Bënte namin me grabitje në Spanjë, shqiptari i rrezikshëm ekstradohet nga Gjermania. Shkatërrohet grupi i hajdutëve që vidhte vilat


Mediat spanjolle shkruajnë se kanë ekstraduar një shqiptar të rrezikshëm, i dyshuar në pjesëmarrjen e disa grabitjeve të realizuara në territorin kombëtar spanjoll. Ai dhe banda e tërë akuzohen për dhjetëra grabitje që kanë kryer në Huesca dhe Lleida.

Drejtësia spanjolle ka kërkuar nga autoritetet gjermane që të ekstradojnë kriminelin shqiptar, që pasi ka kryer vjedhjet, është arratisur drejt shtetit gjerman. Me arrestimin e tij, banda e hajdutëve të cilëve i përkiste, e cila kishte 13 anëtarë dhe u çmontua në Prill 2018, është çmontuar plotësisht, shkruajnë mediat spanjolle.

Forcat policore spanjolle kishte 2 vjet që kishin ndjekur rastin me tepër kujdes, pasi kishin marrë informacion se një grup, kryesisht i përbërë me shqiptarë kryenin vjedhje në disa provinca të Spanjës. Grupi i shqiptarëve, që dyshohet se kishin ikur në Spanjë vetëm për grabitje, akuzohen për së paku 75 raste të vjedhjeve.

Në prill 2018, forcat policore të Spanjës inspektuan vjedhjen e disa banesave në zona spanjolle dhe arrestuan  njëmbëdhjetë vetë në Lleida dhe Reus (Tarragona). Ata akuzohen për vjedhje në seri, si dhe për pjesëmarrje në një grup kriminal. Për më tepër, u zbulua se ata kishin vjedhur plot 11 makina e kishin në posedim 1.1 kilogramë kokainë.

Hetimi për të ndjekur gjurmët

Në operacionin e kryer në vitin 2018, dy anëtarë të bandës së grabitjeve arritën të shpëtojnë. Ata janë dy shqiptarë të moshave 26 dhe 29 vjeç. Që prej arratisjes së tyre, Garda Civile u përkushtua të ndjekë gjurmët e tyre dhe të gjejë të rinjtë nga Shqipëria.

Pas shumë përpjekjeve, autoritetet spanjolle arritën të zbulojnë se dy shqiptarët kishin ikur nga Spanja. Të arratisurit nga drejtësia spanjolle, kërkuan strehim jashtë vendit. Pas shumë kërkimeve dhe bashkëpunimit me policitë përkatëse, Spanja arriti që të kishte të arratisurit para drejtësisë të shtetit spanjoll. Njëri prej shqiptarëve u kap në Gjermani, kurse tjetri në Hungari.

Shqiptar 29-vjeçar u arrestua në Hungari dhe u vu në dispozicion të autoriteteve  më 6 shtator. I riu ka qenë në burg që në atë kohë. I pandehuri tjetër, 26 vjeç, ka qenë i vendosur në Gjermani, ku u arrestua në 29 nëntor. Tani dorëzimi i tij për autoritetet spanjolle iu bë për t’u përgjigjur për akuzat e marrjes pjesë në një bandë hajdutësh ndërkombëtarë. Nga gjykatat spanjolle thuhet se me arrestimin e dy të arratisurve, gjithë grupi është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Dionis Xhafa

 

 

Trup e shpirt emigranti


dionis xhafa

Dionis Xhafa

 

Emigranti, trupin e ka të dobët dhe me kocka, të sekletosur, të hollë tej mase,

në disa raste tenton ta fshehë me këmishë, të cilën e ka blerë në pazarin ku blejnë paratë të huajt,

se e ka me djersë dhe me kocinj, që flaken dhe përflaken, të fortë sa kullat e lashta,

që qëndrojnë për të dhe familjen e tij, që e ka o larg, shumë larg prej andej.

 

Ndërsa, zemra e emigrantit regëtin, ia merr këngës së mallit, këndon ndër gji,

ka ndër të lot nëne, ka mallin e fëmijëve, kujtimet që me vete i ka marrë,

ka një zemër që është e stërmadhe në raport me trupin kockë-kockë,

një zemër që përbën 80 përqind të trupit, me një trup që ngjan si i djegur, ndërsa shpirtin e ka të mbushur plot me dashuri.

 

 

Lot dhe magji


IMG_20190804_182213_757

Dionis Xhafa

 

Të rrallë janë ata që ndjejnë magjinë, magjinë edhe kur janë në tokë dhe kanë pësuar trauma,

ata që magjinë e ndjejnë edhe në terr, në ferrin e madh, në errësirë të madhe që na mbulon përditë,

shohin prapë shpresë e jetë, mall e kushtrim, fuqi e vullkan, yje që ndizen lart në qiell,

që përplasen me galaktikat, në yjësi të shumta të universit blu, që endet në dete të paana të globit.

 

Edhe në qelinë më të errët mund të lulëzojë lulja e bukur, thotë një shprehje kineze,

nën gërmadha ka trupa të vdekur, por sërish qesh e lumturohu, gëzohu e lumturohu se nesër një ditë më e mirë do të vijë,

se ndër vdekje, përpos të zezës, ka ngjyra e ylbere të pafunda, bredhi është i bukur, dhe unë dua dhimbjen që fshihet nën drita,

dua atë dhimbje, me të të bëj varg magjik, që shkëlqen në horizontet e purpurta.

…të ndjesh forcën e zemrës së nënës, fuqia më e madhe në jetë, që siç thotë një shprehje e urtë, uturin si një anije e nëndheshme në det,

të duash me zemrën e një fëmije, të pikëllohesh e dashurohesh…me lotët e dhimbjes së përditshme.

 

 

 

 

 

Rrugët e gjarpërit


IMG_20190606_145155

Dionis Xhafa

 

Në udhët e jetës ka edhe rrugë të gjarpërit, pabesia që këmbët mezi i duken,

janë ata shtigje që pak njihen, nëpër këmbëza që duken e zhduken si kuq e zezja në kazino,

e të detyruar të ecim në këto vende që kanë flakë ne zjarr, ndër ujë e murtajë,

si gjueti shtrigash në kohë të kryqëzatave, luftë ndaj mullinjve të erës, si maskarallëku ngjitet e ngrihet.

 

Se ne të gjithë ecim nëpër rrugët e gjapërit përditë, si në një udhë që ka tehe të përgjakura,

në një vend ku besa është trimëri dhe e lënë brez pas brezi, por pak respektohet,

sepse lavdia e personalja po rrinë mbi të vërtetën dhe atë që duhet të jetë, gur i rëndë me qesëndi,

pabesia triumfon shpeshherë dhe ndershmëria zhytet, o ndershmëria vetëm zhytet.

 

 

 

Punëtori i vogël sarandiot


received_434935557241044

Dionis Xhafa

 

Në një qytezë të vogël të jugut të vendit tim, një djalosh i vogël punonte në një market,

e herë pas here, gruas në banak nuk i thoshte nënë apo ta kishte afërt, por i thosh’ “zonjë”,

e më bëri përshtypje kjo gjë sa e pyeta se çfarë e kishte, e më tha se thjesht punonte aty,

gjatë verës bënte atë punë, ndërsa ishte në shtat tepër vogëlush, e më preku ajo skenë, realitet i një Shqipërie, një vendth ku punohet përditë për një ditë më të mirë, një vendth që ecën në plagë të thella, o të thella.

 

 

 

Yjet në qiell nuk duken


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

Kjo natë është mbushur plot me yje lart në qiell,

por ata janë fshehur mes resh të dendura të zeza,

herë ka kometa, herë ngrihen skëterrat me fytyrat e errëta,

ndërsa te tjera herë ka fantazma e një kohë të zezë, si murtaja.

 

Nata është pis e ndyrë, aq sa nuk të lejon të shikosh as në largësi të vogël,

sikur të jetë një ëndërr e keqe, ku bëhesh qorr e nuk sheh më dot,

e përpiqesh të shikosh lart, mirëpo diku pengohesh e diku nuk mundesh,

dhe në fund do të shohësh se…yjet në qiell nuk duken!

 

Kujtimi i një poezie të Fatos Arapit


dionis xhafa1.jpg

Dionis Xhafa

 

Tiranën e kemi jetuar të gjithë, përjetuar më mirë të thuash, se çfarë është kryeqyteti i shqiptarëve,

ku mes tjerash është kurorë, por mbushur përpos me petale, edhe me gjemba e ferrat që lindin nën tulipanë,

dhe nxihet qielli në Tiranë, bëhet flakë e shkrihet një me retë e zeza, të pabesisë të shumtë,

që vjen e bëhet njësh me pallatet e bukur shumëngjyrësh në qendër të qytetit.

 

Është mëkati ynë të jetojmë mes edhe të shkretave, mes shkretëtirash, mes kaktuseve, të na gjëmojë koka me uturima,

dhe aty mes shqiptarësh, ku ka të mirë, por si në çdo komb edhe të këqij ka, e ajo pak që janë përziejnë gjithë pjesën tjetër,

e vjen si buçitje zërash të nëndheshëm, si një anije në det, si trageti që e bën të zezë hapësirën oqeanike,

e kur të hasësh në vështirësi në Tiranë, pabesi kur të kthehet në shpinë, kujto poezinë e Fatos Arapit, “Tirana ka tirani”.