Zogjtë janë helmuar


Dionis Xhafa

Zogjtë e shqipes janë helmuar dhe në turbulluar fluturojnë në qiell me vetëtima,

si zhurma që vijnë nga fundi i dheut, si rrëke e pandaluar,

e ndër atdheun e vet nuk mundet më të fluturojnë, se ua kanë prerë fletët,

e nuk çajnë dot qiellin blu, hapësirën e gjerë ku vërtiten plot zogj të sëmurë.

E atdheu është helmuar i gjithi, është topitur si mos më keq,

ndër rrugë të vjetra e paharmoni të reja, gëlon jeta e shqiptarëve,

si Europa është udhërrëfyesi, i shpresës, ku atje ende jeta nuk është fikur.

Fikur jo nuk ka tutje, ndër rrugë të Berlinit e të Parisit, është flaka e letrës së madhe,

se ndër ne, nuk ka flakë, as pishë të Migjenit, vetëm mpirje e dëshpërimi shihet kudo,

ndër qytete nuk ka jetë, boshatisur rrugë e ura, pema e gjethi kokën kanë varur,

e rrugët që u paguan tepër shtrenjtë nga xhepat e paxhepa, nuk kanë njeri, a s’kanë NJERI!

Dhimbja,

dëshpërimi,

malli,

largimi,

shpresë e vdekur është atdheu.