Sonte


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

Sonte Zeusi lëshoi bubullimat nga qielli i trazuar e lot bie plot,
kurse Prometheun e kanë mbërthyer me zinxhirë dhe nën tokë e kanë shtënë,
perënditë e egra, si mot i ligë, perënditë djallëzore, sa historia vetë,
vulosën në lot e mall, në heshtje e mënxyrë, poshtërsinë e madhe, sonte.

Eskiliane (Metaforike)


Dionis Xhafa

 

Si erdhën persët këtë natë,

e goditën pabesisht,

Athinës ia vunë flakën mbarë,

me shpata, thika marrëzisht.

 

Ata e përcëlluan natën e skëterrë,

nuk pyetën për liri, vëllazëri, nëna e etër,

e aty ku lind e fije e të madhnueshmes tragjedi,

Homerët veç mbretërojnë të verbër.

 

Por ne le të guxojmë fort,

t’ia çjerrim maskën kësaj nate,

çelim sy e lindim diell, zhdukim mall e zhdukim lot,

zbresim yje, puthim qiell, porsi natë eskiliane.

 

“Shkrirje” e kombit (shkruar nga celulari)


 

Dionis Xhafa

Shkrihet kombi me ngadale,

e leviz ne eter te zi,

popullate vjen e shteret,

shpresa humb e vendi “theret”.

 

Zhytet ne errësire dhe e truall,

s’e c’varrosen baballarë te kombit, fyme e te cilëve mua me rriti,

e nen fjale te kushtrimit, pertej varrit te Adem Demaçit,

kombi ndrit kur brezi i ri, kerbac i jep mendesise se vjeter, e leviz me ndershmëri,

e rini me te madhe therret: “Ndaluni ndaluni gjarperimjte e gjakut”.

*Me rastin e vdekjes se Adem Demaçit

 

 

Mësuesja zemërligë


 

Dionis Xhafa

 

Unë nga periferia vij, nga qendra dhe qytete ku njerëzit nuk kanë për të ngopur barkun e tyre dhe jam rritur me ta, me ata halle njerëzore të përshpirtshme. Gjithmonë në krah të të pamundurit, duke mbrojtur të drejtën dhe varfërinë, të mirën e larg nga ligësia. Në krahinat e egra vërtetë nuk ka njerëz fort paqësorë, por ndonjëherë më të mirë se përbindëshit e Tiranës. Kështu, ishe dhe ti mësuese, që nuk e di nëse të ka thënë ndokush “e dashur”. Kjo sepse  s’mund të ishe mësuese e dashur, në gjykimin tim.

E ndave grupin në dy anë. Njëra anë e kishe me qejf dhe vendosje nota të mira, vinin apo nuk vinin, ndërsa grupi tjetër ishte i ziu, persët, të këqijtë, sipas këndvështrimit tuaj. Ne që ishim në atë grup, këtë të dytin gjendeshim në situatën që sikur po mbyteshim prej diskriminimit dhe pa pasur asnjë faj. E mos më thuaj se nuk kishte diskriminim, sepse e kam vërejtur në faktin se nxitoje që të vije nota, ishe e prirur të mbaje afër persona të caktuar dhe të gjitha këto janë nepotizma apo jo. Po shpirt a ke. Të rinj, që kanë dëshirë të jenë poetë, shkrimtarë, dramaturgë a autor iu bie rëndë, i godet pa nisur karrierë, duke ua kthyer në tragjedi jetën, karrierën, akoma pa e nisur. Rëndë ma ke bërë, po flas personalisht dhe për grupin. Por besoj në Zot, në drejtësi, në karma e se talenti nuk vdes dhe me trupin e bërë shoshë nga plumba vrastar mbi talente të reja, që duhet të përballojnë urrejtjen e një mësueseje, që të urryerit e ka profesion, në Tiranën e tiranisë.

 

Besa (shkruar nga celulari)


 

Dionis Xhafa

Besen mbaje ne je burre,

ajo e mban fillin e jetes,

dhe ne vrasje mos e lesho,

jetes tende ne dac t’i japesh kuptim.

 

Njerezia dore per dore mbahet,

filli këputet ku eshte me dobet,

ku bese thyhet fiton e liga,

Persia kridhet, Greqia dergjet.

 

Kujtime


 

 

 

Dionis Xhafa

 

O vendi im i ëmbël si mjaltë,

rritur me dhe, me lot e thërrime,

më mësove të largoj tutje djajtë,

të ‘udhëtoj’ në ato fusha, në ato kujtime.

 

Ndër mal të kreshtave të Korabit,

poshtë udhëtova ndër Drin të Zi,

nën parim: çdo njeriu ruaju, në fund jepi hakun,

u rrita ndër qiell të vërejtur, të nxirë.

 

Rritur shtati si në realitet e gjysmë –ëndërr,

ndër gjallesa, lavdi, marri, ithtësi e gëzime,

në këtë tokë, hodha hapa e përvesha mëngët,

harenë në shpirt se ç’e ndjeva, lirinë e plotë, gjoksi m’u ça prej lumturisë, zemrën peng e lashë, në të shkretat ata kujtime.