Taksixhiu


 

Dionis Xhafa

 

Ky është një vend i keq, ta dish, më i keqi në mos, edhe njerëzit janë të këqij,

të lindësh në Shqipëri është mundim i madh djalo, përvishu dhe jeto drejtësisht dhe nëse sheh padrejtësi largohu nëse s’mundesh ta përballosh,

mbaji mend këto fjalë, vendi, njerëzit, e zezë, si nata, si kjo rrugë, si kjo udhë, e prishur, pa asfalt janë, ta dish djalë,

e një bakshish, i thashë do të ta lë se e meriton taksist, e më falënderoi shumë, qëndroi për disa minuta kur unë ikja nëpër errësirë drejt shtëpisë, qëndroi për siguri e ndër vete me vinte shprehja: “Ky është vend i keq, që ta dish”.

 

Një djalë


 

Dionis Xhafa

Një djalë dua ta kem, po vetëm një djalë, t’ia shoh fytyrën, edhe kokën
teksa është i vogël dhe sapo ka lindur, ta shoh atë djalë dhe pas kësaj po le të vdes,
dua që djali im kokën time le ta ketë, po kokën time, edhe kur përballet me vështirësi të përballet,
Dionis të jetë, por nëse zgjedh të mos më dojë, s’ka problem, një djalë ta kem, ai le të më gremisë.

 

Migjeni dhe fantazma


 

Dionis Xhafa

Migjeni, shkrimtari gjenial që pak njihej në atë kohë dhe se jepte shpirtin dhe zemrën për njerëzinë, sapo kishte filluar që të ndjejë se gjaku i tij po helmohej. Kjo për shkak të sëmundjes së turbekulozit. Ishte vetëm 26 vjeç dhe se ishte duke shkuar në shkollë në mëngjes afër varrezave në një fshat të humbur të Pukës. Ishte mëngjes, por se nga shirat dhe përmbytjet e mëdha, gjithashtu edhe nga vetëtimat, dukej sikur të jetë natë, e trishtë, e zezë dhe bajate mbi të gjitha. Por natë e trishtë, por edhe elektrizuese në të njëjtën kohë, ama. Migjeni nuk stepej përpara asgjëje, as para frikës më të madhe se njerëzit e drejtë edhe në vdekje shkojnë mjaft që të ketë drejtësi. Në varreza, në atë mëngjes kafkian , në atë vend ku dukej sikur kishte rënë një yll polar mëngjezor, del nga një varr i madh një fantazmë, sa duket më e madhja dhe më e vjetra ndër të tjerat. Shkrimtari i ri, mësuesi u tremb jo pak në fakt teksa aty ku shkeli në atë bar dukesh sikur po mbinte një hije vdekjeje. Fantazma doli. Ishte lart në ajër dhe Migjeni e pa, ashtu ftohtë, siç shikonte ai, që në zemër ishte vullkan, kurse së jashtmi akull i ftohtë, racional në kulm mund të thuhet e se atë shpirt ia kishin mbushur djemtë dhe vajzat që kishte nxënës, që ishin lule të vegjëlisë, në atë pamundësi të madhe në një rreth të humbur të Shqipërisë, së madhe dhe të vogël si atdhe dhe komb. Fantazma u çua më e gjallë se kurrë, se mesa duke ai mëngjes aq i trazuar dhe me aq rrëmujë, kur dheu i tokës ishte bërë humus dhe dridhej nga erërat dhe shirat e mëdha e qëndroi në ajër. I foli Migjenit dhe se ky i fundit vetëm shihte e nuk bënte lëvizje, edhe gjëja më e çuditshme nuk e trembte atë mbinjeri për së gjalli. “Migjen unë e di se së jashtmi je i dobët dhe i vobegtë, por se së brendshmi je njeriu më i fortë që ekziston ndër këta anë. Ti je një njeri i zgjedhur, pa vese, pa gabime të rënda dhe që bëhesh palë me njerëzinë, ti je një shenjtë në atë që nuk të intereson fort vetvetja, sesa njerëzit rreth e rrotull teje dhe se jep edhe shpirtin për të parë të lumtur njerëzinë. Ti shkrihesh vetë dhe vetëm njerëzia të jetë e lumtur. Epo Migjen kjo botë është e keqe dhe se ecet në jetë vetëm duke parë interesin personal e mos të ta ndjejë për askënd, as ndjenja të mos kesh, Migjen. Ti je i mirë por nuk je për këtë botë. Beson se më kupton. Ky është vend për dragonjt, siç ta shpjegova. Ti do vdesësh i ri mësues dhe emir yt do të mbetet një legjendë e këtyre anëve sikur të mos kesh ekzistuar”. Ja, këto fjalë tha fantazma dhe u zhduk në një ferrë, andej nga doli. Migjeni ishte i ftohtë, por paksa iu ledhatua sedra teksa i thanë se ishte një person i përzgjedhur, nga ana tjetër ndjente se vërtetë ishte dobësuar dhe se mund të vdiste vërtetë, siç kishte paralajmëruar fantazma. E mbajti mend atë histori dhe donte ta shkruante Migjeni, por se për momentin kishte fort punë dhe vetëm shënim në mendje e kishte si ngjarje. Por kurrë nuk e shkroi. Një vit më pas, Migjeni u sëmur rëndë, u çua në klinikë në Torino dhe ndërroi jetë. Fantazma e mori me vete, Migjenin, që nuk mund të jetonte në këtë lloj njerëzie, jo, nuk mund të jetonte!

 

 

Ndërgjegjja e krimit


 

Dionis Xhafa

Ndërgjegjja e krimit bëri që gjenerali kroat i dënuar për krime të luftës, Slobodan Praljak të helmonte veten me arsenik ose cianur,
ndërgjegjja e krimit që ai kishte bërë dhe ishte dënuar me 20 vjet burg dallohej që në fytyrë, pasi skuqur ishte, si vetë krimi shndërriste lëkurë e tij,
por prapë edhe ky kriminel lufte ka ndërgjegje për krimet e tija, për shkak se një njeri që ka qenë elita e Kroacisë, kriminel le të jetë, sërish,
në zemrën e tij, trajta “kriminel” dhe fytyra bërë si djall nuk pëlqehet, andaj rëndon dhe vret pa masë, pa fund, të shkatërron, ndërgjegjja e krimit.

 

Nola


 

Dionis Xhafa

 

E kam vizituar Nolën, Nolan e Italisë, që gjendet në periferinë e Napolit, aty ku ka politikë, emigrantë, edhe mafie ka shumë,

po sot është një vend i vogël Nola, tepër i vogël do të thosha unë, me makina dhe me çdo lloj mjeti tjetër mund ta gjesh në atë cep të tokës,

e Nola e bukur, një rregull i paparë i një arkitekture kaltëroshe dhe mjaft mbresëlënëse, sot është e lehtë si një pupël me zërin e një kishe dhe sheshi të vogël,

por Nola është e madhe në histori, ka madhështi dhe gjithashtu edhe vrull të dijes që digjet në zjarr, eh Nola.

 

Nola e dashur ka edhe historinë e lashtësisë me perandorin August, një sundim prej gjakatari dhe tirani, me një vello madrilene gjithashtu,

por ka nga ana tjetër Xhordano Brunon, njeriun, matematicienin, fizikantin, që hodhi poshtë teoritë e feve dhe zbuloi diçka të re për universin e u dogj në turrën e druve,

sot e ka pushtuar mafia,  emigrantët vuajnë si qen teksa punojnë rëndë shumë dhe se as ujë nuk pinë, rrihen, vriten për të dërguar para dhe bukë në shtëpitë në atdhe, e policia funksionon trashë,

e Nola e dashur sot është bajate, por ka qenë dikur djep i pushtetit dhe kulturës, një madhështi e frikshme, si ajri i natës që endet nëpër qytet, i ftohtë e të pret, e dashur.

 

Mbi tregimet e Arlind Farizit


dionis_xhafa26

arlind-farizi

Tregimet e Arlind Farizit janë të shkurtra relativisht dhe përcjellin në shumicë të tyre mesazhe mjaft të vlefshme. Kur i lexon të krijohet një ndjesi e mrekullueshme, një si kafeinë dhe zhytesh në një botë kafkiane. Radhitja e tregimeve me “këngë” kushtuar secilës ndjesi njerëzore, të ngjall Migjenin në kujtesë, poetin që zien si vullkan nga brenda dhe është i lehtë si pupël në realitetin fizik. Ndjen sikur me veshët e tu dëgjon nota melodike të një pianoje, e zhytur kjo në një bojë të zezë e ndaj melodia vjen si zë i mbytur, si një trishtim i bukur.

Dionis Xhafa

Talentet e vdekur


 

 

Dionis Xhafa

 

Sikundër është kjo botë ashtu ndodh në fakt, e mira shpesh zhytet thellë dhe më thellë, kurse e keqja del haptazi në shesh,

ja në këtë mënyrë ndodh fati edhe me talentet në futboll, në pikturë, art, letërsi, muzikë, me politikanët dhe shkrimtarët,

ata që shihen në skenë jo domosdo ata janë më të mirët, në mos ata kanë zhytur të tjerë që të dalin vetë e kështu ndodh edhe me pushtetin letrar apo artistik,

andaj talentet e vdekur janë një parcelë më vete, njerëz që e kishin talentin, por u vranë, vdiqën dhe kush, atë që e kishin në shpirt, nuk u la që ta “shpërthenin”.

 

Eh, talentet e vdekur, të shumtët në një parcelë të varreve pa emër, që shkuan me shpirtin plot dhe kund nuk kishin ku të zbrazen,

sot një elegji, një këngë në pllakë të varrit do ta këndoj për ta, se janë të shumtë, janë artistë, shkrimtarë plot që në të gjallë nuk u lejuan për shkak të veglave të pushtetit,

e ata janë në një parcelë të vetmuar dhe të heshtur, të frikshme dhe të zezë skëterrë si nata në një dimër të ftohtë dhe të acartë, por ta dini,

ta dini ju o të mjerë o të shkretë vdekatarë që në të gjallë i mbytët këta njerëz me talentin e pastër deri në qiell, ata që shpirtin e kishin prej artisti të madh, çohen çdo natë nga varret dhe si hije të rënda e të veshur me ngjyra e kostume që i kanë marrë në cirkun që aq shumë e donin, do të këndojnë me lodra dhe me cule.

 

Kohë e turbullt


 

 

Dionis Xhafa

Kjo është një kohë e turbullt, këtë ta dini, zotërinj, kohë e turbullirave të pafundme dhe nuk gjendet një gjë normale,

këtë gjë mund ta vësh re në mënyrë të lehtë dhe të kollajtë them unë si në rrugët e atdheut, që janë sa plot po kaq bosh,

por edhe në rrugët e Europës dhe të botës ku atdheu yt jo nuk është me siguri, por se atje edhe në rrugë të humbura, jo vetëm të Italisë, Greqisë,

por edhe më andej, në kufijtë e Amerikës Latine e deri në Azi nëse kërkon, po me siguri edhe atje gjen përplot shqiptarë, zotërinj.

 

Le të turbullohen njerëzit dhe të “ikin” të gjithë, dikush arrestohet në Buones Aires për drogë, dikush vritet në Kuala Lampur, shqiptarë këta,

dikush me drogë në makinë është dhe ka frikë shumë nga policia e të tjera mekanizma të këtillë, përplot e mbushur sa nuk thuhet,

unë eci bulevardit të Tiranës, në zemër të qytetit të shtetit të shqiptarëve, edhe këtu politika vrau katër vetë, në këtë kohë me shi dhe lagem vetëm, nuk dua as edhe një njeri, askënd unë nuk e dua,

e zotërinj di të them se në aeroport mund të jetë duke ndodhur një ndarje, në spital dikush po vdes, është trishtim, është kohë e turbullt.