Një kryq e një shqiponjë


Dionis Xhafa

 

Një kryq i lartë vërtitet mbi Olimp, veç thërret: “Unë jam i parë”,

e ndër të është një shqiponjë, rrotull vërtitet dhe syrin e stërvit,

zbret tëposhtë e lart vijon të hipë, për ushqim, mbijetesë sillet vërdallë,

ngjitet tutje në mal, vjen shigjetë në hon, ta varin duan përmbi kryq.

 

Dy kombe kështu trubollohen, në gjak e skëterrë zgjidhin hallet e tyre,

në urrejtje valojnë flamuj, bandelora, racizëm ndër tokë, kudo, anembanë,

mendjet e kthjellta më kot shkatërrohen, bijtë bien në shtete, në dheun e përzier,

ndër këtë marri, ku valëvitet menderosja, lum kush e di, se shqiponjë e kryq, mund të mbretërojnë, bashkë, në qiellin e paanë.

 

Sikur të jetë e vërtetë tragjedi e Eskilit, si Mjeda, ju keni lirinë, ne hekrat kemi,

ne mbijetesën, dhimbjen e lotët, ju bukuria, miti, në doni Mesdheu, Egjeu,

të mund të hedhim tutje nëntokën e hirit, se të zezat askund nuk i do vendi,

në universin e lartë, në rrokaqiejt që ndizen, bëhemi bashkë, një, si Prometeu.

 

Fieri (shkruar nga celulari)


USER_SCOPED_TEMP_DATA_MSGR_PHOTO_FOR_UPLOAD_1540548057138.jpg_1540548065469.jpegdionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

Rini e fresket lokalet plot, por vend disi braktisur,

ka shprese, ndricim, drite-hije,

udhetoj kontraktuar, udhes duke peshperisur,

arome atdheu, Kosove, Camerie, gjenden ne ty, Fier.

 

 

Kosovës


 

Kosovës

Dionis Xhafa

 

Shtat i lartë i derdhur në plumba,

jo nuk përkulet, vjen e drejtohet,

hasmit qëndrim ballë për ballë, nis e kris pushka,

në trajtë lirie, trup mbi besë të lidhur, veç ndritohet.

 

Armiqtë e lirisë, me gjak të keq nga Karpatet,

si ndër thonj futur në mish, si zezonjat kanë marrë hov,

zaptojnë e copëtojnë shtëpitë, edhe fushat e malet,

në mbrojtje çlirimtare rri, UÇK, për të ardhmen, për ty, moj nuse, Kosovë.

 

 

 

Vjeshta


 

 

Dionis Xhafa

 

Sot këmbët e mia shkelën gjethet, kuptova se erdhe ti vjeshtë,

në hapa të mendueshëm dridhen fletët, porsi valë lumturie,

vapë e gushtit iku tutje, erërat erdhën, çelën fytyrat ashtu zbehtë,

ndër këtë stinë lëvizin tragetet, buçasin detet, si kreshta rinie.

 

Avionët arratisen në qiejt e grisur, në aeroporte ndizen përqafimet,

lotët dhe shiu reshtas përzihen, në përputhje, në drita, në heshtje,

drunj e vreshta se ç’janë harlisur, kapërcyell kanë harmoninë, gëzimet,

e kujtimet vijnë e vishen, mbarten e kasketë bëhen, sikurse gjethe.

 

Nën kërcitjet e hapave të mi, tru më kujton jetë të kaluar, të largët,

zhytur në atë vetmi, e vranët sillet koha, ndër lëmira e shpresime,

shpirt ndez zjarr, e shuhet bëhet hi, vjen e fortë, e vjen e ashpër,

zemra mbushur shpresë e luledielli, vlon mall, e vlon kujtime.

 

E kërmijt dalin në fushë, nxjerrin çadrat që të mbrohen prej shiut të madh,

të mbjella, të korra, shëndet, mbarësi, ndriçojnë kodrina, si kohë të hershme,

lulet kokën nxjerrin në diell, nëpër kodra, fusha, male, e ndër luadhë,

e tek shkel gjethen në udhë, ajo vjen e bëhet fli, e shpejt si feliksi ngjallet, vjeshtë e gaztë, e hareshme.

 

 

Natë e zezë


 

 

Dionis Xhafa

 

Natë e zezë si kjo pis, e skëterrë dhe e tmerrshme shumë,

si tragjeditë e kësaj jete të flamosur, udhë e gjatë që ka fund të sigurt,

unë s’di përse më thërrasin Dionis, në ngjyrat e jetës, në raste e humb,

s’kam merak për veten, por dynja e tërë varrosur, në kallëpe mashtrimi zhytur.

 

Filozofi e jetës, një trishtim e bukuri pa fund, si errësirë e skëterrë, korba,

nga groposje po do të dal, pa fjalë shumë dhe në biseda fort jo, veç hesht,

të këqijat zhduki, hidhi në lumë, përzier mos kij me rrotulla dhe çorba,

as nder e gjak, drejtësi mos fal, dua të zhdukem përnjëmend në këtë natë të zezë.

 

 

Idi Amin


 

Dionis Xhafa

 

Buzëqeshja juaj e egër, dhe e tmerrshme shumë,

që një popull në ferr e çoni, e vetë karrigen nuk e lëshoni,

veç gënje, në fjalë pa metër, doni pushtet, vetëm turmë,

për ju qielli, më pas vjen honi, kaloni male, mbyteni në lumë.

 

Idi Aminër, zemër gurë, jetë tradhtarësh për interesa meskine,

që për popull e atdhe as kokët nuk çani, në fëlliqësi krejt vandal,

ju nuk doni ura, por vetëm mur, të bëni dallavere dhe veç hile,

shpresa, dritë e ngazëllim ju vrani, meritoni varr, nëntokë, sa një mal.

 

 

Azilkërkuesi


dionis xhafa2

Dionis Xhafa

 

Një shqiptar 26 vjeç, vdekur në autostradë, në Metz,

trup i tij përplasur nga kamionë, trishtas, krejt përvajtues,

shqiptar i mjerë, larg atdheut, aty ku pipëzim s’duhet, vetëm hesht,

por me raste edhe vdekur, pa jehonë, pa britmë, si azilkërkues.

 

Vajtojnë shqypet majë malit, trup rinor që e mor rruga,

djalë që eci ndër hekurudhë, në autostradë, në të nxehtë, e në të ftohtë,

vini kujën historisë së djalit, se rinia kështu u humbka,

se shqiptar këtë fat paska, ku me udhë, e ku pa udhë, vdekje e jetë moj Europë.

 

Vdekje e jetë siç na u ngjalle, liri e vdekje për ne zot,

pëllumba premtohen e korba ndjellen, si të të vrasë vetë kjo Hyjni,

edhe zanat sonte përmallen, ngrihen peshë qiellor e bien në hon,

ndërrojnë motet, vrasin vdekjen, shpirti zbardhur, kurorë për perëndi.

 

 

Njerëzve të vendit tim


Dionis Xhafa

 

Njerëzve të vendit tim, unë fjalën ua besoj,

unë për ta e ata për mua himn, kudo kushtroj,

me ta jam tribun, çlirim, si bilbil nis këndoj,

e vallëzoj sot lirinë, ndez shpirt e jetë si lumenj e kroj.

 

O vendi im me male thepisur dhe me fusha të tëra pjellore,

iniciale të dhimbjes krenare, bijë e dheut të shtypur prej armikut të ashpër,

që në ty kalova ashtu harlisur, në fushëqeta, në fije bore,

u bëra me ty njësh me ata halle, me atë motin tënd, trupin më ftohe, shpirtin më ngrohe.

 

Po dhe njerëzit e asaj ane, me halle mbi sup, me ta zemrën e bëra njësh,

ku gëlon dashuri e mall, flatrat e mia që u ndezën, ndër male e kreshta,

ndër punëtorinë tuaj ka flakadanë, në atë vend ka diell të nxehtë dhe të flakur hënë,

në jastëk fjetur dhe ngadalë rashë, dhe në brenga, plot me lot, sërish qesha.