Lot nëne


 

Dionis Xhafa

 

E pashë lotin e nënës, e pashë,

tek rrëshqiste në faqe dhe mbuloi syrin e bërë kallkan,

prej dhimbjes që qëndron thellë në zemër të njeriut të ngratë.

 

E nëna mundohej ta mbulonte lotin, të mos dukej se po qante atë natë,

e fshehu fytyrën, mos të dukej, e lumturi të shpërndante, gaz e hare,

por nuk gënjente syri, nuk kish’ sesi dhe e tradhtonte, zemra e një nëne.

 

 

Dy Dibrat, të ndara, por të lidhura në rrënjë


Dionis Xhafa

Në përfundim të vitit të vjetër tanimë 2018 dhe nisjes së një viti të ri 2019, realizova një udhëtim të mrekullueshëm në Dibër. Ky ishte një udhëtim fantastik, që kishte me vete emocionin, dashurinë dhe zemrën e bardhë e atdhedashurinë për vendlindjen. Në fakt, u nisa herët nga Tirana, për shkak se doja të isha sa më shpejt në Dibër dhe gjithashtu ta vizitoja sa më mirë, duke mos më rrëshqitur prej syve as edhe detaji i vendeve në Dibër që do të vizitoja. U nisa prej shtëpisë sime dhe ngadalë mbërrita në stacionin e furgonave. Pyeta se ku shkon furgoni për në Peshkopi, e aty rezultoi se njëri niste të udhëtonte që në orën 05.40 minuta. Për 10 minuta piva një kafe të shpejtë. Më shikoi kafja, edhe për shkak se ishte ftohtë, dimër dhe kishte erë, e se ftohtësia e motit, përzier me ngrohtësinë e pijes, më ngrohën barkun, por edhe zemrën e shpirtin. Pasi e piva kafen, shpejt hipa në furgon dhe mes asaj dallge ere që frynte, vijoi udha.

Udha për në Dibër dhe Rruga e Arbrit

Edhe pasagjerët në furgon në fakt dhe kushdo fliste për Rrugën e Arbrit. Të gjithë dibranët duan që të bëhet ajo rrugë, që është historike për dibranët, por edhe për shqiptarët në tërësi. Ajo rrugë, e cila pritet të bëhet për 2 vjet dhe të gjithë shpresojnë se do të bëhet, po pritet me shumë entuziazëm. Duke qenë se po bëhet tanimë Rruga e Arbrit, udha e vjetër lë shumë për të dëshiruar. Kalojmë autostradën deri në Milot, kthejmë dhe sapo hyn në rrethin e Matit, nisin menjëherë vështirësitë. Rruga është e vjetër dhe e shkatërruar, me një infrastrukturë që lë shumë për të dëshiruar dhe thuajse është si në kohën e komunizmit, pa vendosur askush thuajse dorë. Makina e ka vështirë të ecë, ndërsa edhe rruga shkon shumë orë. Një mërzitje që nuk e meritojmë, në mënyrë absolute jo. Shpresojmë që shpejt do të rregullohet Rruga e Arbrit dhe se atë rrugë të keqe dhe më e shkatërruara në Shqipëri mos ta shohim më.

Ndërsa gjatë udhëtimit, sigurisht u ndala tepër të bluaj me mendje për Rrugën e Arbrit. Kjo sepse pranë Bulqizës shikoje edhe pjesë që po ndërtoheshin prej rrugës historike dhe me shumë rëndësi për dibranët veçanërisht.   Ajo rrugë është shpresë për të gjithë dhe se Tirana e Dibra do të ishin vërtetë afër, ashtu sikundër kanë qenë afër në mikpritjen reciproke. Një projekt që nëse gjen mbështetje dhe të ketë iniciativë gjithashtu, do të jetë një realizim i madh.

Ndalesa në Peshkopi

Pasi udhëtoj goxha kilometra, mbërrij në kryqëzimin e Maqellarës dhe se prej andej morëm rrugën për në Peshkopi. Rrugës, tanimë që e kanë zgjeruar dhe që kanë bërë ndryshime me rëndësi, mund të shikojë fshatra të tërë, si Grezhdani, Dovolani, Erebara, Herbeli etj. Ndërsa rruga bëhet gjithnjë dhe më e bukur prej pemëve që janë fare pranë rrugës kryesore. Ndërkaq, pasi ke udhëtuar ca, arrin në qytet. Nga larg sheh tek valëvitet një flamur kuq e zi, shqiptar dhe një qendër tregtare të madhe. Pallatet dallohen që nga larg, ndërsa merr dyshezën e famshme. Ngadalë mbërrin në qytet dhe vazhdon e sheh atë imtësisht.

Sigurisht që gjëja më e bukur që ka Peshkopia ka qenë dhe mbetet bulevardi. Në të, të radhitura figura me rëndësi për kombin shqiptar, deri te Skënderbeu, kurse dallohet ndër të tjera edhe emri i Naim Plakut, pasi pikërisht emrin e tij mban qendra e kulturës në qytet. Naim Plaku është ndër penat e rralla të Dibrës, një talent i jashtëzakonshëm, një gjeni i lindur për letra, poezi dhe entuziazëm patriotik, e mbi të gjitha një njeri i nderuar. Kurse bulevardi është vërtetë qendra e gravitetit në Peshkopi, teksa njerëzit bisedojnë dhe dalin lirshëm të shëtisin nëpër të. Edhe pse bën ftohtë, sa duket muhabeti iu pëlqen njerëzve dhe ata dalin e bisedojnë e kështu shëtitjet marrin një kuptim tepër të bukur. Gjithashtu, rinia dhe ata që vijnë nga emigrimi ishin dendur në qytet e se Peshkopia kishte marrë vërtetë ngjyra të mira. Jeta zhvillohej në qytet, kurse edhe kafenetë ishin thuajse të mbushura plot. Atmosfera e Vitit të Ri ndihej në ajër.

Udhëtim në Dibër të Madhe

Pasi pashë Peshkopinë, gjerë e gjatë dhe vura re disa pjesë edhe mundimi në qytet, sidomos te pjesa e tregut, teksa edhe probleme ka, u nisa për në Dibër të Madhe. Në një ditë mendova të shikoj dy qytetet më të rëndësishme të Dibrës, Peshkopinë dhe qytetin që ka emrin e qarkut dhe që ndodhet përtej kufirit dhe ashtu veprova. Taksisti që pajtova më shoqëroi rrugës dhe më tregoi goxha. Rruga për në Dibër të Madhe ishte më e rregulluar se ajo në Dibrën e Vogël. Ndërsa qyteti m’u duk mrekulli. Vërtetë bukur, pasi kishte rregull, pastërti dhe infrastruktura ishte thuajse perfekte.

Shtëpitë janë të rregulluara mirë, kurse edhe rrugët kalojnë anash tyre. U ndala në një vend ku ka të rinj dhe se ata janë vërtetë energjik,  ndërsa kanë marrë edhe nga kultura perëndimore dhe ndoshta prej faktit se njihen lidhjet e Dibrës së Madhe, familjeve në këtë zonë me Amerikën. Të rinjtë dhe njerëzit ishin të sjellshëm dhe silleshin mirë me ata që vinin nga Dibra e Vogël, sidomos. Nuk mungonin edhe flamujt kombëtar shqiptarë të varur nëpër shtylla. Shoferi më tha se dibranët në Dibër të Madhe janë më patriotë se ne të Dibrës së Vogël, ndërsa përtej kësaj, m’u duken njerëz të mirë e se atmosfera ishte pozitive. Më tutje, pashë teksa diku ndërtohej një shtëpi dhe se ishin thuajse 20 punëtorë, e kjo ishte një punëtori për t’u pasur zili. Dibra e Madhe është vërtetë bukur dhe aq sa qëndrova mora përshtypje shumë të mira. Një qytet i vogël, pa telashe, rrallë dëgjon tmerre dhe krime e me njerëz pozitivë në tërësinë e vet. Ndërsa është qytet gjithashtu strategjik, pasi në Ballkan aty ndodh të arrijnë shtetas të huaj, emigrant apo udhëtarë të ndryshëm, kurse është edhe disi i veçuar prej qyteteve të tjera ose larg e ka qytetin më të afër të mundshëm. Pasi po kthehesha për në Pikën Kufitare në Bllatë, ku kalova me kartë identiteti dhe po ashtu dola me kartë identiteti, kisha marrë përshtypjet më të mira të mundshme për qytetin historik, për atë vend që mbeti jashtë kufijve t Republikës së Shqipërisë, por përbën një zemër të madhe të shqiptarisë. Një qytet, që mbeti jashtë hartës së Shqipërisë në dallgët e shumta të historisë, por se kulturalisht mbeti dhe është shqiptare.

Dy Dibrat, lidhur në rrënjë

Ekziston një shprehje: “Bota le të na dijë të ndarë, ne jemi të lidhur në rrënjë”. Shpesh herë kjo shprehje është përdorur për Shqipërinë dhe Kosovën, sidomos në kohën që Kosova ka qenë nën robërinë e Serbisë. Por se i tillë rast vlen edhe për Dibrën. Ndërsa bota për fatet e saj i ka vendosur ndarë, dy Dibrat janë të lidhura në rrënjë. Dibranët në të dyja anët e kufirit siç më thoshte një burrë që e njoha dhe bisedova me të rrugës, kanë parime, në të shumtën, janë njerëz dinjitozë dhe nuk janë së koti. Ndërsa kulturalisht ngjajnë dhe janë thuajse njësoj, por se thjesht i ndan një kufi, një vijë që nuk duhet, një vizë që është shënuar në padrejtësinë e madhe ndaj kurrizit të shqiptarëve dhe të popullit shqiptar.

Ikje nga Dibra dhe dy fjalë për Bulqizën

Pasi ika praktikisht nga dy Dibrat, një natë qëndrova në Bulqizë. Qyteti që sot për sot mban rezistencën e madhe të njeriut me natyrën, të njeriut me mbijetesën, të njerëzores me punëtorinë e madhe dhe ku puna është gjak, djersë dhe kripë. Një qytet me halle shumë dhe probleme që nuk mbarojnë kurrë, por me zemrën e bardhë, një vend me zemra nënash që qajnë dhe kanë shpirtin plot me mall për fëmijët nën tokë dhe ata përtej tokës së shqiptarëve.

 

 

 

 

 

 

 

Shqiptarët, drejtues të trafikut të drogës në Angli, posedojnë pasuri të mëdha


dionis xhafa1.jpg

Dionis Xhafa

Një sërë bandash kriminale shqiptare shkatërrohen prej policisë në Britaninë e Madhe. Për vitin e kaluar, Agjencia Kombëtare e Krimit, NCA ka deklaruar se shqetësim janë bandat e drogës, të cilat nxjerrin shumë para, sidomos në trafik të kokainës. Shifrat për vitin 2017 tregojnë se janë kryer gjithsej 2676 arrestime të shqiptarëve. Nga këto arreste, krimet më të shpeshta kanë qenë për drogë, sulme të dhunshme, krime seksuale, si dhe kërcënimi e vrasja, shkruan “Express.com.uk”.

Pothuajse gjysma e arrestimeve është bërë në Londër, ku 16 vetë janë arrestuar për përdhunim. Rezulton se pas hekurave të burgjeve në Angli janë 716 shqiptarë e se kjo shifër përbën 8 për qind të shtetasve të huaj që janë në burg në shtetin anglez. Në raportin e fundit të NCA thuhet: “Kriminelët nga Ballkani po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, duke krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Grupet shqiptare të kriminelëve përdorin shumë kërcënime. Londra është qyteti ku ata veprojnë më shumë, por se edhe në qytete të tjera kanë gjetur ‘strehim’ për krimet e tyre”, saktësohet në njoftim.

Gjithashtu, shumë shqiptarë kanë përfunduar në burg edhe për akuza që lidhen me rrëmbimin, pastrimin e parave dhe sulmin ndaj zyrtarëve policorë. Një bandë shqiptare e drogës e vendosur në lindje të Londrës ka mbiquajtur anëtarët e saj Hellbanianz dhe se pasuria e formuar prej tyre deri më tani me veprimtari ilegale, është shkatërruar. Banditët e rinj kërcënojnë biznesmenët vendas , se nëse ata nuk paguajnë paratë, atëherë do të ketë veprime ndaj tyre. Një burrë 60 vjeç rritur në Barking tha për shqiptarët: “Nëse ata e dinë se ku jam unë, nëse ata e dinë se jam gjallë, vijnë dhe më kërcënojnë dhe duan të më marrin paratë”. Edhe një grua me banim në Londër tha se ka frikë të ecë natën, sepse kriminelët zënë rrugët dhe kërcënojnë me thika. Oficerët policorë janë shtuar në zona problematike të Londrës, ku më herët kishte dhunë dhe kërcënime me thika e armë prej banditëve.

 

Gjak dhe shpirt (shkruar nga celulari)


IMG_20181229_160823_DRO.jpg

 

Gjak qe pikon ne galeri te kromit,

djem nenesh sakatuar, vdekur per se gjalli.

 

Nje shpirt i vetmuar qe gelon dhembje harrese,

flamurtari i zemres, shpirt i helmetisur,

perzier gjak e zemer, krom bashke me to,

lot e mall ne Bulqizën jetime, qe jehon himnin e skamjes te fisshme.

…oh himn i zemres te plasur, ne Bulqizen jetime.

 

Drita dhe merimanga (shkruar nga celulari, meditim)


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

Ne festa ka drita dhe peme te shumta te vitit te ri,

e jane shume peme, jo vec nje, zbukuruar ndryshe, sepse secili feston sipas menyres se vet,

e ne dhuratat e topthat me ngjyra, festimet duhet te jene te verteta, larg merimanges, qe ngrihet mbi roberine,

si nata duhet te cele drita e lule, e vendin e merimangave, t’a zene xixellonjat, t’a bejne dite e yje, naten e ngjyer pis te zeze.

 

Buzeqesh (shkruar nga celulari)


 

Dionis Xhafa

Buzeqesh edhe ne fund te tokes po te shkosh, gjithnjë shendrrit,

edhe ne errësire dhe ne mure qe nuk kalohen, gezuar te jesh,

edhe ne ferrin me gjarpërinj e me Meduzen qe qesh djallezisht, me ty, buzeqesh,

se qeshja jote ne mes te zezonjes, ne qofte, do beje xheloz dhe djallin, qe do plase prej faktit se si t’i qesh, edhe ashtu rrezuar e ndare ne dyqind copash.

Ne frontin e luftes ne qofsh, vdekjen beje te te lakmoje, asaj sy me sy buzeqeshi.

 

I dehur (shkruar nga celulari)


Dionis Xhafa

 

I dehur jam, udheve pa kufi, pa toke dhe ishuj, ne vend te shkrete,

tradhtuar prej njerezve, qe si miza toke shohin fatin e vet ne biruca te pista,

eh sa ftohte ben jashte, ftohte shume ben, njerezise i’a mpin duar e veshe,

kurse une ftohte jo s’kam, se ngrohur kam barkun, te nxehtë kam zemren, me drita shpirtin.

 

Më jepni lirinë


Dionis Xhafa

 

Lirinë, o lirinë mos e mbani peng dhe as mos ma sillni të turbullt, por të vërtetë,
jo më një qiell që është i zi, por hiqmini retë e zezë e të këqija e në vend të tyre të ketë një horizont blu e të pastër,

më dhuroni këtë lirinë në këtë jetë, në këtë botë që është përkohësisht,

më jepni frymë të lirë, e hiqmani këtë sëmundje, të shprishur, këtë pengesë e flatër.

 

Më dehni me aromë të dashurisë dhe mirësisë dhe ligësinë mbajeni larg e larg,

në këtë udhë mos më thoni mos shkel, në rrugën pa peshë të dhunës dhe përdhunës,

mos më bëni të kaloj nëpër lak, nëpër qark, por të lirë më lini të kem hap,

më jepni mua gjënë më të shtrenjtë lirinë, e mos më zini me boçe e trnguj udhën.

 

O lirinë, më jepni lirinë.

 

Krishtlindjes


 

Dionis Xhafa

 

Krishtlindjet janë me drita dhe xixa që shndërisin në netët e ftohta të dhjetorit,

dhe rrejshmërisht atmosferën e bëjnë ndryshe, duket më mirë e më bukur, e se vërtetë,

nën llampa, nën drita e zbardhëllima të tjera ndihet realiteti ynë, që gëlon në zemrat e shqiptarëve,

sesi kjo festë ndryshe e gjen njërin, ndryshe tjetrin, sot kur jemi pranë vitit 2019.

 

Nuk shkon më tutje, por se në qendër të Tiranës, një djalë i vogël rri dhe sheh në të ftohtë si luajnë të tjerët,

duke u dridhur dhe me rrobe të leckosura, e ai është e vërteta që ndihet në ajër,

larg ngrohtësisë false, vërtetësia lakuriq, që të bën të dridhesh dhe të shkatërrohesh në njëqind copa,

është fosili që nuk harrohet, është ndërgjegja që duam modemos ta varrosim, e sytë të bëjnë sikur nuk shohin.

 

E një komb që rren kështu në sy të vetes në radhë të parë dhe më tej në sy të botës,

është destinuar të fiket, është destinuar të shuhet për çdo ditë, edhe perëndimet të errëta i ka,

se një vend që nuk prodhon shpresë, po veç mashtron në emër të përparimit, si shaka dridthëruese,

nuk mbjell sot lot, por ata i gropos, për t’i djegur mot, fort, therrje në zemër, kombi mërdhihet.