Vuljaniç: Duhet të zgjidhni konfliktet e brendshme


Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç shprehet se Shqipëria ka probleme të brendshme tejet të mëdha. Sipas Vuljaniç, forcat politike shqiptare janë ende larg një konsensusi politik për të mirën e vendit. “Partitë politike duhet të jenë të bashkuar. Partitë kanë gjithë verës kohë për tu ndeshur, por në PE nuk është vendi për tu ndeshur me njëri-tjetrin. Bashkohuni kur bëhet fjala për interesin kombëtar dhe ejani me zgjidhje të përbashkëta në institucionet europiane. Është një moment shumë i rëndësishëm për të treguar këtë lloj bashkimi ndaj Bashkimit Europian. Unë e di që mazhoranca dhe opozita nuk e duan njëri tjetrin”, ka thënë Vuljaniç në një intervistë për Rel. Në fund, Vuljaniç tërheq vëmendjen se gjërat duhet të zhvillohen me vizion dhe duhet punuar për të mirën e vendit. Dionis Xhafa

 

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/vuljanic-duhet-te-zgjidhni-konfliktet-e-brendshme/

Image

 

Swoboda skeptik për statusin: Kam frikë se nuk merret në qershor


Presidenti i S&D, Swoboda ka bërë me dije se Shqipëria ka shumë reforma përpara për të kryer dhe se duhet një dialog më i sinqertë në mes qeverisë dhe opozitës. Në intervistën dhënë Rel, Hannes Swoboda nuk e fsheh frikën që ka se BE nuk po shkon drejt dhënies së statusit kandidat Shqipërisë. “Mendoj se Shqipëria ka bërë shumë reforma e duhet të vazhdojë me to. Do kisha dashur, që të kishte një dialog më konkret e të sinqertë ndërmjet qeverisë dhe opozitës, çfarë do të ndihmonte Shqipërinë për të nisur negociatat e anëtarësimit. Në parim, me informacionin që më është dhënë nga institucionet e BE-së, në mënyrë objektive është bërë shumë progres. Sigurisht, tani Bashkimi Europian ka të tjera shqetësime dhe kam frikë se unioni nuk po shkon shumë drejt ndjesisë për t’i dhënë shansin Shqipërisë vërtet në Qershor. Por, unë do të lutesha për ta bërë këtë, sepse ne duhet të japim sinjal të qartë, veçanërisht, kur shumë njerëz sot shprehin mendimin se  serbët e morën, sikundër dhe vendet e tjera ku ka ortodoksë, ndërsa shqiptarët nuk e marrin, sepse ata janë pjesërisht muslimanë dhe kjo duhet kapërcyer. Kjo, është mbi bazën e meritave të secilit vend dhe jo të besimit fetar apo diçka tjetër. Këto s’kanë kuptim“, është shprehur Swoboda gjatë intervistës. Dionis Xhafa

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/swoboda-skeptik-per-statusin-kam-frike-se-nuk-merret-ne-qershor/

Image

Ziadin Sela: Marrëveshja e Ohrit ka vdekur


Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela është shprehur se marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 është e vdekur dhe se nuk gjen asfare zbatim. Ai ka nënvizuar se shqiptarët prisnin shumë nga kjo marrëveshje, ndërsa realiteti është krejt ndryshe. “Popullata në Maqedoni jeton keq, fatkeqësisht në 10 vjeçarin e fundit na paraqiten situata që i kemi përjetuar në periudhën e ish sistemit. Ne si institucion lokal vazhdimisht kemi pengesa nga pushteti qendror për punët tona në sferën e arsimit, kulturës por edhe në fushat e tjera. Por sidoqoft ne jemi të vendosur ti çojmë punët para. Komuna jonë këtë vit bojkotoi Mbrëmjet Strugane të Poezisë për shkak të mospërdorimit të plotë të gjuhës shqipe, ndërsa po e ripërsëris që verën që vjen nëse ky problem nuk rregullohet, unë nuk do të lejoj që ky eveniment të zhvillohet në territorin e komunës së Strugës” tha Ziadin Sela, shkruan Drini. Sipas Selës, shqiptarët nuk duhet të presin që maqedonasit tua plotësojnë të drejtat, por ti kërkojnë vetë ato. /Dionis Xhafa/

Image

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/ziadin-sela-marreveshja-e-ohrit-ka-vdekur/

“Shqipëri – Kroaci, një e ardhme e përbashkët”


Një ekspozitë fotografike “Shqipëri – Kroaci, një e ardhme e përbashkët” është mbajtur në Kroaci. Në këtë ekspozitë ka qenë prezent edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai ka shprehur entuziazmin që është i pranishëm në një ekspozitë ku përmes fotografish paraqitet e ardhmja e dy vendeve. Fotografitë janë realizuar nga një fotograf shqiptar, Alket Islami dhe një fotograf kroat, Nenad Rebersek. Siç njofton Ministria e Jashtme, të dy fotografët janë munduar të sjellin më pranë bukuritë mesdhetare të të dyja vendeve. Bushati në Kroaci është takuar edhe me komunitetin shqiptar që jeton në këtë shtet. Me to, bëhet me dije se është diskutuar rreth problematikës së shqiptarëve dhe procesin e integrimit të tyre në hapësirën evropiane. Dionis Xhafa

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/shqiperi-kroaci-nje-e-ardhme-e-perbashket/

Image

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët deri tani me 2 përfaqësues në parlamentin serb


Zgjedhjet në Serbi po dominohen thuajse në mënyrë absolute nga ana e Partisë Përparimtare serbe të udhëhequr nga Aleksëndër Vuçiç. Deri më tani, partia e Vuçiç udhëheq me 48.8 përqind të votave të fituara ose në pëkthim mandatesh janë 157 nga gjithsej 250 mandate. Pas saj, në vendin e dytë renditet me një distancë tejet të madhe votash Partia Socialiste (SPS) me 45 vende në parlament ose 14.05 për qind të votave. Më tej renditet Partia e Re Demokratike (NDS) me 5.87 për qind dhe Partia Demokratike me 5.47 për qind të votave. Partia Demokratike është humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve, parti e cila dy vite më parë nën udhëheqjen e Boris Tadiç ka patur më shumë se 22 përqind të votave. Ajo që vlen të theksohet është se edhe minoritetet apo grupet etnike që jetojnë në Serbi kanë fituar vota të konsiderueshme dhe përfaqësi të denjë. Kështu, shqiptarët deri tani në Luginë kanë siguruar 2 mandate, një mandat më shumë nga se kishin më parë. Hungarezët po ashtu kanë dalë të fituar nga këto zgjedhje, teksa kanë arritur të marrin 9 mandate. Po ashu boshnjakët që jetojnë me shumicë në Sanxhak, kanë kanë dalë të fituar nga zgjedhjet, duke fituar tre vende në parlament. /Dionis Xhafa/

 

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/zgjedhjet-ne-serbi-shqiptaret-deri-tani-me-2-perfaqesues-ne-parlamentin-serb/

Image

Pas ftesës nga RDK reagon Kim Mehmeti: Më pëlqen RDK, por nuk dua të merrem me politikë


Kim Mehmeti kishte marrë një ftesë nga ana e RDK-së, parti shqiptare në Maqedoni, drejtuar nga ana e Rufi Osmanit. Pas ofertës së bërë, Kim Mehmeti ka shkruar në profilin e tij në Facebook. Ai është shprehur se RDK është një parti që ia vlen, por s’ka ndërmend të merret me politikë. “Më sinqerisht e them se vogëlsia ime ndjehet e mbivlerësuar dhe e nderuar me ofertën e kryesuesve dhe simpatizantëve të RDK-së që t’u bashkëngjitëm në këto zgjedhje parlamentare. Vlerësuar për nga pastërtia e tanishme politike e njerëzore e kryesuesve të saj, tani për tani, RDK-ja e Rufi Osmanit është partia e vetme ku do anëtarësohesha sikur të doja të merrem me politikë. Por, jam vetëm shkrimtar dhe dua përjetë të mbetem “deputet” i pavotuar nga askush në “parlamentin” mija anëtarësh të lexuesve të mi!” shkruan Kim Mehmeti. Në këtë mënyrë, ai bën të ditur qëndrimin se nuk do ta pranonte një ofertë për tu bërë pjesë e politikës. /Dionis Xhafa/

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/pas-fteses-nga-rdk-reagon-kim-mehmeti-me-pelqen-rdk-por-nuk-dua-te-merrem-me-politike/

Image

Për shqiptarët problem mbetet ekonomia, papunësia dhe korrupsioni


Instituti Demokratik Amerikan (NDI) ka publikuar një sondazh, në bazë të së cilit bëhet me dije se për shqiptarët shqetësohen momentalisht për ekonominë e dobët, papunësinë dhe për korrupsionin. Këto sondazhe janë bërë në fillim të muajit dhjetor dhe në to matet edhe qëndrimi i shqiptarëve përballë pritshmërisë që kishin me ndërrimin e rotacionit politik në vend. Në bazë të të dhënave të grubulluara në disa nga qarqet m të rëndësishme të Shqipërisë, NDI bën me dije se shqiptarët janë pesimistë për situatën. “Me gjithë vlerësimin nga ana e pjesëmarrësve të disa nismave pozitive të ndërmarra nga qeveria, pakënaqësia mbizotëruese me gjendjen e përgjithshme ekonomike përcakton vlerësimin e tyre mbi drejtimin e vendit. Ekonomia e dobët, të ardhurat e ulëta dhe papunësia përbëjnë shqetësimet kryesore për pjesën më të madhe të pjesëmarrësve. Ashtu si në hulumtimin e vitit të kaluar, pjesëmarrësit e perceptojnë korrupsionin si të përhapur e si shkaktar të funksionit të paefektshëm të institucioneve publike, cilësisë së ulët të shërbimeve publike dhe mundësive të kufizuara që qytetarët kanë, ndër të tjera, për punësim, kujdes shëndetësor dhe arsim”, theksohet në raport. Sa i përket korrupsionit, NDI ka arritur në përfundimin se shqiptarët besojnë më shumë palën që po vjen në pushtet dhe që premton për luftë ndaj korrupsionit, por që me kalimin e kohës iu venitet edhe besueshmëria. /Dionis Xhafa/

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/per-shqiptaret-problem-mbetet-ekonomia-papunesia-dhe-korrupsioni/

Image

Kim Mehmeti ftohet të bëhet pjesë e politikës


Përmes rrjeteve sociale, kanë nisur që ta ftojnë Kim Mehmetin të behet pjesë e politikës. Madje, duke cituar se “nëse Kim Mehmeti do të ishte deputet në Kuvendin e Maqedonisë, shqiptarët do të ndiheshin me krahë”. Apelet janë bërë përmes “Facebook”, ku partia RDK bën thirrje që ndaj shkrimtarit të mirënjohur që të bëhet pjesë e RDK-së. Faqja quhet “Kim Mehmeti, thuaj Po RDK-së”. Besohet se faqja është hapur nga disa aktivistë të rinj të partisë së RDK. “S’kam pse e fsheh se jam takuar me Rufi Osmanin. Jo vetëm tani, por edhe në zgjedhjet e kaluara, Rufi Osmani më ka ofruar që të kandidoj për partinë e tij. E kam refuzuar ngaqë nuk e shoh veten si politikan aktiv!”, pohon Kim Mehmeti në një status në rrjetin e tij social. Ndërkohë, sekretari organizativ i RDK-së është shprehur se nëse “Mehmeti do të ishte në parlament, shqiptarët do të ishin vërtetë me krahë”. /Dionis Xhafa/

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/kim-mehmeti-ftohet-te-behet-pjese-e-politikes/

Image

Bashkëpunim për arsimimin e fëmijëve shqiptarë në Greqi


Ministrja shqiptare e Arsimit, Lindita Nikolli dhe ministri grek i Arsimit, Kostandinos Arvanitopoulos kanë nënshkruar një marrëveshje për të rishikuar tekstet shkollore, për një ndryshim të tyre. Në takim është folur edhe për fëmijët që jetojnë në Greqi, me qëllim bashkëpunimin në këtë fushë, që fëmijët shqiptarë të mund të mësojnë gjuhën e tyre në shtetin helen. “Arritëm të ecim përpara në arritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të shkencës. Përcaktuam piketat e bashkëpunimit të përbashkët të punës në një plan afat shkurtër dhe afatgjatë në nënshkrimin e marrëveshjes me ngritjen e grupit të përbashkët të ekspertëve për rishikimin e teksteve, po përtej këtyre, për mundësitë e përbashkëta të bashkëpunimit për ekspertizë profesionale edhe për gjithë reformën e arsimit të lart dhe shkencës në Shqipëri. Vlerësimin e sinqertë për gjithçka që Shqipëria dhe Greqia bëjnë, posaçërisht presidenca greke për integrimin europian të Shqipërisë”, tha Nikolla pas takimit. Nga ana e tij, ministri grek i Arsimit u shpreh se Greqia mbështet plotësisht shtetin shqiptar në rrugën e saj evropiane dhe se sot ishte një bashkëpunim që shpresoj që frytet do ti ketë në të ardhmen e shpejtë. /Dionis Xhafa/

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/bashkepunim-per-arsimimin-e-femijeve-shqiptare-ne-greqi/

Image

Gjosha lobon për statusin në Gjermani


Ministrja e Integrimit Evropian të Shqipërisë, Klajda Gjosha ka qenë në një vizitë në Gjermani për të lobuar për statusin kandidat për Shqipërinë në muajin qershor. Gjosha është takuar me ministrin e Shtetit gjerman, Michael Roth. Në një njoftim për mediat të ministrisë, bëhet me dije se Gjosha është shprehur se Bashkimi Europian shihet në Shqipëri si forca transformuese e vendit. “Për ne integrimi i vendit është një forcë transformuese, që na nxit ta zhvillojmë akoma më tej vendin tonë”, ka thënë Gjosha. Ajo më tej ka shprehur bindjen se reformat do të plotësohen nga ana e qeverisë shqiptare për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Me këtë takim, Gjosha nis edhe turin e saj për një sërë takimesh që ka në rajon dhe më gjërë lidhur me integrimin e Shqipërisë. /Dionis Xhafa/

Image

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/gjosha-lobon-per-statusin-ne-gjermani/