Kur pagesat e ujit nuk bëhen me libreza, por me afrofe…


Dionis Xhafa , “Sot”

Ujësjellësi i Tiranës vijon të grabisë qytetarët duke i faturuar shumë më tepër nga çfarë mund të ishin faturuar në mënyrë të rregullt. Thuajse shumica e qytetarëve të kryeqytetit ankohen se faturat janë shumë të kripura dhe se askush nuk i sheh sahatet, por i vendosin në mënyrë afrofe dhe shumë më shumë nga sa harxhojnë në të vërtetë. Shkojmë në zyrat qendrore të UKT-së në kryeqytet dhe ajo që të bie në sy është fakti se shumë qytetarë janë drejtuar te zyrat e ankesës, pasi janë të pakënaqur me shërbimin e Ujësjellësit të Tiranës. Qytetarët që kanë ankesa pranë këtyre zyrave nuk ngurrojnë aspak të hedhin akuza ndaj punonjësve dhe stafit të Ujësjellësit, staf që sipas tyre shpesh është dembel dhe nuk merr iniciativën as të vërë sahate, por edhe kur ata janë, nuk shihet se sa xhiro ka bërë sahati, por vihet një faturim afrofe. Një ndër qytetaret e paraqitura në këtë sportel, Fatbardha, shprehet e shqetësuar, pasi i kanë vjedhur sahatin dhe ka mbetur pa një të tillë. Duke qenë se nuk ka tashmë sahat, UKT e faturon afrofe ndaj dhe ka ardhur pranë këtij institucioni për të bërë një ankesë, si dhe për të kërkuar instalimin e sahatit në shtëpi, gjë që nuk është bërë nga ana e punonjësve të Ujësjellësit. “Më kanë vjedhur sahatin ka dy muaj. Kjo sepse instalimin e sahatit e bëjnë jashtë shtëpisë. Nëse nuk kujtohesh vetë për ta vënë, këta nuk denjojnë fare të vijnë vetë. Megjithatë, sigurisht ne na intereson kjo gjë dhe kështu që kam ardhur vetë që të bëj kërkesë për sahat se kështu të rrjepin me afrofe, e cila shkon deri në 21 mijë lekë të vjetra. Afrofenë e vendosin që nga zyrat dhe as që vijnë fare ta vendosin. Ky është turp”, thotë Fatbardha, e shqetësuar për vjedhjen e sahatit të ujit dhe e që kërkon që Ujësjellësi të vendosë rregull dhe ta faturojë aq sa t’i shkojë sahati. Një qytetare tjetër, Nuria, dhe ajo e shqetësuar për situatën, shpjegon se situata ekonomike është mjaft e rëndë për të dhe sikur të mos mjaftonte kjo, fatura e ujit i shkon 21 mijë lekë të vjetra për çdo muaj, një pagesë mjaft e lartë për ujë. “Shumë keq është gjendja. 21 mijë lekë janë shumë para. Ne jemi vetëm tre vetë në familje dhe aq më tepër nuk kemi fare sahat dhe çdo gjë e bëjnë afrofe. Kam bërë ankesë për sahat, por nuk kanë ardhur. E keqe tjetër është edhe kamatë-vonesa, pasi nëse nuk vjen me datë 28 të çdo muaji dhe vonohesh, je detyruar të paguash kamatën”, tregon Nuria, një grua rreth të 60-tave. Një tjetër qytetare po me të njëjtin problem thotë se sahati nuk shihet fare edhe pse ka sahat në shtëpi. Madje, ajo shton se punonjësit e UKT-së çdo gjë e bëjnë nga zyrat dhe as nuk paraqiten ndonjëherë që të shohin se sa ka shkuar shiriti në sahat, gjë e cila, sipas qytetares nuk është aspak e drejtë. Situata është akoma dhe më e vështirë për një grua të papunë, rreth të 40-tave, e cila gati në ngashërim, na thotë se është një grua e papunë dhe se bashkëshortin e ka invalid, gjë e cila e ka penguar të paguajë faturën që sjell Ujësjellësi. “I kam lënë dy muajt e fundit pa paguar. Jam interesuar edhe te drejtori i UKT-së, Fatbardh Islamaj, po të qe nevoja edhe te kryeministri do ankohem se nuk kam punë dhe s’kam mundësi për ti paguar lekët”, na shpjegon situatën e saj gruaja. Të njëjtin problem shpreh edhe një burrë i moshuar, që edhe pse i pajisur me sahat, faturat i shkojnë afrofe.

Fatbardha: Kam dy muaj pa sahat, fatura afrofe 21 mijë lekë

Fatbardha, një grua rreth të 50-tave thotë se sahati i ujit që ajo ka patur të instaluar pranë shtëpisë së saj është vjedhur dhe se UKT-ja as që është shqetësuar për të vënë sahat të ri vetë, por ajo detyrohet të paraqitet personalisht, kjo edhe për shkak se tashmë i shkojnë fatura afrofe të kripura. “Ma kanë vjedhur sahatin e ujit ka 2 muaj. E kanë hequr me kaçavida, kjo për shkak se sahatin e instalojnë në ambientet e jashtme të shtëpisë dhe si rrjedhojë nuk kam mundur ta kontrolloj kur e kanë vjedhur. Meqenëse më ndodhi kjo, nuk më vjen më askush në shtëpi nga Ujësjellësi, por i vendosin afrofe dhe s’kam ç’të bëj gjë tjetër veçse ti paguaj sa të vijë fatura, gjë që nuk është aspak e drejtë. E sjellin faturën 21 mijë lekë, para të cilat unë nuk i harxhoj, por meqenëse nuk e kam sahatin duhet ti paguaj”, shprehet e shqetësuar gruaja. Ajo më tej shpjegon se ka qenë gjithmonë e rregullt me pagesën dhe do vetëm drejtësinë, ndaj dhe është paraqitur në zyrat e ankesave, për të vënë një sahat të ri. Sipas Fatbardhës, është vetëm interesi i saj që e ka sjellë në zyrat e UKT-së, pasi nëse nuk do ta bënte vetë, askush nuk është interesuar, pasi ka dy muaj që nuk e ka sahatin.

Nuria: Faturistët nuk vijnë të shohin sahatin, tarifimi afrofe

Nuria është një grua me banim tek zona e quajtur “Medrese” në Tiranë dhe thotë se tashmë është bërë e modës që faturimi të bëhet afrofe nga ana e punonjësve të Ujësjellësit të Tiranës. Sipas gruas, faturimi në këtë mënyrë është mënyra më e përhapur dhe më tepër e aplikueshme, gjë që qytetarja e quan të padrejtë. “Është e padrejtë të faturohesh në mënyrë afrofe, pa e parë fare sahatin. Kjo është mënyrë shumë e gabuar, pasi dikush harxhon më shumë dhe ndokush më pak ujë, ndërsa këta i vendosin sipas qejfit. Është një kaos i madh kjo puna e pagesës dhe aspak transparente. Për këtë kam ardhur sot, për të bërë ankesë pranë zyrave të ankesës se më vjen faturë afrofe, zakonisht 21 mijë lekë dhe nuk shihet sahati i ujit, hiç fare”, shprehet më tej Nuria. Ajo shton se banon vetëm me bashkëshortin dhe vajzën dhe janë shumë pak anëtarë për të shkuar pagesa e ujit kaq shumë, pasi nuk e përdorin ujin në mënyrë kaq të bollshme sa të vijë kjo faturë kaq e lartë. Nuria përmbyll prononcimin e saj duke vënë theksin tek padrejtësia e metodës së pagesës afrofe.

 Faiku: Të na faturojnë aq sa shënohet në sahat

Faiku është një burrë i thyer në moshë i indinjuar për situatën dhe thotë se qytetarët duhet të faturohen aq sa është shënuar në sahat dhe asnjë gram më shumë. Sipas tij, është një metodë aspak e mirë kjo që ndiqet nga ana e punonjësve të Ujësjellësit të Tiranës, të cilët as që e shohin sahatin, por lëshojnë fatura afrofe. “Këta nuk i shohin fare faturat. Unë jam dakord me ligjin dhe me rregullin. Të më faturojnë aq sa shënohet në shirit dhe as më pak e as më shumë. Edhe sikur të harxhoj më shumë nga se është afrofeje, unë do isha dakord, pasi është ligjore dhe brenda rregullave. Megjithëse, si për mua, si për të gjithë faturat afrofe vijnë më shumë nga se mund të harxhohet me ujin. Punonjësit e kanë lehtësuar punën në atë fazë sa s’ka ku të shkojë më. Mirë që jemi të detyruar të vijmë vetë se na vënë kamatë për çdo ditë vonesë, por tani as sahatet nuk i shohin, unë se kuptoj se çfarë pune bëjnë. Më duket se bëjnë muhabete nëpër kafene dhe lëshojnë fatura për popullin, sikur të jetë populli ndonjë plaçkë për ta rrjepur. Kështu nuk bëhet”, mbyll fjalën i moshuari, i cili ka ardhur që nga lagjja “21 dhjetori” e Tiranës në zyrat e ankesës së UKT-së.

Merita: Do ankohem deri tek Rama për faturat afrofe

Merita është një grua që edhe në pamje të parë të jep përshtypjen se nuk ka një gjendje të mirë financiare. Ajo është sot në zyrat e ankesave të Ujësjellësit të Tiranës për një problem shumë të madh. Merita thotë se nuk ka para ti paguajë faturat e ujit që i vijnë nga ana e punonjësve të UKT-së të vëna në mënyrë afrofe nga ana e punonjësve të institucionit. Gati në ngashërim ajo ndan problemin e saj dhe pamundësinë për të paguar faturën që i vjen për çdo muaj, e cila duhet paguar, pasi në të kundërt kamata ecën dhe pagesa bëhet gjithnjë e më e pamundur. “Nuk kam mundësi të paguaj faturimin afrofe që më vjen, disa herë 15 mijë lekë dhe herë të tjera 21 mijë lekë të vjetra. Unë jam e papunë dhe burrin e kam invalid dhe si kemi mundësitë për pagesë. Kam ardhur sot për të folur personalisht me drejtorin e UKT-së, Fatbardh Islamaj për këtë problem. Unë jam e gatshme që të flas edhe me vetë kryeministrin Rama për ta zgjidhur problemin në fjalë, pasi s’kam se si të veproj dhe e kam të pamundur”, përmbyll fjalën 35-vjeçarja, Merita.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/uj%C3%ABsjell%C3%ABsi-grabit-qytetar%C3%ABt-me-faturime-afrofe-radh%C3%AB-t%C3%AB-gjata-ankesash-n%C3%AB-ukt#sthash.zqPBojnh.dpuf

Image

Me fytyrë nga Lindja…


Nacional  , Dionis Xhafa , 29.10.2013    –   Revista Drini   – Dielli – The Sun – Gazeta e Shqiptareve te Amerikes

Shoqëritë e Lindjes po vënë bazat e atyre shoqërive, ku marrëdhëniet konfliktuale rregullohen përmes tre konceptesh kryesore. Kështu, Bulaç tregon tre konfliktet që ka sot njeriu i parimeve të Lindjes. Njeriu ka tre konflikte bazë, të cilat janë: (1) Konflikti i njeriut me natyrën. (2) Konflikti me vetveten. (3) Konflikte morale, politike ose juridike. Laicizmi i shteteve lidnore shprehet për zgjidhje konkrete dhe për zgjidhje të plotë të proceseve historike që kalon një shoqëri. Shoqëria shqiptare, si një shoqëri e ndikuar ndjeshëm nga historia e Lindjes në disa etapa historike evolutive të saj është e aftë dhe madje disa nga këta parime ka arritur ti instalojë si norma morale dhe si rregullatore të shoqërisë. Gjithashtu lartpërmendëm si element me rëndësi të jashtëzakonshëm laicizmin e shtetit dhe në një shoqëri si ajo shqiptare, me një popullësi dërrmuese të besimit islam, por shtet laik, një përzierje “e frikshme” për ti dhënë një hov cilësor lëvizjeve të gjëra civile. Si një demosdoshmëri e gjallimit të demokracisë në zhvillim. Mendimtarë të Lindjes mendojnë se sqarimet e Perëndimit mbi demokracinë kanë humbur fuqinë e përmirësimit. Francis Fukyama, mjeshtër i shkencave të politikës dhe një autor mjaft i njohur, në kryeveprën e tij, “Fundi i Historisë..” thotë se Perëndimi po shkon drejt fundit të qytetërimit të vet dhe fundi i qytetërimit vlen vetëm për Perëndimin dhe jo pjesën tjetër të botës. Në demokracitë e vendeve Lindore, ku hyn edhe demokracia shqiptare, vërtetë nuk kemi demokraci të përsosor, por ama nuk është një demokraci e ngrirë siç ndodh në Perëndim, ku ka arritur perfesioni dhe gjithçka është stopuar. Hipoteza e autorit është se në kohëzgjatje, ky lloj modernizimi që ka Perëndimi do të vijë një kohë që do të thyhet, ashtu sikundër u thye njëherë e një kohë Perandoria Osmane, fuqia më e madhe për shekuj me rradhë dhe fundi i saj erdhi pikërisht kur ajo arriti në perfeksion dhe në kulmin e fuqisë. Shoqëria shqiptare, ndryshe nga panoramat e “fotove të ngrira” të vendeve perëndimore, ku sistemet janë të palëvizshme, sistemi demokratik është në lëvizje, është dinamik, ka progres, jetë, gjallëri. Si përfundim, mund të thuhet se hipoteza e famshme lindore është se ndërsa Perëndimi është në fillimit e fundit të përsosmërisë, Lindja është në fundin e fillimit të saj.

http://www.revistadrini.com/2013/10/dionis-xhafa-me-fytyre-nga-lindja/

http://gazetadielli.com/me-fytyre-nga-lindja/

Image

Tregjet në Tiranë në kushte skandaloze


 

Dionis Xhafa, “Sot”

Tregjet në Tiranë janë në kushte skandaloze. Shitet e blihet në pikun e ditës, në mes të katër rrugëve, duke zënë trotuare dhe rrugë, por duke rrezikuar rëndë dhe shëndetin e qytetarëve. Një situatë e tillë është së paku në disa tregje të kryeqytetit. Ne bëmë një verifikim të tregjeve kryesore në kryeqytet dhe hasëm tregje ushqimorë jashtë çdo lloj kushti higjenik dhe që në mes të një pluhuri dhe llahtarie të zhurmës, serviren për t’u shitur. Për të parë më nga afër gjendjen ishim në tregun pranë zonës së “Xhamllikut”, në tregun e “Rrugës Bardhyl”, në tregun e “Pazarit të Ri”, si dhe në tregun ambulant dhe të improvizuar në “Rrugën e Kavajës”. Kështu, në tregun e “Xhamllikut”, situata është vërtetë e rëndë. Aty shitet në trotuare, aty ku kalojnë qytetarë për çdo ditë dhe duket se askush nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Edhe pse shet në kushte jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe aspak të volitshme për një treg, një nga tregtarët shprehet se nuk është faji i tij dhe se bashkia nuk ka marrë masa lidhur me gjendjen. “Ne kemi këtu ushqime edhe brenda dyqanit, por e nxjerrim mallin edhe jashtë, më shumë që ta vëzhgojnë qytetarët dhe të blejnë në dyqan. Nuk do ta bëja këtë gjë nëse nuk e bëjnë edhe të tjerët. Unë madje bëj tregti të ndershme dhe kam një dyqan ku shes dhe jam i vetëdijshëm që pjesa përpara ku kam nxjerrë produktet ushqimore për të shitur është e jashtëligjshme. Por më duhet ta bëj këtë, pasi të gjithë këtu, siç e sheh shesin në trotuare, madje s’kanë dyqane fare, ndryshe nga unë. Nëse unë e fsheh mallin tim në dyqan brenda, askush nuk do ta vinte re dhe nuk do ma blinin, kështu që për të mos qenë konkurrenca e pandershme i nxjerr edhe jashtë për t’i shitur. Për mua sa më parë bashkia të kujtohet për ti rregulluar tregjet se unë jam në rregull dhe thjesht i vë ushqimet brenda në dyqan. Jam i detyruar ta nxjerr mallin përtej dyerve të dyqanit për shkak të konkurrencës jo të ndershme që zhvillohet këtu”, thotë tregtari pranë zonës së njohur si “Xhamlliku”.

Tregjet

Pak më larg se ky treg gjendet një tjetër treg dhe ky është pranë “Pazarit të Ri”, i cili është tejmbushur me produkte për shitje dhe nuk ka mbetur thuajse fare hapësirë për të gjithë ata që kanë nevojë për të kaluar ose dhe më keq për ata që banojnë në këtë rrugë, fare pranë qendrës së kryeqytetit. Rruga është e tejmbushur me biçikleta dhe me motorrë, ku dyqane rresht shesin të tilla produkte dhe fare mirë ky treg mund të quhet edhe si “tregu i biçikletave”. Megjithatë, aty nuk mungojnë as produktet ushqimore që shiten në rrugë, sidomos në zonën e njohur si “Rruga e Saraçeve”. Tregu pranë Rrugës Bardhyl po ashtu paraqitet në gjendje mjaft mjerane. Tregu i “Rrugës së Kavajës” është një kaos më vete, pasi e gjithë rruga në trotuar është mbushur me shitës ambulantë, të cilët shesin produkte ushqimore nga më të ndryshmet dhe fruta, si mollë, banane apo hurma, të cilat pluhurosen në këtë rrugë ku kalojnë shumë automjete, si një rrugë kryesore e Tiranës. Situata thuajse në të gjitha tregjet paraqitet tejet tragjike, teksa mendon se sa në rrezik vihet shëndeti i qytetarëve, pas konsumimit të këtyre ushqimeve, jashtë çdo kriteri frigoriferik apo higjieno-sanitar. Premtimi i Bashës në fushatë për ta rregulluar këtë gjendje, ka rezultuar si edhe premtimet e tjera, një gënjeshtër për të manipuluar zgjedhësit.

Shitësi te “Xhamlliku”: Jam i detyruar të shes edhe në rrugë

Një shitës në “zonën e Xhamllikut” shprehet se është i detyruar të shesë mallin e tij edhe në rrugë dhe është i detyruar ta bëjë këtë nën presionin e një konkurrence të pandershme, ku çdokush shet për qejfin e tij dhe askush nuk do t’ia dijë për asgjë, mjafton që malli i tij të shitet. “Këtu nuk ka as edhe një rregull. Vetëm se ushqimet sigurisht i vëmë në arka, ka raste disa shitës i vënë hurmat edhe në disa copa që nxjerrin në rrugë dhe as arka nuk ka. Kjo është një mënyrë për të shmangur edhe taksat. Unë vetë kam dyqan dhe jam në rregull me bashkinë, kurse ushqimet i nxjerr që ti shohë çdokush që kalon këtu, me qëllim që ta reklamoj produktin tim se s’kam si t’ia bëj ndryshe. Është konkurrencë krejtësisht e pandershme dhe s’ke ç’bën, do dalësh edhe vetë jashtë kësaj hapësire se nuk del me fitime”, thotë shitësi pranë “Xhamllikut”. Ai përfundon duke thënë se situata ka kaq kohë në këtë gjendje dhe askush nuk është kujtuar për ta rregulluar atë.

Tregtar në Rrugën Bardhyl: Shesim nga halli, këto kushte janë

Një tregtar që shet hurma në rrugë, të cilave iu ka vënë poshtë një mbulese të madhe, të cilën me shumë mundësi e ka marrë nga shtëpia na thotë se shet për të nxjerrë pak para. Sipas tij, është e vetmja rrugë mbijetese dhe është i detyruar që të shesë në këto lloj kushtesh, që duket se janë një gjë e mirë për të, pasi gjen rastin të bëjë tregti në një mënyrë ku nuk është i detyruar të paguajë taksa në pushtetin lokal, përkatësisht në bashkinë e Tiranës. “Shes se nuk kam rrugë tjetër. Siç e sheh këtu ka tymra, gazra që dalin nga makinat, por që se kam më problem se u bënë kohë që e kryej këtë aktivitet. Shpesh i ruhem edhe policisë se na heq nga rruga për të shitur dhe rikthehem prapë për të shitur ndonjë gjë. Në këta kohë që jetojmë është e vështirë edhe të mbijetosh dhe për ne sidomos është bërë vështirë shumë dhe rrugëzgjidhje e vetme ka mbetur vetëm kjo, që të shesim sa të mundemi. Ai përmbyll fjalën, duke thënë se e di shumë mirë që po shet, jo vetëm jashtë kushteve që lejohen, por edhe jashtë ligjeve, duke iu shmangur taksave, por është e vetmja rrugë e sigurimit të parave nga tregtia.

Dritani tek Pazari i Ri: Gjithmonë kjo situatë ka qenë

Dritani është një tregtar pranë tregut të “Pazarit të Ri” dhe thotë se situata ka kohë që është e njëjtë dhe nuk është fare i habitur me aktivitetin e tij të përditshëm, që është shitja e biçikletave në rrugë. Dritani është një burrë afër të dyzetave dhe shprehet se ky treg ku ai shet është bërë aq tradicional në kryeqytet, sa çdokush që dëshiron të blejë një biçikletë interesohet pikërisht në këtë treg. “Këtu ka kohë që shiten biçikleta dhe thuajse të gjithë në Tiranë e njohin si të tillë. Është bërë e traditës që në këtë rrugë të interesohet për blerjen e një biçiklete dhe të gjithë të interesuarit drejtohen tek ne. Është e vërtetë që kemi zënë thuajse të gjithë trotuaret, madje nga të dyja anët, por që është e vetmja mënyrë e tregtimit dhe deri tani s’ka ardhur asnjë lloj policie, asnjë polic të na thotë se përse shesim në rrugë. Si të thuash është kthyer si e zakonshme dhe nuk i bën më përshtypje askujt që po shesim në rrugë. Kështu e mbyll fjalën e tij Dritani, i cili duket që është jashtëzakonisht i zënë nga ofertat e ndryshme të personave të interesuar për biçikleta dhe i kënaqur më këtë aktivitet, edhe pse është një aktivitet që zhvillohet për çdo ditë në një kaos total.

E moshuara te Rruga e Kavajës: Shesim sa për të mbijetuar

Një grua e moshuar, e cila del çdo mëngjes nga shtëpia për të shitur qumësht thotë se shet në “Rrugën e Kavajës”, duke e parë si një mënyrë për të mbijetuar. Ajo është 59-vjeçe dhe jeton së bashku me bashkëshortin e papunë e thotë se jeton vetëm me asistencë sociale dhe është e detyruar të shesë në këtë rrugë. Sipas saj, në këtë vend nuk ka as treg në fakt, por është më shumë një improvizim i disa personave për të shitur në cep të trotuarit. “Ky këtu nuk është fare treg, por më shumë janë mbledhur njerëz hallexhinj dhe shesin në cepa rrugësh sa të munden. Të gjithë kështu janë, jo vetëm unë dhe të gjithë kanë dalë për hallet e veta. Si thua ti, të vdesim ne apo të dalim të shesim sa mundemi të paktën”, na drejtohet gruaja e moshuar. Ajo thotë se ka qenë në punë para disa vitesh si kuzhiniere në një spital shtetëror, por pasi e nxorën nga puna dhe nuk gjeti punë në profesionin e saj, ndërmori këtë hap, për të shitur sa të mundet edhe pse në mënyrë të jashtëligjshme. Gruaja mbyll, duke thënë se do ta bëjë këtë gjë derisa të mos lejohet më nga bashkia. Sipas saj, në rast se nuk merren masa nga ana e pushtetit lokal, atëherë do të fillojë të shesë.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/tregjet-n%C3%AB-tiran%C3%AB-n%C3%AB-kushte-skandaloze-basha-asnj%C3%AB-investim-prej-2-vitesh#sthash.5aAEseaB.dpuf

Image

Tregjet në Tiranë janë në kushte skandaloze. Shitet e blihet në pikun e ditës, në mes të katër rrugëve, duke zënë trotuare dhe rrugë, por duke rrezikuar rëndë dhe shëndetin e qytetarëve. Një situatë e tillë është së paku në disa tregje të kryeqytetit. Ne bëmë një verifikim të tregjeve kryesore në kryeqytet dhe hasëm tregje ushqimorë jashtë çdo lloj kushti higjenik dhe që në mes të një pluhuri dhe llahtarie të zhurmës, serviren për t’u shitur. Për të parë më nga afër gjendjen ishim në tregun pranë zonës së “Xhamllikut”, në tregun e “Rrugës Bardhyl”, në tregun e “Pazarit të Ri”, si dhe në tregun ambulant dhe të improvizuar në “Rrugën e Kavajës”. Kështu, në tregun e “Xhamllikut”, situata është vërtetë e rëndë. Aty shitet në trotuare, aty ku kalojnë qytetarë për çdo ditë dhe duket se askush nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Edhe pse shet në kushte jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe aspak të volitshme për një treg, një nga tregtarët shprehet se nuk është faji i tij dhe se bashkia nuk ka marrë masa lidhur me gjendjen. “Ne kemi këtu ushqime edhe brenda dyqanit, por e nxjerrim mallin edhe jashtë, më shumë që ta vëzhgojnë qytetarët dhe të blejnë në dyqan. Nuk do ta bëja këtë gjë nëse nuk e bëjnë edhe të tjerët. Unë madje bëj tregti të ndershme dhe kam një dyqan ku shes dhe jam i vetëdijshëm që pjesa përpara ku kam nxjerrë produktet ushqimore për të shitur është e jashtëligjshme. Por më duhet ta bëj këtë, pasi të gjithë këtu, siç e sheh shesin në trotuare, madje s’kanë dyqane fare, ndryshe nga unë. Nëse unë e fsheh mallin tim në dyqan brenda, askush nuk do ta vinte re dhe nuk do ma blinin, kështu që për të mos qenë konkurrenca e pandershme i nxjerr edhe jashtë për t’i shitur. Për mua sa më parë bashkia të kujtohet për ti rregulluar tregjet se unë jam në rregull dhe thjesht i vë ushqimet brenda në dyqan. Jam i detyruar ta nxjerr mallin përtej dyerve të dyqanit për shkak të konkurrencës jo të ndershme që zhvillohet këtu”, thotë tregtari pranë zonës së njohur si “Xhamlliku”.

Tregjet

Pak më larg se ky treg gjendet një tjetër treg dhe ky është pranë “Pazarit të Ri”, i cili është tejmbushur me produkte për shitje dhe nuk ka mbetur thuajse fare hapësirë për të gjithë ata që kanë nevojë për të kaluar ose dhe më keq për ata që banojnë në këtë rrugë, fare pranë qendrës së kryeqytetit. Rruga është e tejmbushur me biçikleta dhe me motorrë, ku dyqane rresht shesin të tilla produkte dhe fare mirë ky treg mund të quhet edhe si “tregu i biçikletave”. Megjithatë, aty nuk mungojnë as produktet ushqimore që shiten në rrugë, sidomos në zonën e njohur si “Rruga e Saraçeve”. Tregu pranë Rrugës Bardhyl po ashtu paraqitet në gjendje mjaft mjerane. Tregu i “Rrugës së Kavajës” është një kaos më vete, pasi e gjithë rruga në trotuar është mbushur me shitës ambulantë, të cilët shesin produkte ushqimore nga më të ndryshmet dhe fruta, si mollë, banane apo hurma, të cilat pluhurosen në këtë rrugë ku kalojnë shumë automjete, si një rrugë kryesore e Tiranës. Situata thuajse në të gjitha tregjet paraqitet tejet tragjike, teksa mendon se sa në rrezik vihet shëndeti i qytetarëve, pas konsumimit të këtyre ushqimeve, jashtë çdo kriteri frigoriferik apo higjieno-sanitar. Premtimi i Bashës në fushatë për ta rregulluar këtë gjendje, ka rezultuar si edhe premtimet e tjera, një gënjeshtër për të manipuluar zgjedhësit.

Shitësi te “Xhamlliku”: Jam i detyruar të shes edhe në rrugë
Një shitës në “zonën e Xhamllikut” shprehet se është i detyruar të shesë mallin e tij edhe në rrugë dhe është i detyruar ta bëjë këtë nën presionin e një konkurrence të pandershme, ku çdokush shet për qejfin e tij dhe askush nuk do t’ia dijë për asgjë, mjafton që malli i tij të shitet. “Këtu nuk ka as edhe një rregull. Vetëm se ushqimet sigurisht i vëmë në arka, ka raste disa shitës i vënë hurmat edhe në disa copa që nxjerrin në rrugë dhe as arka nuk ka. Kjo është një mënyrë për të shmangur edhe taksat. Unë vetë kam dyqan dhe jam në rregull me bashkinë, kurse ushqimet i nxjerr që ti shohë çdokush që kalon këtu, me qëllim që ta reklamoj produktin tim se s’kam si t’ia bëj ndryshe. Është konkurrencë krejtësisht e pandershme dhe s’ke ç’bën, do dalësh edhe vetë jashtë kësaj hapësire se nuk del me fitime”, thotë shitësi pranë “Xhamllikut”. Ai përfundon duke thënë se situata ka kaq kohë në këtë gjendje dhe askush nuk është kujtuar për ta rregulluar atë.

Tregtar në Rrugën Bardhyl: Shesim nga halli, këto kushte janë
Një tregtar që shet hurma në rrugë, të cilave iu ka vënë poshtë një mbulese të madhe, të cilën me shumë mundësi e ka marrë nga shtëpia na thotë se shet për të nxjerrë pak para. Sipas tij, është e vetmja rrugë mbijetese dhe është i detyruar që të shesë në këto lloj kushtesh, që duket se janë një gjë e mirë për të, pasi gjen rastin të bëjë tregti në një mënyrë ku nuk është i detyruar të paguajë taksa në pushtetin lokal, përkatësisht në bashkinë e Tiranës. “Shes se nuk kam rrugë tjetër. Siç e sheh këtu ka tymra, gazra që dalin nga makinat, por që se kam më problem se u bënë kohë që e kryej këtë aktivitet. Shpesh i ruhem edhe policisë se na heq nga rruga për të shitur dhe rikthehem prapë për të shitur ndonjë gjë. Në këta kohë që jetojmë është e vështirë edhe të mbijetosh dhe për ne sidomos është bërë vështirë shumë dhe rrugëzgjidhje e vetme ka mbetur vetëm kjo, që të shesim sa të mundemi. Ai përmbyll fjalën, duke thënë se e di shumë mirë që po shet, jo vetëm jashtë kushteve që lejohen, por edhe jashtë ligjeve, duke iu shmangur taksave, por është e vetmja rrugë e sigurimit të parave nga tregtia.

Dritani tek Pazari i Ri: Gjithmonë kjo situatë ka qenë
Dritani është një tregtar pranë tregut të “Pazarit të Ri” dhe thotë se situata ka kohë që është e njëjtë dhe nuk është fare i habitur me aktivitetin e tij të përditshëm, që është shitja e biçikletave në rrugë. Dritani është një burrë afër të dyzetave dhe shprehet se ky treg ku ai shet është bërë aq tradicional në kryeqytet, sa çdokush që dëshiron të blejë një biçikletë interesohet pikërisht në këtë treg. “Këtu ka kohë që shiten biçikleta dhe thuajse të gjithë në Tiranë e njohin si të tillë. Është bërë e traditës që në këtë rrugë të interesohet për blerjen e një biçiklete dhe të gjithë të interesuarit drejtohen tek ne. Është e vërtetë që kemi zënë thuajse të gjithë trotuaret, madje nga të dyja anët, por që është e vetmja mënyrë e tregtimit dhe deri tani s’ka ardhur asnjë lloj policie, asnjë polic të na thotë se përse shesim në rrugë. Si të thuash është kthyer si e zakonshme dhe nuk i bën më përshtypje askujt që po shesim në rrugë. Kështu e mbyll fjalën e tij Dritani, i cili duket që është jashtëzakonisht i zënë nga ofertat e ndryshme të personave të interesuar për biçikleta dhe i kënaqur më këtë aktivitet, edhe pse është një aktivitet që zhvillohet për çdo ditë në një kaos total.

E moshuara te Rruga e Kavajës: Shesim sa për të mbijetuar
Një grua e moshuar, e cila del çdo mëngjes nga shtëpia për të shitur qumësht thotë se shet në “Rrugën e Kavajës”, duke e parë si një mënyrë për të mbijetuar. Ajo është 59-vjeçe dhe jeton së bashku me bashkëshortin e papunë e thotë se jeton vetëm me asistencë sociale dhe është e detyruar të shesë në këtë rrugë. Sipas saj, në këtë vend nuk ka as treg në fakt, por është më shumë një improvizim i disa personave për të shitur në cep të trotuarit. “Ky këtu nuk është fare treg, por më shumë janë mbledhur njerëz hallexhinj dhe shesin në cepa rrugësh sa të munden. Të gjithë kështu janë, jo vetëm unë dhe të gjithë kanë dalë për hallet e veta. Si thua ti, të vdesim ne apo të dalim të shesim sa mundemi të paktën”, na drejtohet gruaja e moshuar. Ajo thotë se ka qenë në punë para disa vitesh si kuzhiniere në një spital shtetëror, por pasi e nxorën nga puna dhe nuk gjeti punë në profesionin e saj, ndërmori këtë hap, për të shitur sa të mundet edhe pse në mënyrë të jashtëligjshme. Gruaja mbyll, duke thënë se do ta bëjë këtë gjë derisa të mos lejohet më nga bashkia. Sipas saj, në rast se nuk merren masa nga ana e pushtetit lokal, atëherë do të fillojë të shesë.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/tregjet-n%C3%AB-tiran%C3%AB-n%C3%AB-kushte-skandaloze-basha-asnj%C3%AB-investim-prej-2-vitesh#sthash.5aAEseaB.dpuf

Perceptimi i një realiteti ballkanas


Dionis Xhafa, 27.10.2013, Rev..Drini

Ballkani është ai gadishull që shpesh na ngjan si një pjesëz e ndarë nga kontinenti evropian dhe një realitet ku janë të gërshetuara aq shumë mentalitete sa është thuajse e pamundur një harmonizim i tyre. Shkrimtari Ali Bulaç, tregon disa nga pasojat që lënë luftërat në një rajon, e ku mjaft mirë një shembull ekzemplar mund të jetë edhe Ballkani. Sipas tij, në një rajon ku janë zhvilluar luftëra ka disa pasoja, ndër të cilat përmend: Terrorizmin, migrimet masive, urinë dhe varfërinë, degradimin mjedisor, konfliktet etnike dhe sektare, përplasjen e qytetërimeve, pasoja të cilat çojnë pashmangërisht në masa të Perëndimit ndaj getoizmit kulturor që lulëzon në rajone me të tilla pasoja. Në këta rajone mungon edhe modeli që doli nga Revolucioni Francez, model i cili para së gjithash kishte në thelb të vetin atë që u ashtëquajt shtet-komb, ku kemi një elitë politike, një shoqëri të parë që ka kontroll mbi pjesën tjetër të shoqërisë. Në këtë revolucion të sedërtimit të shoqërisë franceze u eleminua ideja e unisonit apo njëvlefshmërisë në mes fesë dhe shtetit, duke i lënë vend shkencave politike dhe sociologjike, duke përjashtuar filozofinë dhe fenë. Kështu mund të arrihet një shtet laik dhe i shëndoshë, një model i ri organizativ. Nëse në vende perëndimore ky model ka kohë që është vendosur, vjen koha që edhe në vende jo-perëndimore të instalohet një model i ngjashëm, ku elita politike shoqërore të udhëheq pjesën tjetër të shoqërisë. Një model i tillë është pak larg në shtete jo-perëndimore, por ka hedhur shtatin për regullimin e shoqërisë në të tillë sistem meritokratik shoqëror.

http://www.revistadrini.com/2013/10/dionis-xhafa-perceptimi-i-nje-realiteti-ballkanas/

 

Image

Kur çështjet njerëzore përdoren për interesa politike


Dionis Xhafa

Romët kanë një jetë në mes katër rrugëve. Jemi mësuar që ti shohim nëpër rrugë, rrugica, streha të zbuluara, kazane mbeturinash… E gjithë kjo situatë ka qenë e përjetshme për romët. Bashkia e Tiranës e ka në kompetencë që të strehojë një shtresë vunerable si romët, të cilët endeshin nëpër Tiranë prej aq kohësh, ndërsa bashkia bën një sy qorr e një vesh shurdh dhe nuk e ka ndihmuar aspak këtë shtresë nevojtare. Romët në kryeqytetin shqiptar janë të shumtë në numër dhe përllogaritet se janë me mijëra, që jetojnë në lagjet e Kinostudios, Laprakës, Bregut të Lumit, Yzberishtit, Selitës etj. Problemet e shumta të romëve kanë qenë evidente, probleme të tilla si papunësia, varfëria, braktisja shkollave nga fëmijët e trafikimi i tyre, mungesa e infrastrukturës dhe strehimit, kushtet shëndetësore të këqija etj. Në Tiranë përllogariten të jenë 25 mijë romë, nga të cilët mbi 45 përqind janë të papunë dhe të pastrehë. Sidomos kohët e fundit, problemi i strehimit të tyre është bërë edhe më evident. Edhe pse është në kompetencë të Bashkisë së Tiranës që ti strehojë të gjithë të pastrehët e këtij komuniteti, në fakt këtë nismë për strehimin e romëve e ka ndërmarrë qeveria, menjëherë sapo erdhi në pushtet. Edhe pse nga njëra anë bashkia nuk ka dhënë as kurrfarë ndihme për romët, nga ana tjetër, Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Çështjeve Sociale të PD, u shpreh pak kohë më parë se qeveria po tejkalon ligjin dhe po ndihmon romët më tepër nga kompetencat që ka. Është ky fati i trishtë i romëve, të cilët më në fund u strehuan në Tufinë nga qeveria e re, si iniciativë e Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Rinisë dhe nuk gjetën asnjë lloj mbështetje nga bashkia e kryeqytetit dhe nga kryetari i saj, Lulzim Basha. Nuk kanë munguar edhe thirrjet e avokatit të Popullit, Igli Totozani, shoqërisë civile, organizatave joqeveritare për strehimin e këtyre shtresave nevojtare të shoqërisë, por asnjëherë bashkia nuk ka ndërmarrë një veprim për ti strehuar ato.

Përmbytjet, Enno Bozdo show mediatik

Përmbytjet në Tiranë kanë shkaktuar shumë dëme ekonomike dhe sociale për shumë familje në kryeqytet dhe është një rast që bashkia nuk e le për të bërë demagogjinë e përhershme të sajën. Edhe pse është kompetencë krejtësisht e Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, nënkryetar i bashkisë së kryeqytetit nuk ngurron të lëshojë akuza të rënda ndaj qeverisë, duke këmbëngulur, se qeveria e re nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe nuk ka hedhur asnjë qindarkë për të ndihmuar këta persona nevojtarë. Sipas Bozdos, është e turpshme që qeveria të mos hedhë asnjë para në këta njerëz që u prekën nga përmbytja. “Ndonëse Edi Rama nga Akti Normativ mori 100 milionë dollarë për shpenzime, nuk ka iu ka hedhur as edhe një dollar familjeve të përmbytura. Kanë dhjetë ditë që jetojnë në qiell të hapur. Lumi ka marrë gjithçka dhe nuk kanë më asgjë dhe ka po aq ditë që askush nga qeveria qendrore nuk është kujtuar për këta njerëz të goditur nga kjo përmbytje”, ka thënë dje, Enno Bozdo, nënkryetar i Bashkisë Tiranë. Këto deklarata nuk janë gjë tjetër veçse një gënjeshtër e nënkryetarit Bozdo, i cili edhe pse e di fare mirë se kompetencat për përmbytjet i ka bashkia, vijon ti gënjejë qytetarët për qëllime politike.

Kreu i Shoqatës së Romëve: Vendbanimi i ri, jo të gjithë dakord

Hajdar Hashimi është një burrë afro 55-vjeçar, i cili thotë se janë marrë me mjete ushtarake nga vendbanimi i tyre në afërsi të “Pallatit me Shigjeta” diku gjatë mesnatës, nga ora 02:00 deri në orën 04:00 dhe se jo të gjithë kanë qenë dakord për këtë transferim të bërë nga ana e Erion Veliajt, ministër i Çështjeve Sociale dhe Rinisë. Kjo, sipas Hashimit vjen nga fakti se shumica ishin mësuar në atë rrugë dhe ishte një rrugë ku romët e kishin më të lehtë mbijetesën. “Na morën nga ora 2 e natës me mjete ushtarake dhe na sollën këtu nga ora 4 e natës. Kemi dy javë që po bëhemi gati të rregullohemi dhe po transportojmë gjithçka na ka mbetur nga ish-barakat. Jemi 37 familje dhe këtu në këtë ish-repart ka dhe një rrezikshmëri, teksa ka kimikate të ndryshme, kimikate mjaft të rrezikshme për jetën fëmijëve, pasi ata mbledhin edhe kanaçe”, tregon ai. Megjithatë, Hashimi gjen rastin të falënderoj ministrin Veliaj për të gjithë kujdesin e treguar dhe thekson se bashkia e Tiranës edhe pse e ka patur në kompetencë dhe mund ta kishte bërë këtë transferim me kohë, kryetari Basha nuk e mori asnjëherë këtë iniciativë.

Emrie Osmani: Ky vend nuk është për ne romët

Emrie Osmani është nënë e katër fëmijëve, edhe pse është 35-vjeçare. Sipas saj, vendi ku qeveria i ka transferuar nuk është garant, pasi ka mbeturina, ka kimikate dhe lëndë të mbetura prej kohësh nga ushtria që përbëjnë rrezik për jetën e fëmijëve të tyre. Osmani nënvizon se ia di për nder qeverisë së re për shtëpinë e dhënë, por gjithashtu thekson se ajo që i është ofruar është vetëm shtëpia, pasi nuk ka sesi të mbijetojë. “Qeverinë e falenderojmë shumë për këtë gjë që na bëri dhe kemi shtëpi të re tani, por këtu ç’do të bëjmë ne. Atje në rrugë të paktën kryenim aktivitetin tonë dhe nxirrnim ndonjë pare, kurse këtu s’kemi nga të shkojmë se s’ka as rrugë kryesore ku të lajmë xhama apo të lypim. Ne të gjithë thuajse jemi të papunë. Nuk e di sesi do të mbijetojmë”, thotë 35-vjeçarja, Emria. Ajo shton në fund se për nga terreni, ai nuk është i favorshëm në Shish-Tufinë, pasi janë larg qytetit të Tiranës dhe s’kanë ku të ushtrojnë “zanatin” e tyre, si lypja apo mbledhja kanaçeve.

Fatimeja: Këtu s’kemi punë, por do të jetojmë

Fatimeja është një grua, e cila ka tre fëmijë të vegjël në moshë dhe e gjejmë teksa është duke u kujdesur për ta. Këta të fundit po bëjnë gati rregullimet, me qëllim që të fusin në brendi të shtëpisë të gjitha plaçkat që kanë marrë nga kasollet e tyre te “Pallati me Shigjeta”. Gruaja rome tregon se bashkë me fëmijët është zhvendosur në orën 2 të natës dhe ka qenë e tronditur dhe ende e papërgatitur për një shtëpi të re, që do të thotë edhe një jetë të re. Por, Fatimeja tregon se largimi që iu bë atyre nga rruga kryesore nxjerr një problem tjetër dhe sipas saj, ky problem është mospasja e punës. Ajo së bashku me fëmijët po përgatisin të gjitha plaçkat dhe “e kanë me qejf” faktin që po hyjnë në një shtëpi të re. Kanë dy javë në Shish-Tufinë dhe nuk janë sistemuar ende mirë dhe po punojnë pikërisht për këtë gjë. Fatimeja qan hallin se si do të mundet ajo, e cila ka një burrë në Gjermani të mund t’ia dalë e vetme në Shqipëri dhe aq më tepër në një ambient aspak të përshtatshëm, të paktën sa për të mbijetuar për këta romë.

Shkëlqimi: Qeveria e mëparshme na vidhte

Shkëlqimi është një kryefamiljar dhe thotë se i është shumë mirënjohës qeverisë që mendoi edhe për këtë shtresë shoqërore e lënë gjithmonë nga çdo parti politike dhe qeveri e mëparshme në hije. Sipas tij, kjo gjë që është bërë tani me ta, pra zhvendosja mund të ishte bërë shumë kohë më përpara, por, sipas Shkëlqimit në qeverinë paraardhëse janë vjedhur dhe zhvatur të gjitha lekët që kanë shkuar për ta nga ana e ndërkombëtarëve. “Këta ne na vidhnin më përpara. Nuk mjaftonte se ishim në gjendje mizerable dhe jashtë çdo lloj kushti normal jetese, por na ngarkuan edhe një gur peshe mbi shpinë që e rëndoi akoma më tej situatën tonë. Fondet për ne i kanë futur të gjitha në xhep dhe nuk na kanë dhënë asgjë më përpara, as më tepër të na strehonin, gjë që as që bëhej fjalë. Të patëm zgjidhëm një gjë kryesore, shtëpinë. Problem tani është puna se jam vetë i gjashti dhe s’kam ku të gjej lekët për të mbijetuar. Është bërë keq gjithandej. Ishalla po mendohet edhe për këtë”, përmbyll Shkëlqimi, kryefamiljari rom.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/bashkia-show-me-t%C3%AB-p%C3%ABrmbyturit-e-bregut-t%C3%AB-lumit-asnj%C3%AB-p%C3%ABrpjekje-p%C3%ABr-strehimin-e-rom%C3%ABve#sthash.BRRJh6H9.dpuf

Image

Kur nuk ka “Drejtësi” as në fakultetin e Drejtësisë…


Dionis Xhafa, 24.10.2013, SOT

Fakulteti i Drejtësisë vuan mungesën e ambienteve për studentët e tij, megjithatë është ngarkuar të “strehojë” dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Aktualisht, në godinën e tij ka dy fakultete, Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Shkencave Sociale. Duke qenë se mungon një godinë për Fakultetin e Shkencave Sociale, studentë të këtij fakulteti kanë zhvilluar prej shumë vitesh mësimin në godinën e Fakultetit të Drejtësisë. Mirëpo, vetëm para tre muajsh në zonën pranë shkollës “Vasil Shanto” është ndërtuar një ndërtesë, e cila do të jetë godina e Shkencave Sociale dhe që pritet të vihet në funksion në muajin nëntor. Kështu, në Fakultetin e Drejtësisë pritet të lirohen 2 katet e sipërme, të zëna momentalisht nga ana e Fakultetit të Shkencave Sociale. Derisa studentët e Shkencave Sociale të zhvendosen në godinën e re të ndërtuar për ta, studentë të Drejtësisë janë të detyruar të bëjnë mësim në godinën “Liria”, në ambientet e ish-Kinoklubit në afërsi të Qytetit Studenti. Lidhur me këtë problematikë, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Altin Shegani na thotë se momentalisht problemi është i pazgjidhur dhe se në godinën “Liria” në Qytetin Studenti bëjnë mësim plot 1.300 studentë të fakultetit, të cilëve shpesh iu duhet të lëvizin nga Qyteti Studenti tek ish-Blloku, për shkak se në godinën qendrore te ish-Blloku ndodhen zyrat e sekretarive mësimore. Sipas dekanit Shegani, ky nuk është problem vetëm për studentët, por problem akoma më i madh është për pedagogët e Drejtësisë, të cilët duhet të lëvizin gjatë gjithë kohës në mes këtyre dy godinave. “Janë plot 1.3000 studentë tanë që kryejnë mësim tek ambientet e ish-Kinoklubit, studentët e vitit të parë dhe studentë të njërit prej masterave. Është situatë vërtetë kaotike për këta studentë”, shpjegon dekani Altin Shegani. Ai më tej nënvizon se meqenëse është ndërtuar godina për Shkencat Sociale dhe dy katet e zëna mund të lirohen në muajin nëntor, mund të ketë më shumë lehtësira, pasi do të liroheshin dy kate për studentët, por që sërish problemi do ishte evident, pasi prapë hapësira e ambienteve nuk mjafton për 6.000 studentë të këtij fakulteti.

Reagojnë studentët

Një ndër studentët e Fakultetit të Drejtësisë, në vitin e parë të programit Bachelor, na thotë se është i detyruar të lëvizë disa herë gjatë gjithë ditës sa tek ish-Blloku, ku është godina kryesore e Fakultetit të Drejtësisë, e sa tek ish-Kinoklubi në Qytetin Studenti. “Nuk ka hapësira godina dhe jam i detyruar, si unë, ashtu edhe studentë të tjerë të viteve të para që të shkojmë e të vijmë disa herë gjatë ditës nga ish-Kinoklubi tek ish-Blloku dhe e anasjellta. Unë vetë e kam shtëpinë në Sauk dhe vij çdo ditë rreth e rrotull dhe e bëj këtë rrugë në trajtë trekëndëshi përditë, në vend që të shkoja direkt në fakultet. Është e lodhshme”, thotë Donaldi. Po të njëjtën situatë theksojnë edhe studentë të tjerë, ku më të shqetësuar janë ata të viteve të para, që ende pa shkelur mirë në fakultet përballen edhe me vështirësi të tilla. Fakulteti i Drejtësisë ka 6.000 studentë në programet Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor dhe Doktoraturë. Të gjithë këta studentë, si dhe stafi i pedagogëve janë në pritje të një “lajmi të mirë”, që të mund të zhvillojnë mësim në godinën qendrore te ish-Blloku. Mirëpo, dekani Shegani thekson se edhe në rast të largimit nga godina të Fakultetit të Shkencave Sociale, sërish problemi nuk do të merrte zgjidhje përfundimtare, pasi ambientet konsiderohen sërish të pamjaftueshme.

Donaldi: Çdo ditë vrapoj sa tek ish-Blloku tek ish-Kinoklubi
Studenti i vitit të parë të Fakultetit të Drejtësisë, Donaldi, na thotë se akoma pa vënë këmbën në fakultet, i është vënë këmba me një këpucë. Sipas tij, është e paprecedent që një student të lëvizë sa me një godinë në një tjetër shumë herë brenda ditës. “Unë jam në vit të parë dhe sa kam nisur Fakultetin e Drejtësisë. Që kur e filluam na sollën tek ambientet e ish-Kinoklubit te Qyteti Studenti. Problemi është se sekretaria dhe të gjitha zyrat kryesore ndodhen në godinën qendrore te ish-Blloku dhe dashur pa dashur duhet të shkojmë edhe në këtë godinë. Më duhet një letërnjoftim apo një listë notash a ndonjë gjë tjetër nga fakulteti, më duhet të shkoj te ish-Blloku. Është e lodhshme ta bësh për çdo ditë në këmbë këtë rrugë që është mbi një kilometër e gjatë”, shprehet studenti i sapoardhur në Fakultetin e Drejtësisë, Donaldi. Ai shpreh këtë shqetësim të tijin, por edhe për të gjithë studentët e tjerë, ndërsa shpreson që godina dhe shërbimet që merr studenti nga fakulteti të jenë në një godinë.

Studentja e vitit të tretë: Në vitin e parë, e kisha shumë problem
Një studente që tashmë është në vitin e tretë të Bachelor, na thotë se është rraskapitur gjatë gjithë vitit të parë të studimeve, teksa ka qenë e detyruar, në mungesë të ambienteve të godinës, të lëvizë nga ish-Blloku tek Qyteti Studenti. Ajo thotë se lodhja ka qenë e tepërt dhe një rrugë e sfilitshme, që ka dy vite tashmë që se bën më këtë rrugë, por i frikësohet një rikthimi të kësaj monotonie dhe lodhje, kur të shkojë në master. “E kam bërë këtë rrugë në këmbë për dy vite rresht dhe nuk dua ta bëj më. Por, është dhe njëri nga vitet e masterit që është e detyruar të bëjë mësim te godina e QS-së dhe shpresoj që të mos jetë vitin e ardhshëm. Ky problem ka qenë qëkurse kam qenë unë në vit të parë dhe fatkeqësisht vijon të jetë problem. Tanimë kanë ndërtuar një godinë të re për Shkencat Sociale dhe ishalla po ndryshon gjendja, që të bëjmë mësim të gjithë në një godinë”, thotë studentja e Drejtësisë. Në fund, ajo mbyll duke shpresuar në një normalizim të situatës.

Nikola: Ky problem duhet të marrë fund një herë e mirë

Nikola është në vitin e parë të Drejtësisë dhe mendon se gjendja duhet të marrë fund dhe çdo fakultet të ketë godinën e vet, me qëllim rikthimin e normalitetit. Ajo e quan situatën si një makth dhe e mira është që të marrë fund, si një gjë e mirë që do të bëhej si për pedagogët, ashtu edhe për studentët. “Ne tani po ikim nga godina e ish-Kinoklubit tek Blloku. Do të takojmë një pedagoge që na thanë se e gjejmë tek godina te Blloku, Evis Alimehmetin. Kemi lëvizur gjithmonë kështu kur kemi patur probleme me sekretarinë ose pagesa të shkollës. Urojmë që të zgjidhet sa më shpejt si problem. E dimë që është ndërtuar një godinë te Vasil Shanto për Shkencat Sociale dhe shpresojmë që më në fund të lirohet fakulteti ynë dhe të kemi një godinë si fakultet i Drejtësisë”, thotë Nikola, një vajzë që sapo ka nisur studimet për të Drejtë Civile. Ajo thotë se në godinën e ish-Kinoklubit nuk ka vetëm studentë të Fakultetit të Drejtësisë, por edhe studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, pasi edhe ata nuk kanë ambientet e nevojshme tek ish-Blloku.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/fakulteti-i-drejt%C3%ABsis%C3%AB-prej-3-vitesh-%E2%80%9Cstrehon%E2%80%9D-shkencat-sociale-6-mij%C3%AB-student%C3%ABt-n%C3%AB-hall#sthash.z6KzFWr8.dpuf

Image

Eco në OKB: Interneti po na bën të humbasim kujtesën. Nuk përdor media sociale masive si Facebook


Shkrimtari dhe semiologu italian, Umberto Eco, pas një një fjalimi në OKB me temë Against the loss of memory” (Kundër humbjes së kujtesës), prezantoi “EncycloMedia”, enciklopedinë e re dixhitale. Nga “La Stampa” boton një intervistë me të, në të cilën ai ngre shumë shqetësime të sotme lidhur me teknologjinë informacionit.

“Po humbasim kujtesën në përgjithësi, apo kujtesën cilësore për shkak të thatësisë dhe pafundësisë së informacioneve në internet, ka thënë Eco, studentët universitarë nuk e kanë idenë as se kush ishte De Gasperi. Problemi i internetit janë burimet e pafundme dhe të pasigurta.  Dikush në internet gjen Betovenin, por nuk e di se ai duke kompozuar “Eroica”-n kishte në mendje Napoleonin. Në libra mund ta zbulojë. Unë jam një përdorues interneti, por jam i privilegjuar sepse kam një formim që më lejon të filtroj. Televizioni ishte një e mirë për të varfërit, sepse u mësoi atyre gjuhën letrare dhe një e keqe për të pasurit, që në vend që të shkonin në opera, u detyruan të qëndronin në shtëpi për të parë programet e tij. Interneti është e kundërta e kësaj: një e mirë për të pasurit që dinë si ta përdorin dhe një e keqe për të varfërit (natyrisht jo në sensin ekonomik), që nuk dinë të bëjnë dallimet, mbyll fjalën e tij Eco.

Dionis Xhafa , Marrë nga ResPublica.al

Image

Tregtarët e ish-“Uzinës Dinamo”: Bashkia të miratojë kërkesën, të na lërë të qetë në punën tonë


Dionis Xhafa , Sot

Kanë kaluar disa ditë tashmë që Bashkia e Tiranës ka marrë një kërkesë nga ana e tregtarëve të ish- Uzinës Dinamo. Këta të fundit i kërkojnë bashkisë që ti japë fund ndërhyrjes në këtë treg dhe të pranojë kërkesën e tyre. Tregtarët thonë se ata nuk kanë ndërtuar asgjë pa leje dhe se bashkia po ndërhyn tek ata në mënyrë të padrejtë. Një ndër tregtarët e tregut, Shkëlqim Sall aj, thotë se tregtarët nuk kanë bërë asnjë lloj ndërtimi pa leje dhe se ndërhyrja në tregun e ish-Uzinës Dinamo është e pavend. “Nuk jam dakord me atë që bën Bashkia e Tiranës. Ne nuk kemi ndërtuar asgjë pa leje. Unë paguaj taksa normalisht dhe jam shumë në rregull me shtetin.

Ne gjithashtu në treg po plotësojmë edhe kushtet që ka dhënë Instituti i Higjenës. Unë vetë kam patur dëshirë personale që të jem te tregu i ri që po ndërtohet në autostradë për të bërë tregti. Mendoj se e gjithë beteja po bëhet pikërisht për atë treg dhe bashkia dëshiron të na shpjerë andej, se nuk ka si shpjegohet ndryshe, se nuk kemi bërë asgjë të paligjshme”, thotë tregtari Sallaj. Ndërsa po të njëjtin shqetësim ka edhe një tjetër tregtar shumice, Vehapi, i cili mendon se duhet të rregullohet çdo gjë dhe të mos ketë më një betejë në erë, siç po bën bashkia. Ai shton më tej se vetë, ashtu sikundër edhe të gjithë tregtarët po marrin masa që të rregullojnë gjithçka dhe me kushte të plota dhe garantimin e produkteve siç e ka kërkuar ministri i Shëndetësisë dhe të lihen rehat në punën e tyre.

Po të njëjtin shqetësim shfaq edhe 50-vjeçarja, Marie Veizi, e cila thotë se ka një dyqan byreku dhe se e ka mbajtur ndershmërisht atë, duke siguruar bukën e familjes me këtë biznes. “Këtë dyqan e kam me djersë dhe nuk dua që të ma cënojë njeri. Këta të bashkisë duan të na shporrin më duket”, thotë tregtarja Veizi. Përgjegjësi i Tregut Ushqimor, Dhurim Ismailati shprehet se presin edhe 10 ditë që bashkia të kthejë përgjigje pozitive dhe gjithçka të vijojë normalisht, pasi nëse nuk e bën, me ligj shpallet si e miratuar ligjshmëria e tregtarëve.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/tregtar%C3%ABt-e-uzin%C3%ABs-dinamo-protestojn%C3%AB-bashkia-t%C3%AB-pranoj%C3%AB-k%C3%ABrkes%C3%ABn-ton%C3%AB-dhe-t%E2%80%99i-kthehemi#sthash.OPfPF6se.dpuf

Image

Aksione sporadike të Policisë Bashkiake. Vijon zaptimi i hapësirave publike në Tiranë


Dionis Xhafa, 23.10.2013, “SOT”.

Tirana është një qytet që po i merret fryma nga mungesa e hapësirave publike. Këta hapësira publike, duke filluar nga trotuaret, e deri tek lulishte apo shkallët e pallatit, po i marrin frymën qytetarëve të kryeqytetit. Në çdo cep të kryeqytetit shqiptar, në çdo treg, rrugicë, rrugë dhe trotuar është e pamundur të mos gjesh edhe ndonjë person që shet në mënyrë ambulante apo lokale që e kanë shtrirë aktivitetin e tyre, jo vetëm brenda hapësirës që ka biznesi, por edhe nëpër rrugë. Disa nga zonat ku problematika është më e theksuar është rruga “Don Bosko”, rruga “Ismail Qemali” ose njohur si ish-Blloku, bulevardi “Zogu I”, tregu i biçikletave pranë sheshit “Avni Rustemi”, zona e njohur si “Tregu Elektrik” etj. Edhe pse vetëm një ditë më parë, drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Vullnet Topalli ndërmori një iniciativë për të shkatërruar dhe për ti shpallur “luftë” hapësirave publike, këta të fundit kanë mbirë si kërpudha pas shiut në të gjithë kryeqytetin. Në fakt, pas çdo aksioni të tillë 1 ditor, ata rikthehen sërish të nesërmen, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pra, aksione të tilla rezultojnë veçse një shoë i Policisë Bashkiake para atyre pak mediave që i ndjekin nga pas.

Aksioni “show” i bashkisë në bulevardin “Zogu I”

Policia Bashkiake ka qenë dy ditë më parë në një aksion tek bulevardi “Zogu I” dhe për të parë nëse urdhri ka shkuar në vend, ne ishim dje pikërisht tek ky bulevard. Gjendja në bulevard është thuajse e njëjtë si ditë më parë dhe “kërdia” e zënies së hapësirës publike vijon të jetë prezente. Gjithandej në të gjithë vijën e bulevardit “Zogu I” gjenden tavolina lokalesh të nxjerra jashtë rrugës, aty ku ecin njerëzit. Në këtë zonë gjenden vetëm 2-3 policë bashkiakë, të cilët patrullojnë zonën ku vetëm para një dite janë bllokuar 7 subjekte pa leje. E çuditshmja është se janë bllokuar dhe hequr vetëm subjektet përballë maternitetit “Mbretëresha Geraldine”, ndërkohë që përreth maternitetit lulëzojnë sikurse edhe kohë më parë biznese, njerëz që shesin artikuj të ndryshëm, karrige të nxjerra në bulevard dhe policia duket indiferente ndaj situatës kaotike, e aq më pak me persona që vijojnë të shkelin në mes të ditës urdhrin e drejtorit të Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli. Një ndër policët në patrullim na tregon se patrullimi i tyre është vetëm për shtatë subjekte, me qëllim që mos të rikthehen më këta tregtarë. Por, panorama paraqitet krejtësisht ndryshe, ku jo shumë larg që aty pronarë lokalesh dhe shitës ambulantë ushtrojnë detyrën në hapësira publike. “Kemi bllokuar dhe gjobitur shtatë subjekte në këtë rrugë. Kishim urdhër që ti bllokojmë vetëm këta subjekte dhe e kemi bërë. Tashmë po ruajmë, pasi ekziston mundësia e rikthimit të këtyre bizneseve në trotuare”, thotë njëri ndër policët bashkiakë patrullues.

Trotuare të pushtuara nga lokale e tregje

Situatë e ngjashme është edhe tek “Pazari i ri”, në sheshin “Avni Rustemi”, tek rrugica e mbushur anash saj me biçikleta e me motorrë, ku kreu i Policisë Bashkiake, Topalli pati premtuar spastrimin e hapësirave publike pranë këtij sheshi. Në fakt, kanë kaluar më shumë se dy muaj nga kjo deklaratë dhe asgjë nuk është zhvilluar konkretisht nga ana e Topallit. Në rrugët pranë këtij sheshi gjenden plot lokale me karrige të nxjerra jashtë në rrugë, makina të parkuara në trotuare e tregje në rrugët për këmbësorë. Kaos akoma dhe më të madh ka në rrugët e “Tregut Elektrik”, ku megjithë premtimin e Topallit për spastrim, akoma shitet në trotuare.

Polici bashkiak: Kemi bllokuar 7 subjekte, jemi në patrullë
Një ndër policët bashkiakë, i cili ka për detyrë vëzhgimin e zonës të bulevardit “Zogu I” na thotë se deri më tashmë në këtë bulevard janë bllokuar shtatë subjekte. Ai më tej shton se po patrullon për vëzhgimin e këtyre subjekteve. “Ne po vëzhgojmë këta subjekte. Nuk është hera e parë që kemi marrë këta masa dhe bizneset kanë vijuar po të njëjtin avaz. Për këtë arsye kemi zgjedhur që të jemi korrekt dhe tia nisim avash me aksione në të gjithë Tiranën. Ky është vetëm hapi i parë që mori dje drejtori, Vullnet Topalli, pasi aksionet do të ketë gjithmonë dhe do ti lirojmë këta hapësira.”, thotë polici bashkiak në patrullim. Pasi e pyesim se përse vetëm 500 metra më tutje lulëzojnë bizneset në trotuar, ai na përgjigjet se i është dhënë urdhër vetëm për shtatë subjekte dhe ndoshta për biznese të tjera do të bëjë patrullim herë të tjera. “Njëherë na është caktuar kjo detyrë, pastaj po na thanë për biznese prononcimin polici.

Shitësi ambulant: Të gjithë shesin në trotuar
Një shitës ambulant fare pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldine”, i cili vijon si pa të keq aktivitetin, edhe pse 500 metra më tutje policia bashkiake po vëzhgon, na thotë se nuk është i vetmi që e bën këtë gjë dhe se nuk është marrë asnjë masë deri tani ndaj tij. Më e çuditshmja është fakti se personi në fjalë, i cili shet artikuj të ndryshëm në rrugë, në momentin që e pyesim, është duke kryer një furnizim të artikujve të tij, duke mos u trembur fare nga aksioni i policisë së Bashkisë së Tiranës. “Për çdo herë e kanë bërë këtë gjë dhe çdo herë tregtarët kanë ngritur sërish bizneset e tyre të improvizuara, aq më tepër lokalet që i rikthejnë karriget fare kollaj. Kështu që s’kam pse të trembem nga kjo situatë aspak”, thotë djaloshi rreth të 30-tave. Ky djalë që shet në bulevard nuk është i vetmi që guxon ta bëjë këtë në sy të policisë, por një gjë të tillë e kryejnë dhjetëra pronarë në zonën e Stacionit të Trenit. Ata duket se e kanë kuptuar se aksioni ka qenë thjesht një farsë dhe nuk i tremben një konfiskimi të mallit të tyre.

I moshuari: Na bien neve, jo pronarëve të mëdhenj
Një i moshuar që shet paketa dhe ka një peshore, ku një peshim kushton 20 lekë të reja, pranë Stacionit të Trenit, na thotë se del në rrugë për një kothere buke dhe se do të dilte sërish sikur ta hiqnin. Ai shprehet se aktiviteti që bën nuk i prish punë njeriu dhe as nuk është fitimprurës shumë, megjithëse aktivitetin e ushtron pikërisht në bulevard. “Nuk kanë çfarë ti bëjnë gomarit dhe i bien samarit. Kështu i thuhet kësaj. Nuk merren me ata që kanë shumë para, por iu bien këtyre që kanë patur thjesht ca karroca këtu te materniteti dhe që nuk kanë asnjë mbështetje. Po të kishte tamam shtet i spastronte edhe ata të lokaleve me çdo të kenë dhe jo vetëm disave që s’kanë se është gjynah. Unë për vete po shes këtu dhe sikur të më heqin do vij prapë, se s’kam ku të shkoj. Për një copë bukë kemi dalë”, thotë më tej i moshuari që shet më saktësisht përpara “Qendrës Tregtare Tirana” tek “Stacioni i Trenit” në bulevardin kryesor “Zogu I”. Megjithëse aktiviteti i tij është ilegal, ai është i bindur për ta vazhduar atë.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/policia-bashkiake-show-me-lirimin-e-hap%C3%ABsirave-publike-lokalet-riv%C3%ABn%C3%AB-karriget-1-dit%C3%AB-pas#sthash.Qz6IMr1z.dpuf

Image