Vegim


 

 

Dionis Xhafa

 

Më erdhe si një vegim,

e ike po njësoj, si një vegim,

e ktheheshe e ikje, ikje e ktheheshe,

në pak kohë, sikur të jesh një i rëndë trishtim.

 

Ndrageta, mafia më e fuqishme e botës


 

 

Nga Edoardo Murari, Italics Magazine

Kalabria me siguri është ndër rajonet më të njohura italiane. Me gjithë vendet e mrekullueshme të detit si Tropea, bronzët e saj Riace dhe kuzhina e saj e mrekullueshme me erëza, pikërisht Kalabria është ndër krahinat e Italisë që më pak vizitohet nga ana e turistëve. Kjo është pjesërisht, edhe për faktin e izolimit të afërt nga pjesa tjetër e vendit. Mjafton të thuhet se janë dashur jo pak, por 55 vjet që ky rajon të pajisej me infrastrukturën e duhur, sikundër mbarë Italia. Kjo është arsyeja se përse Kalabria ndonjëherë quhet edhe “Ishull i tretë”.

Mafia Ndrageta, prani e madhe në të gjithë botën

Diçka në këtë rajon, e cila për fat të keq ka shtrirje vendore dhe rajonale, e që sot ka ndikim dhe prezencë në mbarë botën, është mafia lokale kalabreze e quajtur “Ndrageta”. Kjo fjalë e çuditshme edhe për italianët vetë, etimologjia e të cilës akoma është në debat, i referohet një rrjeti të ndërlikuar të familjeve kriminale që iu kushtojnë një gamë të gjerë çështjeve që janë të paligjshme, si trafiku i drogës, transportimi dhe trafiku i armëve, si dhe aktiviteteve të tjera që nuk janë të ligjshme e se janë kryekëput të krimit. Në Itali, Ndrageta është më pak e njohur sesa mafia me zë dhe me nam ndër vite, dekada dhe shekuj të tilla si Cosa Nostra siciliane dhe Camorra e Napolit. Megjithatë, është padyshim mafia më e rrezikshme aktuale, por edhe më e fuqishmja.

Në Evropë, kontrolli i tregtisë së kokainës monopolizohet nga kjo organizatë, e cila vepron duke bërë marrëveshje drejtpërdrejt me trafikantë të mëdhenj dhe të njohur të drogës, që janë kryesisht nga Kolumbia. Kjo organizatë kriminale menaxhon drejtpërdrejtë transportin e drogërave nga Amerika e Jugut, në portet kryesore europiane të tilla si Hamburgu, Roterdami, Antuerpi, dhe porte të tilla si Gioia Tauro, porti i parë tregtar italian ku infiltrimi i Ndrangheta është verifikuar shumë herë nga policia e shtetit. Është vlerësuar se aktiviteti i tyre është afërsisht me asetet për 27 miliard euro, e se rreth 62 për qind e kësaj ekonomie rezulton të jetë e paligjshme.

Hierarkia dhe politika

Hierarkia e brendshme bazohet fuqishëm në lidhje të forta familjare, dhe në të kaluarën shpesh herë kanë ndodhur luftëra për kontrolle territoresh mes klaneve. Një rast që tronditi të gjithë Evropën është masakra e Duisburgut në 2007, ku gjashtë vetë, duke përfshirë një djalë 16 vjeç, u qëlluan për vdekje në një restorant italian.

“Ndrageta gjithashtu ka një ndikim të madh në politikë. Kjo u lejon atyre të depërtojnë në kontrata publike dhe të fitojnë para nga ndërtimi i infrastrukturës. Që nga viti 1991, 83 këshilla të qytetit janë shpërbërë për shkak të pranisë së Ndragetës, jo vetëm në Kalabri siç mund të mendohet, por në Italianë Veriore.

Ndikimet politike

Vetëm për të dhënë një shembull të kohëve të fundit, pas arrestimit të kryetarit të Riace Domenico Lucano, ministri i brendshëm Matteo Salvini, i cili në të kaluarën e ka shënuar atë si “armik”, publikoi në mediat sociale një video të një qytetari të Riace duke kritikuar sistemin e qytetit i dizajnuar për integrimin e migrantëve.

Me gjithë besimin e mirë që ministri kishte te ky politikan, ai kishte dyshime se ka lidhje me Ndragetën. Për më tepër, Salvini ka një lidhje të veçantë me Kalabrinë, pasi kongresmeni u zgjodh në këtë zonë zgjedhore. Diçka që vetëm dhjetë vjet më parë do të ishte e pamundur për një përfaqësues të Ligës Veriore. Megjithatë, sipas një raporti hetimor, ka anëtarë lokalë të partisë që drejtojnë punët me ‘elementët e Ndrangheta.

Megjithë deklaratat e Salvinit dhe politikanëve të tjerë kundër mafies, problemi me Ndragetën paraqet ende pyetje të rëndësishme që duhet të ngrihen. Kjo mafia perceptohet pak në shumicë popullate, ka pak ndikim te populli i thjeshtë dhe jo drejtpërdrejtë, por se besohet se lidhjet me politikën janë, e madje të fuqishme. Për fat të keq, tani më shumë se kurrë, përpjekjet politike janë të rëndësishme dhe mbeten kryesisht formale, pasi një qëndrim i fortë për të luftuar këtë organizatë të rrezikshme nuk ka dalë ende jashtë gjyqësorit.

 

 

 

Ç’po ndodh në shkollat e mesme greke? Nxënësin helmohen me urrejtje ndaj të huajve


 

Selanik, Greqi – Media e njohur ndërkombëtare “Fox News” ka qenë në Selanik, rajoni i Maqedonisë, Greqi dhe ka përcjellë nga afër realitetin në shkollat e mesme greke. Të udhëhequr nga një kalorës i mbështjellë në një flamur grek, rreth 1,200 nxënës të shkollave të mesme marshuan të enjten nëpër qytetin verior të Selanikut për të protestuar ndaj përpjekjeve të qeverisë për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje prej tre dekadash me Maqedoninë fqinje.

Protestuesit tundnin flamuj grekë, bërtisnin slogane dhe shfaqën flamuj kundër Maqedonisë – dhe kundër dy vendeve të tjera fqinje, Shqipërisë dhe Turqisë – mes shqetësimit në rritje rreth infiltrimit nëpër shkolla të nacionalistëve dhe ekstremistëve. Marshimi ka përfunduar në mënyrë paqësore, por se rreth 100 demonstrues më herët kishin hedhur gurë në polici. Uniformat blu nga ana e vet kanë qëlluar me gaz lotsjellës dhe e gjitha kjo që t’i shpërndajë. Pesë ekstremistë helenë të dyshuar janë arrestuar. Këto marshues janë kryesisht të rrymave të djathta ekstreme dhe kanë në plan të partisë së tyre urrejtjen ndaj të huajve, duke bërë që me këtë propagandë të mund të helmojnë nxënësit grekë kryesisht nëpër shkolla.

Shumë protestues kanë mbajtur në duar flamurin e Agimit të Artë, një parti ekstremiste që është edhe në parlament. Askush nuk përfshihet drejtpërdrejtë në trazira thuajse, por se më shumë propagandojnë trazimet në rrjetet sociale. Zyrtarët thonë se adoleshentët mbyllën 210 nga 604 shkolla të mesme në Selanik dhe zonat fqinjë, disa për disa ditë, në kundërshtim me një marrëveshje të propozuar për të normalizuar marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë. Marrëveshja e sheh Maqedoninë e dikurshme të emërtuar “Maqedonia e Veriut” dhe për “ofertë” Greqia do të lironte rrugën e vendit fqinj në proceset euro-atlantike. Nga këtë lëvizje thonë se edhe emërtimi “Maqedonia e Veriut” nënkupton pretendime në palën greke, me një Selanik që është kryeqyteti i Maqedonisë.

Marrëveshja ka acaruar sidomos grupet radikale dhe Kishën Ortodokse të Greqisë. “Unë po protestoj sepse nuk dua që marrëveshja të zbatohet”, tha Giorgos, 17 vjeç, i cili udhëhoqi marshimin e së enjtes në Selanik me kalë. Këta djem madje inkurajohen edhe nga mësuesit, pasi janë ata (mësuesit) që nuk iu vendosin mungesa në lëndë mësimore. “Për fat të mirë, mësuesit tanë na mbështetën duke mos na listuar si të munguar nga klasa”. Protesta të njëjta me këto grupime, kryesisht anëtarë të Agimit të Artë, rreth 400 vetë shkaktuan trazira edhe në Athinë, teksa kanë valdalizuar edhe një bankë, por askush nuk u arrestua.

 

 

 

Mbi flamurin e vendit tim


Dionis Xhafa

 

E kuqe, si ngjyra e gjakut tim, si dashuri e kallur, si verë e kuqe, që pasi e ke pirë, i dehur rri në vreshta.

E zezë, si mortja, si kobshmëria e vendit tim, si vajtimi i nënave të kombit, në luftën e madhe për lirinë tonë.

E ndërmjet tyre, e çan qiellin blu, egërsisht, shqiponjë e malit, që udhët e atdheut i mbulon me shiritat kuq e zi.

 

 

Ajsberg


Dionis Xhafa

 Ajsbergu është një send i bardhë, ndoshta re e dendur që rri poshtë nën oqean,

ai rri ulur, përunjur gjithmonë, ashtu përkulur dhe fjalët të pakta e të rralla i ka,

e nuk është anije, as traget, nuk transporton njerëz, as mall, as ndjenja, as shpirt, as zemra,

se ajsbergu është e vërteta që fshihet, është vala që nuk ndihet, është sendi i zhytur, i pastër, papërlyer, bardhë si dëborë.

Frymëmarrje për kriminelët serbë të luftës


Dionis Xhafa

 Kosova nuk u anëtarësua në Interpol, për të disatën herë pasi ajo aplikon për të qenë pjesë e strukturës më të fuqishme policore në botë. Dështim për Kosovën, triumf për Serbinë, propaganda serbe vijon të japë efekte domino, në mënyrë të çmendur.

Kriminelët serbë të luftës, ata që aktivisht ose pasivisht kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës, në përgjakje të shpatave apo armëve ndaj shqiptarëve sidomos, civilëve kryesisht, shumica prej tyre, që dikur ishin gjeneralë, majorë dhe me të tjera grada në ushtrinë serbe, për të cilët Haga ka dhënë dënime me burgim për krime lufte apo gjenocid, vijojnë të marrin frymë akoma lirisht, për fat të keq.

Kjo pasi mendësia e tyre kriminale mbrohet prej një shteti kriminal siç është Serbia. Idetë e individve shkojnë paralel me atë të shtetit. Nëse Kosova anëtarësohet në Interpol, edhe atëherë nëse ka ligj e rend, Prishtina zyrtare do të duhej të dorëzojë në drejtësinë ndërkombëtare kriminelët serbë të luftës, që vegjitojnë akoma në Serbi, që madje kanë zënë vende të mira pune dhe edhe graduar për “patriotizmin” e tyre të dëshmuar në Kosovë.

Një frymëmarrje për krimin. Një shtet që e ka zënë krimi. Një “lindje e re” si shteti i Kosovës që pengohet fatkeqësisht, siç tha profesor Rexhep Qosja, prej problemeve të brendshme dhe të Jashtme. Pushtetarë të paskrupullt, hajdutëria që zien kudo, një vend protektorat i fuqive më të mëdha, kryesisht Perëndimore. Një mëvetësi e dobët. Një pavarësi e kundërshtuar, një shtrigë e zezë mbi krye me emrin Serbi dhe ca kriminelë që mbajnë kosat e krimit ndër duar dhe kudo, me gojë të përgjakur thërrasin mitikisht emrin e shenjtë të Kosovës, të larë me gjak shqiptarësh, tokë e lagur me gjak trimash shqiptarë dhe shqiptarësh po ashtu, që ishin zotër të shtëpive të tyre.

E, Serbia vazhdon hipokrinë e vet. Një kryeministre lezbike që gjoja dëfton hapje ndaj botës, por edhe kjo si mendësi kriminale ka, teksa BIRN raportoi se Brnabiç nuk njihte gjenocidin e ushtrisë jugosllave a serbe në Srebrenicë. Një shtet mbuluar me gjak e flamuj të zi. E siç thotë Kadare, edhe Serbia ka nevojë të çlirohet nga Kosova, por nuk po e bën dhe ndihmë, për fat të keq i japin edhe klasa e degjeneruar politike e Kosovës. E peytja që ngrihet është: Deri kur frymë lirisht për kriminelë të vegjël dhe të mëdhenj të Serbisë? Ndoshta, derisa të vdesin, për fat të trishtë, duke shkuar në varr të përlyer me gjak shqiptari.

Rasti Gruevski ose tradhtia e madhe ndaj shqiptarëve


dionis3

Dionis Xhafa

Për më shumë se 10 vjet në krye të shtetit, kryeministër i vendit, Nikolla Gruevski, armik i fshehtë dhe herë i hapur i shqiptarëve në Maqedoni, pasi nuk i ka hyrë gjëmb në këmbë pas një sërë problematikash që ka pasur shteti maqedonas, më në fund ka nisur të ketë krisje dhe drejtësi edhe për shtetarët.

Ai u dënua me 2 vjet heqje lirie për një prej proceseve të tij gjyqësore, kurse kundër emrit Nikolla Gruevski, shtetas i Republikës së Maqedonisë janë në proces një sërë gjyqesh. Në një shkrim të mediave ndërkombëtare thuhej se Gruevski madje rrezikon deri burgim të përjetshëm, për veprat e kryera tinëzisht ose hapur gjatë kohës që ka qenë në pushtet. Veprat penale të cilat ai ka shkelur tashmë ose që janë të dyshuara se i ka shkelur në tërësi kanë të bëjnë me korrupsionin, edhe këtë galopant.

Gruevski ka dyshime si lider politik. Në kohën që ai ka qenë në krye të shtetit kanë ndodhur një sërë ngjarjesh e gjyqesh shumë të dyshimta, duke nisur nga vrasje apo ngjarje të dyshuara se janë politike, e deri te “Kumanova”, e fundit në radhë ku kishte dyshime të forta për skenare apo edhe parregullësi ndaj atyre që janë dënuar me burgime përjetë apo dënime të tjera. Sikur të anashkalohet tërësisht procesi gjyqësor, edhe vetë kushtet në burgjet e Maqedonisë, transmetuar nga media vendore dhe europiane, madje edhe ndërkombëtare, rezulton se në burgjet me të burgosur ordiner, por edhe të dyshuar se mund të jenë të burgosur politikisht, kushtet janë të rënda dhe se forca e dhuna dominon.

Edhe Maqedonia gjatë viteve të udhëheqjes së Gruevskit ka qenë dhunë, ka pasur gjak e përplasje, deri në kulmimin e ngjarjeve të 27 prillit në parlamentin maqedonas, duke e sjellë bash dhunën në Kuvend, duke e ngritur si simbol të madh të këtij pushteti të frikshëm. Maqedonia gjatë atyre viteve që në pushtet ka qenë Gruevski, ka qenë e ftohtë, po e njëjta, po mërdhihje, po përçarje dhe braktisje, po emigrim dhe mall për shqiptarët, po largime dhe dhunime, e mbi të gjitha një zhytje thuajse totale e popullatës shqiptare sidomos në varfëri, e nga ana tjetër në mënyrë të paturpshme ngritja përpjetë e statujave marrosëse dhe të tmerrshme, që kishin zënë rrënjë në mes të Shkupit, duke dëftuar lemerinë e një vendi që gjen përçarje.

Si për të ilustruar realitetin në Maqedoni, kam qenë edhe vetë, por se një mik andej i quajtur Ahmet Selmani, autor, tregonte se Shkupi veçanërisht ku ai jeton, ngjan si qytet i zi, i pllakosur në trishtim, ndarë më dysh dhe se maqedonasit jetojnë mirë, kurse shqiptarët si mos më keq, shtypur keq e më keq në zi. Ishte po i mendimit se ai vend ngjan si Rripi i Gazës, por jo në Lindjen e Mesme, por në Ballkan.

Gruevski, për fund ngjan njeriu që vetëm ka presionuar pushtet. Kryeministri i fundit i Maqedonisë, përpara Zaev i ka luftuar shqiptarët, ka që thonë se ai i futur në sherre pikërisht shqiptarët me skenarë dhe ngjarje të tmerrshme dhe ku skemat e shërbimeve sekrete ishin të dyshimta, përfshirë edhe shërbimet ruse në shtetin maqedon. Por ky Gruevsk ndihmohet prej tradhtarëve të shqiptarisë, duke u arratisur drejt Hungarisë, teksa më parë kaloi përmes Shqipërisë. Kjo është tradhtia më e madhe, vula në ballë e tradhtisë ndaj shqiptarëve, shqiptarisë dhe kombit tonë liridashës shqiptar.

 

 

 

 

Ajer


Dionis Xhafa

 

Në atdheun tim, të vogël shumë, përditë ndjen, urrejtje në ajër,

dhe e vërtetë është shprehje e një autori, se në Perëndim atë që s’mundet,

e ndihmojnë që të mund të bëhet një ditë i suksesshëm, në atë udhë ku ai dëshiron,

kurse këtu, në Shqipëri, vendi im, sa e dua, aq mallkoj për këtë veti, edhe të suksesshmin, ku ta zhysin, me dru e gur, udhën ia zënë.

Urrejtje në ajër ka vendi im, kudo e ngado, e ndaj s’bën të lëvizësh këmbë dhe as të guxosh,

prandaj ikën njerëzia, pasi shpresa i është prerë dhe më sheh se nuk ka çfarë të bëjë, prandaj ikën,

pasi vëren se edhe institucionet, kalbur janë, të bien ata që mësues duhet të jenë, padrejtësisht, në çdo fushë,

e derisa ekziston e tillë frymë, hakmarrje e egër dhe primitive, edhe në drejtësi, nuk mundesh e shpirti don të dalë jashtë.

Të fluturojë shpirt i ngratë, edhe kjo zemër po e plasur, të endet nëpër qiej europianë, ndër rrugë të gjata,

se këtu edhe mësuesi, në atë shkollë ku dëshiron të dalësh artist a autor, apo atë gjë që ke pasion, nuk të lënë,

se dhe aty me njohje, fëmijë i këtij apo atij, si në kohë të Mesjetës, urrejtja deri në fund të këmbëve, mes vete, mes popullit tënd,

mes kombit tim, mes dheut tim, mes bashkëkombëtarëve të mi, që njëri-tjetrin, bash, si armik të egër, fatkeqësisht, e shohin.

Por ndryshe dua të jetë, ndryshe dhe ta duan njëri – tjetrin, boll urrejtje dhe ligësi, të hyra e të futura, armiq për vdekje,

boll dhe trëndafila të ketë, kopshte të bukur, atdheu që shëndrrit, dua kombin që flet, ujëvarat që rrjedhin ujë e vendi që ndriçon.