Nuk mund te ecesh me shpejtesi, mes baltes dhe zhurmes se madhe te rruges,
ku makinat iu bien borive pa fund, sekush ne shpresen e vet per te ecur me shpejt,
teksa papritur te shfaqet motocikleta, bicikleta, kalimtari,
dhe devijon si i marre ne rrugen ku po erresohet, por ca drita te dobeta ende funksionojne
dhe shiu lag rrugen sikur te ishte rreke a ujevare.
Humbur mes te gjitheve dhe askujt, qyteti i fjetur zgjohet sonambel,
ndokush me shpresa e dikush me pesimizem artistik,
se ne vendin me endrren e shpuar, e bere cope e cike,
nuk mund te ecesh me shpejtesi. (Dionis Xhafa, shkruar nga celulari).