Shkatërrimi i së vjetrës


Dionis Xhafa

 Ishte një vend i rrënuar, ashtu këputur, ndoshta që në kohën e Ahmet Zogut,

e sido të ishte, kishte të gdhendur emra e mbante histori në kurriz,

e ju e shkatërruat, e bëtë hi dhe e nxitë, atë vend, atë skorje, atë ngrehinën tuaj,

e bëtë, e marrosët, e varrosët, e realizuat, shkatërrimin e së vjetrës.

E tani keni ngritur xhamat, edhe keni bërë pallate me kristale, duken bukur, që vetëm bukuri të jashtme dallon,

atij që vetëm tej hundës vëren, e jo atij që do shpirt e ngjarje, që do zhvillim e vrull,

e rrënuat kujtime, histori, mallëngjim e mall, frikë e dashuri, marrëzi e dritë,

kështu, në një natë të errët, pis, si vrasje në mënxyrë, u shkatërrua e vjetra.

Ese e crregullt


dionis xhafa1

Jetojmë në një kohë të vështirë shpesh herë, me aq rreziqe dhe problematika të tjera, që na rrethojnë përditë. Prandaj, edhe të jetosh ndershmërisht është një sfidë, për të mos thënë kryesfida e kohëve moderne. Duke qenë se në këto kohë, pangopshmëria nuk njeh limit, njerëzit janë të prirur drejt vlerave monetare dhe jo aq shpirtërore, duke qenë se ata mendojnë vetëm të fitojnë para e jo zemra njerëzish, ndodh që edhe parimet e njerëzia të ketë humbur shpesh herë, për të mos thënë, edhe sensin e vet, pra të qenit mbi të gjitha njeri.
Kështu, në shprehjen “Njeriu rron për nje emër”, nënkuptojmë se individi ka një emër, ka një identitet, ka një personalitet, ka disa parime që mbështesin një person të caktuar, prandaj është me rëndësi të jetohet me vlera për veton tonë në radhë të parë, por më tej edhe për komunitetin ku jetojmë, ose sic themi ne shqiptarët, për të “vënë emër të mirë”.
Edhe në shprehjen e shkrimtarit nobelist “Nuk ka diell pa hije, prandaj duhet njohur nata”, gjejmë idenë e thjeshtë e të bukur se duhet njohur cdo e zezë e njerëzimit, për të mos shkuar nga ngjyra e zezonjës. Pra, njeriu duhet të ketë mbi të gjitha ndërgjegjen, e cila ia lartëson personalitetin, ia lartëson emrin dhe dinjitetin. Sic shprehet filozofi Emanuel Kant, “Qielli me yje mbi mua, ligji moral brenda meje”. Pra, të sillemi me tjetrin mirë edhe kur veprimi ynë duket, edhe kur nuk na sheh njeri. Vetëm kështu do të kishim një personalitet tonin më të mirë, e personalitetet më të mira të gjithësecilit përbëjnë një bashkësi e një shoqëri më të mirë.

DIONIS XHAFA

Dibri


Dionis Xhafa

Tej duket një vend, poshtë rrugës, pasi tutje shkon në qytet,

dhe banorët përditë zhvillojnë jetën e tyre të vështirë, në fusha, në ara e në malet pranë,

këmbët tek ecim na bëhen me baltë, na nxihen e ngadalë mbërrijmë në vend,

pak përpara se errësira të pushtojë gjithcka, në të zezë, një burrë punon tokën.

L nuk ka, as edhe 100, me lopatë dhe kazmë nxjerrin bukën e përditshme,

lodhje e këputje në këtë fshat, nën atë urë të vendit ngjitur,

e dielli bie tej në mal, me ngadalë dielli i kuq i stërmadh humbet në horizont,

e gjë nuk ka, asgjë nuk sheh, sytë vijnë e bëhen terr, se errësira është shumë pranë, e pushton një tokë e dhe.

Në sheshin Karaskiaqis


Dionis Xhafa

 Jam në këtë shesh, në Athinë, aty ku mendohet se ka lindur demokracia,

e kur ulur isha aty, më dukej vetja sikur isha në qendër të botës, e shikoja rreth e rrotull meje, makina,

njerëz, lëvizje, grekë, shqiptarë, disa të huaj, europianë, raca e kombe të ndryshme, mbledhur grusht në Greqi,

e një erë më përkëdhelte fytyrën, e atdheu i lashtë i Europës, dheu i heronjve kundër persëve, isht kështu, në shekullin e XXI.

Një panoramë fantastike në këtë vend, porta hyrëse për në kontinentin europian,

një përzierje racash, që nëse nuk do të ndjenin disi racizmin vendas, do të ishin mrekulli,

një lule që vjen aromë njerëzie, aromë trëndafilash brigjeve të Detit Mesdhe dhe më tej,

një kopësht dashurie njerëzore, një paqe e lumnueshme, duhej të ishte kjo botë, por që në të shumtën, oh jo, nuk është.

Endacaku


1111dionis-xhafa-1

(Marrë shkas nga një ngjarje reale)

Dionis Xhafa

 

E sheh këtë pamje tmerri e lemerie, si shkon endacaku nga “koka” e qyteteve për në vend të largët, në cep të atdheut,

ecën ashtu droobitur e shkatërruar, lodhur e këputur, mërzitur e marruar,

se nuk ka njeri për t’a konsideruar njeri, se kush nuk ndihmon përej hisës së tij,

se kohë e paturpshme ka kohë që ka ardhur ndër ne, ndër trojet tona, që dikur krenoheshin me krenari, shemben shpesh parimet, herë dhe në Malësi.

 

E ecën endacaku, udhës së gjatë në atdheun plot me plagë, që nuk ka më dhe njeri,

nëpër fusha të Matit e lëviz drejt Dibrës, për të shkuar më tej në Kukës e larg, në fshat të tij,

e a thua gjatë kësaj kohe vuan lumi i Matës, dridhen përronjtë e tij, e tronditet Drini i gjatë,

e Korabi e ul krenarinë, Gjallica përulet mënjanë, se përballë tyre, u përtyp krenari.

 

Vendit tem – Martin Camaj – analiza ime


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

Poezia më së pari duket qartazi që është shprehje e dashurisë së autorit ndaj atdheut të tij. Autori me anë të figurës së alegorisë arrin të bëhet pemë, të bëhet bar e ujë dhe me anë të tyre, ai thotë se shijon bukuritë e vendit të tij.

Martin Camaj ia ka kushtuar këtë poezi atdheut dhe ai shkon deri në pikën e sublimitetit ndaj vendit. Le t’i marrim me radhë vargjet e poziesë së Camajt dhe t’i analizojmë ato.

Kur të vdes le të bahem bar.

në malet e mia në pranverë,

në vjeshtë do të bahem farë.

Martin Camaj këtu shpreh dëshirën të bëhet bar, që të mund të jetë në malet e tij në pranverë dhe në vjeshtë të mund të bëhet farë e vendit. Atdhedashuria është mëse e qartë.

Kur të vdes le të bahëm ujë,

e fryma eme avull,

në fusha do të bie shi.

Camaj vazhdon që të thotë se për atdheun, kur të vdesë le të bëhet ujë. Nëse do të bëhej ujë trupi i tij pas vdekjes, atëherë do të bjerë në formën e shiut në tokat e atdheut. Edhe frymën përtej vdekjes, autori e jep për atdheun, kur thotë “e fryma eme avull”, që të bëhej avull dhe të ketë gëzim në vend.

Kur të vdes le të bahem gur,

në skajin e vendit tem,

të qindroj kufi.

Autori Martin Camaj shpreh në fund dëshirën për të qenë edhe gur. Me anë të gurit, ai thotë se do të bëhej kufi për vendin. Camaj këtu shpërthen në skaj të dashurisë, teksa veten e vendos kufi për atdhenë, pra thotë se edhe fli do të bëhej për kufijtë e vendit të tij. Mesazhi i sublimitetit për vendin është i qartë.

 

 

 

 

 

 

 

Peisazh dimri në Malësi


Dionis Xhafa

 

Në Malësi, një dëborë ka tundur malet, por sigurisht ata nuk tronditen,

një peisazh i rëndë shfaqet në një fshat, në vendin tim, tuajën, të gjithëve bashkë,

një nënë dhe disa fëmijë, të vetëm, shtëpia e djegur, në një kasollë,

pranë zjarrit vetëm, me rroba që janë shklyer, dhe era e fortë iu hyn në kasollë.

Ftohtë e acarr, pa zjarr, pa send e jetë si kacakësh, herë duke pas’ e herë jo,

fëmija ecën e vëzhgon tutje, nëpër pyll bën drutë e malit, copë buke e miell në vatër,

gjak për bukë, në dëborën që tund Malësinë, e shkund, por nuk e pushton,

se malësori dhimbjen e vet, nuk e tregon, edhe nëse s’ka, nuk e thotë, e hanë me dhëmbë, sa të ketë shpirt të bardhë si dëborë, s’ka me vdek’.

Epidemia, aspekte ekonomike dhe aspekte sociale


dionis xhafa1

Dionis Xhafa Dionis

Mendoj se masa e marrë nga qeveria shqiptare, por edhe nga qeveritë e shteteve të Bashkimit Europian apo të botës, për të mbyllur njerëzit në shtëpi për shkak të epidemisë së koronavirusit do të ketë pasoja, sigurisht. Mirëpo, nuk besoj se do të ketë pasoja kaq të mëdha, sa të ndryshojë gjithcka në një mënyrë radikale.

Mendoj se do të ketë aspekte njerëzore që do të vazhdohet si përpara shpërthimit të epidemisë dhe do ketë aspekte jetësore që do të ndryshojnë.

Mendoj se jeta, pra zhvillimi i saj, pasi të përfundojë kjo mbyllje e detyruar, do të jetë në shumë aspekte si më parë. Ndoshta nuk do të jetë plot jetë, por do të rinisë, për të vazhduar njerëzimin përpara.

Kjo sepse, është dëshmuar në kohë më herët se njerëzimi ka provuar edhe epidemi të tmerrshme si murtaja dhe prapë ka vijuar. Aq më tepër, jeta sot është moderne, shumë pak njerëz janë në kushte mbijetese, por jetohet relativisht mirë.

Ndërsa, aspekti më dramatik që do të vihet re, madje që po duket edhe në këta ditë është ai ekonomik. Njerëzit po dëshpërohen nga mbyllja, sepse shpesh ata nuk mund të shkojnë dot në punë ose humbasin vendet e punës. Humbin vendet e punës dhe kjo bën që njerëzimi të përfshihet nga pesimizmi. Në SHBA, u shënua një numër rekord të papunësh, 6.6 milionë persona, të cilët kërkonin pagesën e papunësisë.

Edhe Europa e BE kanë paralajmëruar se pas koronavirusit mund të kemi krizë të vërtetë ekonomike. Shumë persona, edhe në Shqipëri, nuk kanë para për të paguar kredinë apo qiranë, në rast se humbin vendin e punës. Edhe zinxhiri ekonomik bëhet më i ndërlikuar dhe madje problematik.

Qeveria jonë ka marrë masa, por sërish, shqiptarët janë të shpërndarë dhe nuk jetojnë vetëm në Shqipëri, por ka edhe jashtë atdheut. Një shembull: Si do veprojë një shqiptar emigrant në Itali a Greqi, që ka mbetur pa punë dhe i duhet të paguajë qiranë tek pronari italian a grek? E pra, ai do bjerë në vështirësi, madje mund të përfundojë edhe rrugëve, si mos më keq.

Prandaj, kjo situatë do të ketë pasoja ekonomike. Kjo është e sigurt. Ajo që mund të thuhet si përfundim është se jeta sigurohet, por jo siguria në jetë, jo puna, jo paraja, jo ekonomia. Dhe jeta do të vazhdojë, por me siguri me më tepër dëshpërim.