Fitoi “diktatura”


 

Diktaturat përgjithësisht ushqehen me mite, me heronj, me figura të lartësuara dhe me zmadhim të realitetit dhe identitetit kombëtar. Thuajse në po të njëjtën lartësi përmbajtësore të elementëve të tillë “diktatorialë” janë edhe objektet e ngritura së fundmi në Shkup, me figura kombëtare të zmadhuara, me kisha po ashtu tejet të glorifikuara dhe me një këmbëngulje në një identitet kombëtar më tepër nga sa ekziston. Për të shtuar më tej faktin se Gruevski u cilësua nga media me rëndësi ndërkombëtare si një “diktator i vogël”. Edhe pse të gjithë këta elementë të thonë se në Maqedoni kemi të bëjmë gati me një diktaturë, vetë popullata sërish e voton këtë lloj qeverisje. Në një kohë që kemi një popullatë të ushqyer me mite, me ndjenja nacionaliste e etnike, të ushqyer me urrejtje ndaj etnisë tjetër, edhe politika e përdor mjaft mirë këtë element për ti bërë pjesë e ideologjisë së vet njerëzit.

E diela e 27 prillit kaloi, por rrënimi i një politike që ka ngulur rrënjë të thella në ideologjinë e vet edhe në popullin “patriot”, nuk ra e vështirë të bjerë. Në një shoqëri ku flitet për mbijetesë e ku presioni me vend pune është akoma prezent, liria është më e çmuara fjalë. Që nuk ka liri dhe që është më e larta vlerë e demokracisë, mjaft të përmendësh faktin se partia shqiptare në pushtet, BDI doli me ultimatume ndaj njerëzve për bojkot zgjedhjesh, gjë që vetëm demokratike s’mund të jetë. Edhe sikur kjo mini-diktaturë të zgjasë, është vetëm kënaqësi e pushtetarëve, pasi do vij një ditë që do të mbahet mend si e tillë, e do të kujtohet për së keqi. Ballkani është aq i mbushur me mite dhe njerëzit aq “dehen” nga ta, saqë mashtrimi me vepra që marrin taksa pa fund qytetarësh “për identitet kombëtar” ecën mjaft mirë. Mini-diktaturë është se kryeministri kur të tjetër e akuzojnë për korrupsion i akuzon se duan ta përmbysin, mini-diktaturë është, se të gjitha insttucionet janë të kapura politikisht, diktaturë është, se “Shkupi 2014”, kryqet nëpër malet e kryeqytetit, statuja e Car Dushanit, që paguhen me taksa qytetarësh, janë marrëzia e një politike që deh masat me patriotizma të paqenë. Mund t Mund të thuhet me pak fjalë, se në Maqedoni triumfoi ‘diktatura’.

http://www.revistadrini.com/2014/05/fitoi-%E2%80%9Cdiktatura%E2%80%9D/

http://www.tetovasot.com/fitoi-diktatura/

 

Image