Zemra e kombeve


 

Dionis Xhafa

 

Zemra e kombeve është e mbushur me lot dhe gjak, djersë me kripë dhe angullimë,

në padrejtësinë e madhe që Zoti na e la mëshirë përditë, në rrejshmërinë që lëkundet,

e popujt vriten, digjen dhe priten përherë pa pasur asnjë mëshirë, as përhimë për këtë jetë,

të bën që të nxihesh, të japësh shpirt, të ndritësh, ndër kujë që në biruca të poshtra humbet.

 

Eh zemër kombesh, e copëtuar dhe e tradhtuar, thikë që ngulet në bark dhe nxjerr gjak pa fund,

ndër glob ndrydhen ndjenja, ëndrra që nuk kapen, hajdutë dhe batakçinjë, njerëzi si qenëri,

të bën të varesh në vend dhe të llumosesh, e më pas me një gur varur në qafë të hidhesh në lumë,

e të thërresësh qiellin, të ngërthesh se njerëzimi është qen dhe në vetë të thuash: “Eh jetë, marrëzi“.

 

 

 

Gërvishtja e qiellit


 

Dionis Xhafa

Qiellin e lartmadhëruar e kanë gërvishtur, e kanë copëtuar në një mijë copë,

Antigonën e vranë dhe Krausi qesh në mënyrë djallëzore, vetëvrasje ka pastaj,

pas ngjyrave blu të qiellit fshihet llum i madh i jetës njerëzore, që fsheh djallëzi,

o gërvishtës të qiellit, dhunues të lirisë dhe të vërtetës, Kruausin vare në litar.

 

Burg për pafajësinë


 

Dionis Xhafa

 

Nuk ka ndodhur në përralla dhe as në ndonjë film triller, por në fqinjin tonë, Maqedoni. 11 shqiptarë, banues të fshatit Sopot janë dënuar me mbi 150 vjet burg nën akuzën e terrorizmit, për shkak të një shpërthimi të një mine në fshatin e tyre, ku humbën jetën dy ushtarë polakë dhe një shoqërues, të gjithë të huaj. Ngjarja ka ndodhur në kufi me Serbinë. Gjykata e ka dhënë vendimin dhe shqiptarët, si shtetas të Maqedonisë kanë vuajtur vite të tëra në burg. E gjitha në bazë të një dëshmie të një personi, e cila ka rezultuar se është marrë në kushte të torturës dhe më pas nga Prokuroria Speciale është vlerësuar se nuk ka qenë gjë tjetër, përpos se një dëshmi e rreme. Pas 15 viteve të kaluara në qeli, pasi iu është vënë në ballë padrejtësisht fjala “terroristë”, ata janë liruar që të gjithë, pasi nuk ka prova për fajësinë e tyre. Kur janë liruar, njëri rezulton se ka ndërruar jetë gjatë kësaj kohe, kurse plagët e të tjerëve janë të paimagjinueshme. Një nga të burgosurit padrejtësisht, të liruar tashmë ka thënë për mediat se gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë nëna, ndërsa jeta e tyre ishte kthyer në një ferr të vërtetë.

Pasojat e parikuperueshme

Njeriu nuk është çelik dhe as gur, por prej gjaku dhe mishi. Nëse atij i vendosim një emërtim me konotacion negativ, do t’i dhembë. Në kohët e sotme, moderne, privimi i lirisë është vetëm A-ja, por ajo që dhemb më shumë është shpirti, për shkak të rëndesës së fajit. Makbethi te Shekspiri me siguri nuk do të ndihej i tmerruar nëse në shpirtin e tij nuk gëlonte vuajtja nga krimi i ndodhur. Kështu ndodh me çdo person në shoqëri. Kështu ndodhi edhe me shqiptarët e arrestuar në këtë rast, duke u gjykuar në mënyrë të padrejtë. Pasojat ndër ta janë thuajse të parikuperueshme. Dëmi moral është i madh. Njeriu është zvetënuar dhe zhbërë thuajse totalisht nga lëkura e njerëzores. Nuk është një, as dy, por 15 vite të kaluara në izolim dhe me zemrën e mbushur me faj dhe rëndesë, pa qenë fajtor.

Lëkurë e shqiptarit

Stigma shoqërore në Maqedoni e konsideron shqiptarin akoma si një “qenie inferiore”, e cila shihet si “qenie që nuk meriton të drejta”. Duke qenë se shumica e shqiptarëve janë të besimit mysliman, ata shihen si të afruar për nga veprat terroriste dhe ndaj u janë lëshuar akuza të tilla. Por i tillë perceptim nuk është gjë tjetër përpos se një paragjykim. Pa mohuar faktin se ka shqiptarë të përfshirë edhe në akte të rënda, por s’mund të jetë një shoqëri e tërë nën kriminalitet, ashtu siç konsiderohen padrejtësisht. E vërteta, siç edhe ka dalë në dritë është se edhe maqedonasit mund të jenë terroriste dhe aktet e terrorit ata i kanë shfaqur hapur në parlament, janë imponuar karshi etnisë tjetër që jeton bashkë me ta, duke mos kaluar ligjin e gjuhëve dhe duke i mbajtur nën kërcënim dhe shantazh të vazhdueshëm. Sepse në shtetin që quhet Maqedoni, lëkura e shqiptarit quhet se vlen më pak se ajo e maqedonasit.

Dehumaniteti

Shoqëria njerëzore, kudo jeton, në çdo shtet është përballur dhe përballet me dehumanitet. Në Maqedoni ka të tilla veprime nga shteti. Duke biseduar me një person në Shkup, më thoshte se kushtet në burgjet e shtetit maqedonas janë ndër më skandalozet që mund të shohësh. Torturat dhe veprat e rënda të kryera nga përfaqësues shtetërorë ishin të rënda dhe për këtë dëshmojnë ata persona, të fajshëm apo të pafajshëm që ditët e tyre më të mira të jetës i gdhijnë ndër qelitë e Idrizovës apo ndonjë burgu tjetër në shtetin tonë fqinj. E të dënohesh pa pasur faj, më 2018, kjo ndodh në Maqedoni, në Ballkanin e dashur, ku të gjithë shohin të gjithë si armiq.

 

 

 

 

  

Nën presion


Dionis Xhafa

 

Mbi diej është një re e zezë, që nuk lejon ndriçimin, por e ha të ardhmen,

përditë nga pak, na ha mëlçinë, si një skifter që e kafshon shpirtin e Prometeut,

e vjetra po sundon me robëri dhe tradhti, e vjetra po na ha të gjallë, po na shtyp,

ajo kërkon të ketë pushtetin absolut, mbi rininë, mbi të ardhmen pa ardhmëri.

 

E rinia hesht, e vdes në heshtje, lutet por kush nuk e dëgjon, mbyllur në vete,

dhe e hanë bukën nën papunësi dhe mjerim, duke mos pasur aspak gëzim,

eh moj zemër e plasur, po çilu një ditë dhe shpërthe sikundër di ti, e mos lejo të vjetrën,

dil e shkatërroje këtë zezonjë dhe këtë re të zezë e ndriço në një mijë ngjyra bukuroshe.

 

Eh vuajtja ime, ardhmëria ime e pamundur, një lot dhe një djersë e kotë, një heshtje që flet,

një mall ia padëftuar, trishtimi që nuk matet, zemra që ligështohet, dashuria që nuk thuhet,

pse hesht, frikë ke, dëmtohesh, u nxiva dhe jam zverdhur sëmurë se fuqi nuk kam, por një ditë,

dritohu, dil, plas e mrekulloje këtë botë, ardhmen çile, fol e ik, në parajsën ku portën na e kanë zënë. Plas moj zemër e robëruar.

 

Euria dhe Noti


 

Dionis Xhafa

 

Fryn fort Euria,

ku kërkëllijnë shqipet,

ku degdiset liria,

ku frikshëm ngjallet hija.

 

Vjosës përplaset Noti,

në vela të emigrimit,

hakmarrës shkrep moti,

në valë të sakatimit.

 

Noti turret mbi Eurinë,

e Euria përmbi Not,

e urrejtje mbi mirësinë,

një vend, një atdhe ndot.

 

Shqipe e trembur përmbi qiell,

veç lëkundet si një varkë,

e nga errësira të lindë diell,

domosdo duhet Dedal.

 

 

 

 

 

Akuarium


 

Dionis Xhafa

 

Në vitrinën e një dyqani me shumë ngjyra, ishte vënë një akuarium

dhe pranë tij, afër shumë, një fëmijë lozte e shihte peshqit e vegjël,

me ngazëllim të tepruar dhe me sytë të mbushur me gëzim të papërshkruar,

e ndihej në qiell vogëlushi, teksa vëzhgonte atë mrekulli, atë parajsë për të, harmoni në shpirt.

 

Në festë të vogëlushit luhej drama, e peshqve që lundrojnë në ujë, por përplasen ndër xhama të mbyllur,

e ecin majtas – djathtas, zënë në kllapi, në lirinë e vet të cunguar, në të “bukurin” ‘lumë’ ,

e fëmija qesh e mrekullohet, si përplaset peshku ndër xhama blu, si driton ushqimi i bardhë për gjallesat,

e qesh pa fund, qeshu fëmijë, sa ke liri e shputa e madhe s’të është bërë, sa mrekulli percepton mungesë lirie, robërim të gjallë, bukuri e rrejshme me peshë të rëndë, që mban emrin: “Akuarium”.

 

 

Andromaka


Dionis Xhafa

 

Andromakën nëse e shihni në varre vriteni,

në Sharrë, atje ku ngrihet hija e saj e zezë,

merrjani shpirtin dhe me litar lidheni,

Judën e poshtër, që Jezusët dogjën në jetë.

 

Po të shoh në sy moj idhnake, i ënjtur dhe me gjak,

tradhtinë tënde vlove në eshtra varresh, në hunj, në deje,

sot u terra në varrime, u ndoza krejt dhe mora flakë,

prej tinëzisë, mashtrimit, llumit, prej teje.

 

E njerëz, Andromakën nëse shihni, si grua Jude,

vriteni me thonj, me inat e vrer, derisa të çliroheni,

se ajo është një krimb, veshur me kostum fluture,

hidheni në varr, lopatat nxirrni, në ferr flakeni.