Gjak e krom


Dionis Xhafa

Gjak dhe një pikë lot, si mall për ata që janë jashtë e më kujtojnë,

që janë po gjaku im, kjo është jetë e minatorit e kështu flet ai, që teksa e zë tëposhtë kromi,

nuk ka ku të shkojë, i plagosur mbetet, nën qiell të hapur të tragjedive të reja,

në vendin e skamjes që nuk ka kufi, nën pasurinë e madhe të tyre që nuk tundet.

Kërrkund nuk e qasin, shteti as në derë të spitalit, gjallë e përserë nuk e do,

por e dëshiron të sëmurë e me patericë, të lëngojë, të mallkojë veten,

të jetë një hiç, një mizë në tokë, një qenie pa kujdes, pa hiç,

që nuk meriton as titrat për t’u shfaqur, se kjo qënie ekzistoi e dha jetën si hero,

nën rrënimin e ri,

me reklama të kristalta.