Drin o Drin


Dionis Xhafa

Drin o Drin o lumi im, cmenduri e mrekulli,

ja kjo rruge e ky vend, legjenda ka dhe pabesi,

luhen tmerre e shkruhet histori,

ndjen fort mall e ke perdite nostalgji.

 

Drin o Drin o lumi im, larg e afer prej teje jam,

shkon matane, kalon ketej ne kufi,

ngrihesh lart mbi ure, me sterkala, flakadane,

Drin o Drin, ne bijte e Tu, ne fate hidhemi, kudo ne Shqiperi, behemi prush, sketerre e hi.

Lokali i preferuar


IMG_20190725_201115_067.jpg

Dionis Xhafaj

Do te dehem une nje nate, e do shkoj prape te lokali i preferuar,

do te punoj larg atdheut, ne vend te huaj mund te shkoj,

dhe traditen time mund ta humb disi e te behem “I huaj”,

por prape kete lokal do ta kerkoj.

 

Dhe nese vij prape aty e lokal s’ka por vetem shesh te nxire,

vincat e rende e kane bere pershesh vendin,

do te dua prape ate vend, do te dua lirine,

se aty kam mendjen, e kam muziken, pijen e preferuar, oh aty kam shpirtin.

Emigranti


dionis xhafa2Dionis Xhafaj

Emigranti nuk e di ne pas rruges do jete gjalle a vdekur,

udhen kalon mes brigjesh e mes per Mes Mesdheut,

dhe kjo bote e madhe te mirat vec do, te keqen nuk e kujton, rri heshtur,

sa te ikur, me t’u dhimbte femija, Nena, babai, plaku, njerezia, vete atdheu.

 

O emigrim, plage e shekullit te ri,

Libia eshte larg, por plage e qelbur e ka me zemer te Europes,

e kjo njerezi do meshire, do Pak me pas,

mos me e lene me vdek, ne ujera te hidheta te botes.

Shtrire perdhe trup drobitur


IMG_20190718_234549_933

Dionis Xhafa

E pashe ne agim e pashe, trupin e shtrire ashtu pertoke, perdhe,

dhe drobitur tek shtrihej, dhimbsur,

per t’u dhimbt’ shpirt njerezor pse ka le,

dhe eci me ate memorie, me zemren lot mbushur.

 

Se ata zhele, se ajo skizofreni, tek lutej njeriu si mysliman para Kishes,

kete shpirt ma ndau cope e cike,

dhe trup njerezor u ndje me prane meshires,

e mendon, ne kete bote, sa Pak ka njerezi.

Ujet qe me rrite


IMG_20190718_234549_933

 

Uje Drini qe me rrite, nder kodrina e cova jeten,

si keta shkrepa, si kjo jete e kjo rreze,

dhe e dua pafund une boten, jeten,

nuk dua zhurma, vetem heshtjen.

 

Ujet veshtire qe te tradhtoje, se eshte vale porsi jeta,

e perplasesh neper gure, e tutje neper shkemb,

dridhet jeta, tronditet moti, edhe fleta,

e sigurisht do enderroj, neper kroje, neper lume e neper hene.

 

Ura permbi Drin


Dionis Xhafa

Ura permbi Drin shenjon Dibren tone, me histori sa malet e Skenderbeut,

ajo eshte histori nder shekuj e vendit tone,

e nder udhe vjen e tronditet vendi,

e te zeza Ka edhe nga ata por nuk i dua, dua tradite, histori.

Valet e lumit ecin drejt, valet si rreshire,

kaluan ketej turq, serbe, ne ishim ketu qe ne lashtesi, qe ne Iliri.

 

 

 

Pas zjarrit, do marrësh hirin


IMG_20190718_234549_933

Dionis Xhafa

 Pas zjarrit që ndez shpirtin dhe e çon peshë në ajër,

ruhu e mos fluturo, se e sigurt është se pas vjen hiri,

se askush në këtë botë, patjetër që nuk mundet,

të shpëtojë nga ky mallkim, nga kjo marri në njerëzi.

 

Se zjarrin e ndoza në qiellin që flakërohej në njëmijë ngjyra,

e pa dashje sot m’u kujtove ti, hija jote ashtu nëpër terr,

dhe në imagjinatë shfletova, tej përtej depërtova dhe hyra,

por ma nxinë, e bardhësinë zezë ma bënë, e pyet edhe veten në do: si mund të hyj në këtë qiell?

 

 

Bien yjet lart nga qielli


Dionis Xhafa

Bien yjet nga qielli, me derrmuar nga gjithcka,

thyhen copash ne njemije cope,

kush ata i derrmon mallkuar qofte,

qe xixat, yjet s’i le te ndizen porsi zjarr.

 

Bien yjet lart nga qielli, ate e pushtojne ligesite,

dhe kjo bote e marre qofte, ne e mbytshin te keqijte,

e nje univers eshte tmerr, kob e hell,

nese nen kembe te te ligeve fill bie.

Dostojevski ose njeriu i vuajtjes se gjalle


IMG_20190718_234549_933.jpg

Dionis Xhafa

Nje njeri sa njemije probleme bashke,

qe defton tmerrin e kalljen per se gjalli te natyres njerezore,

qe ve para interesave, deshirat, gezimet, lot e mall,

ato emocione qe mungojne, qe larg i kemi, qe fort shoqeria harruar i ka.

 

Se Dostojevski eshte vuajtje e gjalle,

nje njeri qe jeten e ka si nje drame e madhe librash,

dhe nese largohesh prej tij, do gjesh prape mall,

neper fushat e gjera, neper guva, cepash, nentokes, erresirash.