte në mesnatë do të na marrin nga qelitë, me forcë, ata xhandarët me kapuçë në kokë,

larg nga burgjet e ndyra do të jemi, larg mënxyrës që zien nëpër birucat, kaq shumë të nxirë,

do të na plasin jashtë, shyqyr për herë të parë do ta ndjej unë erën, edhe pse natë do të jetë,

së paku qytetit aromën do t’ja ndjej, qoftë kjo edhe hera e fundit që e ndjej aromën e vendit tim.

 

Na morën ata xhandarët, me rroba, me maska e me armë në duar, të huajt, në freskinë e mbrëmjes, në pak liri munda të them fjalët e fundit të miat,

tek ndjej vdekjen time krejt ngadalë, mund të them fjalët e fundit dhe ata janë kaq të thjeshta dhe tragjike në të njëjtën kohë:

“Vdekje më merr, unë theror, por poshtë gjakut tim, këtu në këtë dhe, në këtë vend, dua që për të dashurën time, për një glob të tërë,

Freski të ketë, liri pa kërcënim, larg nga armiqtë, nga ata që e vrasin dhe e presin lirinë, si kamxhik e shkretojnë, me gjakun që rrjedh pikë – pikë. Dhe sonte, unë për herë të fundit, ndjeva lirinë, duke shpresuar se pas vdekjes sime, poshtë gjakut tim, nesër në këtë vend një çift i ri do të lindë, do të krijojnë ardhmëri.

 

 

Tronditja e madhe politike


 

Dionis Xhafa

 

Në Maqedoni thuajse çdo gjë është shuar. Ranë keq dhe në mënyrë të trishtë nacionalizmat, statujat, ndërtesat e magjishme të Nikola Gruevskit në Shkup dhe se tashmë një forcë politike që deri dje ishte në opozitë ka marrë frenat e qeverisjes. Bëhet fjalë për LSDM, por se BDI ka mbetur në skenën politike, tashmë e përgjysmuar, është rritur ndjeshëm dhe se mundet që të jetë një forcë kërcënuese në kuptimin e mirë të fjalës për të nesërmen edhe BESA, kurse shqiptarët janë më të fituar se asnjëherë më parë. Historia u rrotullua dhe se kjo gjë ka ndodhur shumë shpejt. Gjërat sikur janë duke shkuar në vendin që meritojnë. LSDM po hap edhe vendin ndaj nacionalizmave, teksa mund të pranojë edhe një emër për Maqedoninë, e se dëshiron anëtarësimin e vendit në BE dhe në NATO. Por LSDM ka marrë shumë hov, tashmë ka shumë pushtet, së bashku me partitë shqiptare në koalicion. Nuk duhet dhe s’ka përse të ndodhë që tashmë këta meqë e morën pushtetin, të bëjnë atë gjë që ka bërë VMRO dhe maqedonasit nacionalistë mbi ta. Kjo, kjo gjë nuk ka përse të ndodhë dhe se edhe te shqiptarët ka disi nacionalizëm. Njerëzit u shitën gjithashtu, teksa e kthyen votën e tyre në mënyrë të pabesueshme, nga me VMRO, u bënë më LSDM. Njerëz që shiten, shohin pra kush e ka pushtetin. LSDM ka pushtet thuajse absolut dhe se edhe kjo qeverisje duhet parë me kritikat e veta. Maqedonia është një shtet i dobët.  Ajo që dihet është se ka tronditje politike. Në VMRO kërkojnë “kokën” e Gruevskit, teksa kanë thënë se duhet që partia të njohë reformimin, duke mos qenë Gruevski në krye. Sidoqoftë, ka qenë Gruevski, shpatullat e tij që bënë që një parti nacionaliste si VMRO të fitojë pushtetin për shumë vjet rresht. Tashmë VMRO ka rënë, gjykime për të mund të ketë, me zyrtarë të lartë që ishin dikur. Tronditje ka edhe në Kosovë, tronditje ka edhe në Shqipëri. Është koha e tronditjes së Ballkanit. Edhe Serbia ka tronditje, por duket se është mësuar me to dhe fort përshtypje nuk i bëjnë. Procese gjyqësore ka. Trazira gjithashtu ka, e ata vazhdojnë pareshtur, me shpresën se një ditë në vend të zezonjës do të ketë ylber, drita dhe yje.

 

Një histori reale me çeçenë


 

 

Një djalë që ka qenë pjesë e shkollës publike që dikur ishte burgosur për komplot për të vrarë Vladimir Putinin është në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë në një tentativë të dukshme për vrasje.

Adam Osmayev, një ish-nxënës kolegji icili ishte komandant në një batalion pro-Kievit në luftën në Ukrainën Lindore, është dërguar në spital, pasi u qëllua dy herë nga një person në Kiev, të dielën mbrëma. Policia e Kievit ka deklaruar në një deklaratë për mediat se Osmayev mbijetoi pasi gruaja e tij hapi zjarr ndaj sulmuesit, duke e qëlluar katër herë në gjoks.  Amina Okueva e cila nuk u dëmtua rëndë në sulm tha në një deklaratë në FB të premten se burri i saj ishte në një gjendje serioze, por se stabile. Ajo u shpreh se kishte qenë e informuar se agresori kishte një plumb në pjesën e shpinës. “Ai ka në shpirtin e tij vrasjen e shumë çeçenëve në atë që ka mbetur në ndërgjegjen e tij, duke përfshirë edhe Europën. Më vjen mirë që ai ka marrë atë që meriton nga dora ime”, shkruante ajo. Megjithëse zonja Okueva nuk e ka thënë në mënyrë të qartë dhe të saktë, ajo ngjan se ishte duke iu referuar vrasjes së një numri kritikësh të Ramzan Kadyrov, president i Çeçenisë gjatë dekadave të fundit, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Policia e Kievit ka thënë se sulmi ka ndodhur kur çifti ka rënë dakord të takojë një njeri, i cili ishte paraqitur sikur ishte gazetar në gazetën “Le Mondo” të Francës. Agresori mbante një pasaportë ukrainasve me emrin  Oleksandr Dakar, por policia ka thënë se ende nuk është vërejtur nëse ky emër është apo jo i vërtetë. Osmayev 36 vjeç është vendas i Çeçenisë, çeçen, republikës veriore të Kaukazit të Rusisë, që ka parë dy luftëra brutale në vitet 1990 dhe 2000. Ai është shkolluar në një universitet vendas dhe një tjetër në Europë, e se babai i tij Aslanbek ka qenë zyrtar i lartë i ngarkuar me rezervat e naftës të Republikës. Familja u largua nga Çeçenia pasi u rrëzua me z. Kadyrov, i cili erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij në vitin 2004, mbi kontratat fitimprurëse të naftës. Z. Osmayev u zhvendos në Ukrainë, ku në shkurt të vitit 2012 ai u arrestua dhe u akuzua në lidhje me një komplot për të vrarë Vladimir Putinin me një sulm ndaj autokolonës së tij. Megjithëse ekstradimi i tij në Rusi u ndërpre nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ai kaloi gati tre vjet pas hekurave në Odessa për posedim ilegal të eksplozivëve dhe falsifikimeve.

Pas lirimit nga burgu në vitin 2014, ai u bashkua me një batalion të vullnetarëve çeçenë që luftonin kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në një luftë të ashpër dhe të përgjakshme në Ukrainën Lindore.  Batalioni, i themeluar nga një komandant i njohur i fushës së Çeçenisë, Isa Munayev, përfshiu disa dhjetëra çeçenë që kishin luftuar kundër trupave ruse në luftërat e viteve 1990 dhe 2000. Ata panë shërbimet që bëheshin në disa beteja të mëdha në vitin 2014 dhe 2015. Kur Munayev u vra në shkurt të vitit 2015, z. Osmayev arriti atje si komandant i batalionit. Çeçenët kanë luftuar në të dy anët e luftës në Ukrainën lindore, me trupa besnikë ndaj z. Kadyrov duke u paraqitur në anën pro-ruse.

 

 

Njerëzit e mëdhenj


Dionis Xhafa

 

Njerëzit e mëdhenj çohen që pa gdhirë, ecin nëpër rrugë, autostrada dhe nëpër hekurudhat e botës mbarë,

duke punuar në fusha, ara dhe në zyra me drejtësi, hakun secilit dhe për secilin hakun duke dhënë,

janë ata që bukë kur nuk kanë, me shokun dhe shoqen e ndajnë, luten për të tjerët, kur shi, borë, breshër mbi kokë të tyre bie,

kështu veprojnë, ata, njerëzit e mëdhenj.

 

Njerëzit e mëdhenj e bekojnë me puthje kotheren e bukës, se e dinë ç’do të thotë ajo për njerëzit që nuk kanë,

dërgojnë puthje e lutje për njerëzinë, për dashurinë që deri në qiell e ngrenë, se duan ata, aq shumë duan njerëzinë,

presin trenat teksa vijnë, gjysmë ore presin në stacion, edhe autobusin e presin, edhe udhëtime të largëta bëjnë,

deri në hënë ata shkojnë, vetësakrifikohen e nuk duan vetë që të jenë, të ngrenë lule ku varre e mortje ka.

 

Njerëzit e mëdhenj dashurohen 20 vjeç, kalvare kalojnë, vuajtje plot dhe vdesin pa mbushur dyzetë,

e në frymën e fundit, njeri me zor nuk duan, as ledhatime, as kortezi kur vendi jo nuk është, asgjë nga këta nuk e duan, madje ata,

lënë edhe një testament, ku shkruajnë: “varr jo nuk dua, as hi, as zjarr, asgjë jo unë nuk e dua”,

se në vdekje ata shohin drejtësi. Vdekja është e drejtë. Njësoj është si për mbretin si për më të vobektin. Kështu thotë një poet pers, e kështu citon Hikmet dhe kështu veprojnë njerëzit e mëdhenj.

 

Heronjtë


 

Dionis Xhafa

 

Kush lirinë fort kërkoi, derisa shkrumb e hi u bë,

u godit prej kamxhikut, forcës, mposhtjes prej mënxyrës,

që më së shumti rrezikoi,  për njerëzinë, çështje ndjesore,  krejt theror veç u bë.

 

Flamurtarët e vërtetë, që si marsejezë kënduan: “Liri, barazi, vëllazëri”,

as buçasin, as pëlcasin, nuk duan as përmendore, as statuja, as lartësi, as ceremoniale me fishekzjarre pa brendi, jo as hi s’duan ata.

 

Njeriu me migrenë


dionis_xhafa

Dionis Xhafa

 

Si shndërrohet njeriu, në modernitetin që jetojmë, në një kandër dhe me migrenë është,

i stërmunduar prej problemesh të shumta, kthehet në vdekje për së gjalli, njeriu, dhe shqiptari gjithashtu,

migrena është sëmundje e modernitetit, kur njeriu jeton sikur është në ajër dhe në ëndërra

e realiteti është shmangur, ajri, cicërimet e zogjve, këto bukuri, që nuk shijohen për shkak se më së pari në jetë vjen interesi i zyrave të fëlliqura.

 

Njeriu me migrenë, ja koha që jetojmë dhe të gjithë në depresonin e vet,

në urbanin e Tiranës së Re një grua fliste me vete dhe bërtiste: “O zot si do jetoj unë, sa halle kam, ku shtëpia, ku katandia”,

sa cmenduri, dhembje e madhe e një kombi plot vuajtje, që vetëm të bren e të vret përditë, si ulcerë të grin,

a kombi im, a kombe të botës, që dëfreheni në tragjedi të mëdha, botë e zezë pse duhet të ekzistojë, o kombe mizore të botës të zezë.

 

Atdheu rrjedh gjak përditë


Dionis Xhafa

 

Atdheu rrjedh gjak përditë, si një dele e gjakosur në dyert e një kasaphane,

lumë rrjedh ngjyrë e kuqe, dallgë është dhimbja, ikja, harresa, largimi drejt së panjohurës,

e nesërmja larg dhe afër, as kërrkush atë jo nuk e di sesi mundet që të jetë,

por shkohet drejt saj, se e tillë është jeta, në detyrim për të vepruar aq sa kemi këmbët tona, në jorganin e çarçafët që kurrë nuk teprojnë.

 

Gjaku është si një rrëke, fëmijë paditur që bien në tokë, thyejnë kafkën bash e në kurriz,

lumë si pemët, gjethet, degët, natyra e gjitha që asgjë nuk di, por vetëm ajër mundet dhe e thith,

boshatisje ka e do të ketë, njerëz që ikin në kërkim të një fati pa atdhe, pa fe, pa asgjësend,

mallra shuhen, lot dhe zemër plas, e atdheu ynë, vazhdon e rrjedh gjak përditë.

 

Zë në errësirë


dionis_xhafa1.jpg

 

 

Dionis Xhafa

 

Në një dhomë të errët jam, ku ka vetëm pakëz dritë, aq sa mund të jetë dritë e shpresës së madhe, për agim të ri,

e recitoj poezinë time, që vetë e dëgjoj, e që është kënga ime, njëkohësisht varri im,

së paku është një zë në errësirë, që buçet dhe ulëret, një furtunë që ngrihet në ajër,

si fluturimi i shqiponjave, nëpër detet e njerëzimit, që janë mbushur plot me ujë dhe me gjak e halle shumë, një spirancë e zezë bie në njerëzimin, më të madhin e amëshuar.

 

Është vetmia forcë e madhe, sa një det buçet dhe ulëret, se njeriu dhe harresa emërues kanë dallgë të trishtë,

poezinë nis e këndoj, sa dëgjohet gjithandej, sikur fyell i bariut, sikur kënga e baritorëve, ngrihen lart përmbi qiell, loti, malli, heshtja, dhimbja,

por shpresa ngrihet ndër të këqijat, se nëse edhe shpresa do të vdesë, jo më jetë të gjallë nuk ka,

shpresë! Mbahet gjallë kjo e fundit prej një poezie të lartësuar, prej një zëri në errësirë.

 

 

Atdheu është një djalë që plaket


dionis_xhafa.jpg

Dionis Xhafa

Atdheu është një djalë që plaket, rreshket fort dhe me bastun në dorë kërkon të jetë prapë i ri dhe i fortë, por jo nuk është,

gjithashtu është atdheu edhe një copë udhë me fletë të rëna dhe të verdha në një fidanishte që ngjan si parajsë, e zhdukur tanimë,

errësirë vjen në atë udhë dhe rreziqet shtohen, ujë ujëvare mbi kurriz bie pa fund në atdheun krejt të marrë,

gjarpërinjtë ecin nën këmbët e atdheut dhe të pastër jo nuk e lënë, vendin tonë kaq të vogël dhe aq të mjerë në të njëjtën kohë.

 

Begatia! Sa fjalë e bukur, por sa e rrallë, në atdheun e mbushur plot me bukuri, por të ngrënë dhe të bërë copë,

në udhë të pafundme bien gjethet dhe atdheu plaket, këmbën sëmurë si plak, stërmunduar e kanë bijtë e vet,

me sytë drejt perëndimit të flakëruar dhe të kuqerremtë sheh plaku në vazhdim, se vetëm e kanë lënë, djemtë që vetëm pasurinë ia kanë lakmuar,

shtohet vuajtja, rëndon kocka, edhe zemra pulson më pak, e atdheu është një djalë që plaket.