Dy shqiptarë dhe Millosheviçi


Dionis Xhafa

 

Dy shqiptarë të Kosovës ishin në bregdet në Durrës dhe po laheshin, kurse flisnin një muhabet me mend,

ata po flisnin për Haradinajn, që ka shkuar në Hagë për krime lufte, kurse thoshin se kryeministri i Kosovës ndër sytë e botës ngjan si Millosheviçi,

ndërsa shumë shqiptarë nga Kosova Haradinajn e kanë në zemër dhe e ngrenë peshë si një hero pa asnjë diskutim, te këta kjo gjë nuk vihej re, por përkundrazi,

ata e vinin në dyshim edhe Haradinajn, si hero-kriminel, duke thënë se fatkeqësi do të ishte ta kishim edhe ne si komb ndonjë njeri si Millosheviçi.

 

 

 

Mjerimi


Dionis Xhafa

Do të shkruaj për mjerimin, se më rreh në zemër si purtekë e vjetër, si kasolle që nuk ngroh,
plagë të vjetra në kohë të reja, burgje të vjetra të kohës së mbretit në kohën e mbretit të ri narcist,
e mjerimin unë do ta këndoj, si një zog që qesh e rreh, vdekje vdekje, nga lindja, perëndim, nga veriu në jug,
vendi im, atdhe i dashur, zemër e ngrohtë e kësaj vere, unë dua të të them: “Mos kalofsh më mjerim, mjerim”.

Në jetën time kam kaluar nëpër biruca dhe ndër skuta, në natën e errët në Kombinat, në tufa njerëzish,
që nuk dinin as shkrim dhe as këndim, që ishit tamam si të çmendur, njerëz të tmerrshëm dhe idhnakë, turpatorë,
ah kombi im sa shumë të desha, shumë të desha por më bënë pis pikërisht kombasit e tu, duke i dashur ata më përlyen dhe më bënë mua baltë,
qenka komb i vuajtur shumë, por edhe njerëz të këqij fort, pa besim e të mëri, ah po vdes, përditë, kombi im!

 

Franz Kafka ballkanik


 

Dionis Xhafa

 

Oskar Davico është serb, kuptohet vjen nga kombi ynë armik,

një Franz Kafka ballkanik, ishte komunist deri në fund të jetës së tij,

vuajti shumë deri në dhimbje, e kaloi vite të tëra nëpër burgjet naziste,

Davico është Kafka ballkanik, një përvojë e gjallë jetësore, e njeriut krejt të ndershëm.

 

 

Zi më zi Bulqizë


Dionis Xhafa

 

Zi më zi po bëhet Bulqizë, vend i Zotave të zinj me njerëz me ngjyra,

në rrugët e tua shtrihet varfëria e madhe e popullit mjeran, e ndër male janë shenjtëritë e rremë,

në galeri thyhen kockat dhe hapen varret përditë, në bluajtjen e jetës ka nxirrje dhe shkërrmoqje, vdekje,

në atë jetë të errët vlon gjak i nxehtë si nëpër shtëllunga të reve të fuqive aizatike, kockat thyhen, ajri i ftohtë ngrin, e po bëhet zi e më zi, Bulqizë!

 

 

 

Orkidea


 

Dionis Xhafa

 

Lisat e mëdhenj dhe të drejtë në pyll zgjidhen që të priten të parët,

artemisët e pemëve të kalbura me shumë degë bien në rrjetë të padrejtësisë,

në kalbësirën e madhe të pyllit humbet përditë ndershmëria, ta dini,

por pas shumë betejash, luftërash të ashpra që zhvillohen, pylli mbushet me orkidea.

 

 

Erebus


 

Dionis Xhafa

Kaos, po po kaos i madh është, ku gazetari, ku shpifësi, ku ku gjyqtari, ku prokurori, ku tradhtia, ku spiuni, ku mashtruesi dhe trandur krejt shoqëria,

e nëse je drejt si shigjetë, ty të marrin dhe të bëjnë drejtësinë e madhe, ty dhe vetëm ty, të kryqëzojnë si Krishti, e mira në këtë botë, është errësirë dhe fshihet nën tokë.

 

Shqiptarët


 

Dionis Xhafa

 

Shqiptarët, të varfërit si ata, që lënë nam në mbarë Europën,

shqiptarët, të varfërit si ata, që në mbijetesë kërkojnë bukën në gur.

 

Po shqiptarët, të ligët si ata, që shoku-shokut ia fusin vetëm të dalin vetë,

Shqiptarët, prapë po e them të ligët si ata, që ndoshta të tillë i bën edhe varfëria e thellë.

 

Shpirti im


 

Dionis Xhafa

 

Unë s’kam faj se kam një shpirt të butë dhe nëse e prek atë bëhet me gjak,

se unë dua krejt pa kushte dhe pa ndonjë interes, ndryshe nga se është kjo lloj bote e ndyrë dhe e përlyer në krime dhe interesa të fëlliqura,

unë e pasqyroj thjesht dhe vetëm këtë lloj realiteti vrastar, që mua më vret përditë dhe ata që janë në këtë shoqëri gjithashtu i vret more miq,

e kam shkuar deri në vepër penale për këtë gjë, për drejtësinë, në sakrifikim të njerëzisë dhe drejtësisë, drejtësi e Krishtit, duke dëftuar si mëlçi në varëse të ujqërve, shpirtin tim.