Demokraci jasonike…


 

Si Jasoni me Medean, po njëlloj më ngjan dhe ktu’në. Qysh prej 91’ gjer më 2013 tradhëti e veç tradhëti ndaj demokracisë, nën vulën e ambicies tradhëtore të Jasonit. E çmendshëm përzihet demokracia, nën zymtësi të syve të Medeas, që në trup të saj gozhduar është rrënojë e shkatërrim!  Moj Medea e mjerë e vrarë, e përdhosur gjer në dhembje! Duro moj nënë, e mos na vra. Mos na vra ne bijve të tu, që me thërrime jemi rrit me ty edhe pse me tradhëti në shpinë kemi jetuar! Ndali lotit, Mede, atdhezë, plagë e dhimbjes sonë! Duro Medeja jonë se dëborë e gjëmë e madhe do të ndalet. E në 14-tërsh do ta ndalim. Edhe ne bijtë e tu, moj nënëz Mede, babain tonë në krye të familjes do ta vrasim për hirën tënde, për hirën tonë, se baba që e zgjodhëm veç shpinën po na kthen. Atëvrasja e dënueshme s’mund të jetë, për dikë që veç e zgjodhëm në krye të familjes, e jetim rrugëve qyqar na la! E ne bijtë e tu atdhe imi, Mede e dashur, lotsjellëse e plagënxehtë, nuk qëndrojmë më të heshtur. Na kanë vrarë baballarët e një politike të ndyrë, që nën tonë, Shqipëriziën tonë, e kanë tradhëtuar me qindra herë, me mijëra në mos! Jason, baba të bëmë, të vumë për të nderuar neve bijve të tu, e veç çnderime na solle. Ne dhe nënëzën tonë. E, mos na thoni se po vrasim babanë. Se na tradhëtoi, na la në mëshirë, na vrau t’ëmën, na la të mjerë, të nxirë e të shkretë. E ne veç shkelma turive hamë përditë, paret në dorë të gjakatarëve shkojnë. E ne të urtë sa më s’thuhet, sa urtësia do na kish zili. Nuk mundet më kështu, të durojmë dhimbjen e nënës sonë! Tortura plagë që veç ‘Zeus na e di. Demokracinë e Jasonit veç me dhimbje të urtësisë e kemi mbajt, nën thëngjill, nën vetëdije. Është koha për të jehuar të drejtën tonë të mohuar. Delegimi i pushtetit në një baba që na poshtëron është shkatërrimtare, gangrenë e rëndë dhe plagë që djeg! Nënëz jona, dhimbja jonë, ne me ty, ti me ne, vendi ynë në shtetin tonë e shndërrofshim!Po të flasin Bijtë e tu, Shqipërizë, Medea jonë.

Alb-Observer …  http://www.alb-observer.com/opinion/10144/demokraci-jasonike.html

Image

  

Një histori me status europian…


Dionis Xhafa , Rev.Drini

Humbëm për së katërtën herë rresht statusin kandidat për në Bashkimin Europian. Sapo e dëgjova nga televizioni lajmin. Besoj(a) verbërisht në idenë e Europës së Bashkuar.Aq shumë sa me të vërtetë hedhja poshtë e statusit kandidat për në Bashkimin Europian më tronditi. Më bëri fillimisht të ndjej keqardhje për vendin tim që ende s’kish mundur të marrë një copë status për aq kohë dhe akoma në vërtitje për ta marrë atë. Gjithçka më ndryshoi teksa prisja autobuzin e linjës së Tiranës së Re, mbrëmjes së vonë. Aty, pak para se të shkoja unë kish qenë një burrë i njomë rreth të 30-tave. Ashtu rastësisht bie në muhabet me të. Më tregon se punonte për Radio Evropa e Lirë, radio që mbulon më së shumti zhvillimet në Evropën Juglindore në Shqipëri. E, fillon të në flasë për statusin. Çuditërisht ishim takuar dy njerëz që atë ditë kishim përcjellë të njëjtin lajm, unë në të shkruar e  ai me zë, statusin e humbur të Shqipërisë.

Në Europën e Bashkuar ka 20 e ca vite që besojmë. Dhe unë kam qenë ndër ata që besoja verbërisht, sikundër ti sot. Nuk është gjë e keqe të besoh një ideologji të caktuar qoftë politike apo lloj tjetër. Dhe mua keq më tingëlloi. Megjithatë, ndjej një diskriminim të Evropës për ne dhe jo vetëm. Nuk është rastësi që ne dhe Bosnja ende se kemi marrë statusin dhe Turqia që nga viti 1996 e ka një të tillë por ende s’po bëhet anëtare. Në fkt BE po ngjan më shumë me një Konfederatë kristiane, që do të eleminojë myslimanizmin dhe të identifikojë Evropën me krishtërimin.Nuk është dhe aq çështje reformash, që kanë paksa indicie, por jo kryesor.

Dhe unë nuk ndala së vështruari me kuriozitet fjalët e personit që kisha njohur vetëm para pak minutash. Ndoshta nga dufi që të fal rinia, u përgjigja me një zjarr që më vlonte dhe më tepër, gati në prush ngaqe jashtë ish i ftohtë acarr.

Neve, jo vetëm shqiptarët. Flasët për Ballkanin e Lindjes, jemi djepi i farës së Evropës. Të behën shtete si Holanda e Franca të mos na japin statusin kjo është e rëndë. Për një fakt shumë të thjeshtë: Ata kanë gjysmat e shtetasve të vet joevropianë. Nuk po më duket gjë Evropa as mua. Kam parë disa qytete të rëndësishme të saj, e besoj se sikurse unë të gjithë të rinjtë. S’na bëjnë më përshtypje. Si kemi më as ëndërr, as edhe gjë. Pastaj të diskriminuarit për myslimanizmin e shqiptarëve kjo është vunerable po ta mendosh. Aq më tepër që në vende të tilla si Franca apo Gjermania xhamitë po mbushen plot dhe po e përqafojnë islamin.

Ashtu fola në atë të acarrtë, ku bashkë me fjalët krijohej një “O” në ajër. Ndoshta ngase isha dhe aq i prekur që humbëm një status, dëshira për në BE më kish rënë krejtësisht. Kuptova se një Europë e quajtur me damkën që etikisht s’po e përmend nga Fishta ende vijon të mbajë këlyshit e Rusisë në shpinë. Dhe kjo vetëm për ti tërheq pas vetes. As që jam fare as nacionalist, madje s’po tregohem as patriot në këtë rast…por të avancosh një shtet ku ka mbizotëruar fashizmi vetëm para ca vitesh mbi Kosovë, është jashtë çdo logjike. 


 http://www.revistadrini.com/2013/12/nje-histori-me-status/

 

 

 

Tiran(i)a…


Dionis Xhafa

Në fund të rrugës “5 Maji”, fare pranë zonës ë Medresesë, ndodhet tregu i ish-uzinës Dinamo. Bëhen gati “futbollistikë” emërtimet, kur mëson se pak më tutje gjendet tregu Dajti. Në këta tregje të bie në sy prezenca e disa ndërtesave, muret e të cilave, zyrat e gjithçka, ruajnë ende një pamje të jashtme të sistemit të kaluar totalitar. Ndërsa, totalitarizmi duket se nuk është vetëm në ndërtesa e në fasada. Tregu Dinamo duket se është bërë së fundmi një arenë dyluftimi në mes policisë së shtetit dhe asaj bashkiake. B.H më flet me shumë kriticizëm për situatën dhe i rrëmbyer, meqë ngjarja është ende e nxehtë. Në mënyrë intuitive, përtej ngjarjes, dilet në qasjen e mungesës së fuqisë së vërtetë të qytetarit të lirë.

Tirana sot ngjan me totalitarizmin. Dikur nuk kishim pluralizëm, por së paku një gjë e tillë dihej. Sot ka pluralizëm, por në fakt është totalitarizëm. Duhet kohë shumë “të ndryshohet gjaku”. Janë dy parti të mëdha, dy gjigandë ekonomikë, njëra në pushtet lokal e tjera në atë qëndror. Nuk mund të zgjidhësh dot gjë në rast se nuk bëhesh palë me dikë. Këta titanë e shembin qytetarin e dobët dhe të pambrojtur politikisht.

Kështu vijon të flasë E.B, që flet qetë, teksa përpara tij gjendet një pije e lehtë alkoolike. Zëri i tij të thotë se ka një pincë politike që shtrydh çdo zëth qytetar. Aty në fund të rrugës “5 Maji”, te tregu Dinamo, ndihet era e një Tirane tirane. Një Tiranë e titanëve, e rrëshqitjes drejt totalitarizmit, e në një a në një mënyrë tjetër, e tiranëve.

Image

Rev. Drini : http://www.revistadrini.com/2013/12/tirania/

Statusi në dorën e Holandës!….


Dionis Xhafa

Shqipëria rrezikon të humbasë statusin për herë të katërt për shkak të klasës politike, duke shënuar një precedent të turpshëm në historinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Pavarësisht rotacionit paqësor politik dhe aksionet e fundit në luftën kundër korrupsionit, jo të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pro statusit të Shqipërisë. Kështu, Hollanda, jo vetëm që ka konfirmuar votën kundër, por ka nisur të lobojë tek vendet e tjera anëtare për të votuar kundër statusit të Shqipërisë. Hollanda nuk është e bindur nëse Shqipëria e meriton statusin, ndërsa ka kërkuar më shumë angazhim në luftën kundër korrupsionit.

Deklarata
Ministri i Jashtëm hollandez, Franz Timmermans, ka dalë kundër statusit për Shqipërinë.  Sipas tij, vendi ynë është ende herët në hapat e saj për të marrë statusin kandidat për në Bashkimin Europian. Duket se ministri i Jashtëm holandez, Timmermans, nuk mjaftohet me kaq. Ai ka lobuar që të ketë sa më shumë mbështetje nga vendet e tjera anëtare të BE-së, që Shqipërisë të mos i jepet statusi. Të gjitha partitë politike në Hollandë janë shprehur kundër statusit kandidat për Shqipërinë. Ky vendim unanim i politikës holandeze ka ardhur gjatë një debati të zhvilluar mbi këtë temë në Parlamentin e Hollandës. Timmermans ka thënë gjithashtu se janë plotësuar kushtet politike nga ana e Shqipërisë, por ende këto kushte nuk janë vënë në zbatim. Ai duket i sigurt në qëndrimin e tij, teksa është shprehur se edhe sikur të mos ketë shtet tjetër që e mbështet idenë e Hollandës, ajo do të votojë e vetme kundër dhënies së statusit kandidat Shqipërisë. “Të flasim për Shqipërinë. Statusi kandidat për këtë shtet është absolutisht një vendim politik. Arsyetimi nga shumica e Dhomës këtu është se në atë rajon integrimi është i mëvonshëm, afatgjatë, në strukturat euro-atlantike, e kur flasim politikisht të gjitha ato vende janë kandidate. Kjo është diskutuar në vitet ’90 në Zagreb dhe nuk ka asgjë të re. Ato vende kanë perspektivë evropiane dhe kjo është normale, e besoj se askush nuk e kundërshton këtë, apo jo kolegë? Çështja është; a duam ne që ta bëjmë atë gjest politik e t’iu themi: Tani jeni një vend kandidat? Për t’i dhënë këtë status duhet që të shohim se çfarë detyrash i kemi ngarkuar Shqipërisë dhe të shohim nëse ky vend i ka plotësuar ata kushte; zgjedhjet, korrupsionin e kështu me radhë. Po të vijoj me pyetjet, a ka ecur zbatimi i këtyre kushteve, atëherë përgjigja ime është: “Hmmm, për këtë kam nevojë për kohë, sepse në një kohë kaq të shkurtër unë s’kam kohë të vlerësoj progresin dhe zbatueshmërinë. Këtë ia kam shprehur edhe kryeministrit shqiptar: Duhet të na tregosh se edhe zbatimin mund ta bësh realitet. Mirëpo, për diçka të tillë nevojitet kohë. Për këtë arsye dhe Hollanda është kundër. Pra, duhet shtyrë statusi. Këtë qëndrim do të paraqes përpara Këshillit”, ka thënë kreu i diplomacisë hollandeze, Timmermans. Mësohet se Hollanda ka një qasje të tillë ndaj statusit, për shkak të anëtarësimit të Shqipërisë në Organizata Islamike, si dhe për raportin e fundit të Transparency International, që e nxirrte Shqipërinë si një vend me korrupsion të thellë.

Deputetët holandezë debat për statusin e Shqipërisë
Një pjesë e deputetëve holandezë kanë bërë thirrje që Hollanda të mos sillet si një “dele e zezë” brenda BE-së, duke dalë gjithmonë kundër. Në debatet e tyre në Parlamentin e Hollandës, ka patur ide të ndryshme lidhur me statusin e Shqipërisë. Ajo që vlen të theksohet është se Timermmans ka thënë se do të rishikohet qëndrimi i Hollandës brenda së martës. Hollanda është një vend që shquhet për qëndrimet e saj kundër. Disa politikanë holandezë kanë hedhur idenë se shteti holandez e bën këtë edhe për inerci.

Timermass: Mund të themi “Po” në 2014

Numri një i diplomacisë holandeze, Frans Timmermans, ka thënë se qeveria e re e Tiranës nuk është aspak zhgënjyese. Ai shprehet se ka patur hapa përpara progresivë nga ana e Shqipërisë. Sipas tij, duhet që këta reforma të vihet më tepër në jetë, me qëllim që Hollanda të jetë pro statusit për Shqipërinë. Ai paralajmëroi se do ti thuhet “Jo” statusit për Shqipërinë, me mundësi së bashku me Danimarkën.

Meta i kërkon homologut maqedonas zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me homologun e tij maqedonas, Trajko Velanoski. Në fjalën e tij, Meta ka kërkuar thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe mbështetje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kreu i parlamentit shqiptar tha më tej se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit vendos raporte të qeta ndëretnike në Maqedoni dhe e ndihmon atë në aspiratat e saj euro-atlantike. “Faktori shqiptar atje është një urë solide bashkëpunimi në mes nesh. Ne mbështesim sovranitetin, integrimin e Maqedonisë dhe vlerësojmë se Maqedonia është një vend me rëndësi për Shqipërinë. Mbështesim dhe duam përshpejtimin e proceseve integruese për Maqedoninë, duam ta shohim atë anëtare të NATO-s dhe sa më shpejt të jemi së bashku në Bashkimin Europian. Nga ana e tij, kryeparlamentari maqedonas, Velanovksi është shprehur për një marrëdhënie të qëendrueshme në mes vendeve për të përmbushur aspiratat e përbashkëta.

Veljanoski-Nishanit: Ndjeshmëri të lartë për ndëretnikët në Maqedoni

Bujar Nishani ka takuar në Presidencë kreun e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski. Në këtë takim, Veljanoski ka theksuar se ka një ndjeshmëri të lartë për ndëretnikët në shtetin maqedonas. Sipas tij, Maqedonia është e vendosur në sigurimin e raporteve të mira ndëretnike. “Ka një ndjeshmëri të lartë dhe një kujdes të veçantë për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, të cilat garantojnë stabilitet dhe garanci për një frymë më të paqtë dhe për më shumë të drejta për qytetarët”, i tha Veljanoski presidentit Nishani. Të dy bashkëbiseduesit kanë qenë në një mendje, duke vënë në pah se Ballkani është në një fazë të re, në atë të paqes dhe të sigurimit të të drejtave njerëzore. Ata vunë theksin edhe tek domosdoshmëria e një nxitje të bashkëpunimit tregtar, ekonomik dhe kulturor në mes vendeve. Presidenti Nishani nënvizoi se marrëdhëniet me Maqedoninë vlerësohen si një model dhe se do të vijohen këta marrëdhënie të ngushta në mes dy shteteve fqinje.

PE miraton statusin, pritet votimi i KE më 17 dhjetor

Raporti i Përvitshëm mbi perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, është miratuar dje nga Parlamenti Europian. Veç saj, eurodeputetët kanë miratuar edhe rezolutën e prioriteteve të samitit të ardhshëm të liderëve të BE-së. Pas miratimit të kësaj rezolute nga PE, pritet që miratimi ose jo final për statusin të bëhet më 17 dhjetor. Në rezolutën e Parlamentit Europian theksohet se duhet të rritet fryma e bashkëpunimit politik në mes opozitës dhe qeverisë në Shqipëri. Gjithashtu, një theks vihet mbi situatën e deritanishme të rënduar nga korrupsioni dhe krimi. Lidhur me këtë situatë kërkohen më shumë reforma konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Menjëherë pas votimit ka folur Nikola Vuljaniç.“ Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në BE. Ajo ka avancuar reformat që janë vënë nga ana e Bashkimit Europian dhe ka rritur bashkëpunimin në mes forcave politike”, iu ka bërë me dije Vuljaniç eurodeputetëve.

Gjosha në Danimarkë për statusin

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka bërë një vizitë zyrtare në Danimarkë. Ky udhëtim është bërë vetëm pak ditë para vendimit të BE për statusin kandidat. Gjatë qëndrimit në shtetin danez, Gjosha ka planifikuar një sërë takimesh me personalitete të politikës daneze. Takimi i parë ka qenë me Ministrin e Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës, Nick Hakkerup. Klajda Gjosha ka falenderuar homologun e saj danez për mundësinë që i jepet për të dëshmuar progresin e Shqipërisë për në rrugën e integrimit për në BE. Ky takim është i dyti që zhvillohet në mes tyre. “Shqipëria ka bërë progres real dhe kjo është e dukshme tashmë. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme që ka shumë punë për të bërë dhe dhënia e statusit do të thoshte vërtetë shumë për ne. Kjo, pasi statusi do të na nxiste për ndërmarrjen e reformave të mëtejshme”, ka thënë Ministrja e Integrimit Evropian, Gjosha. Ministri danez ka dhënë mbështetjen e tij për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Unionit Evropian. Dionis Xhafa

Friday, December 13, 2013 – 07:46

– See more at: http://www.sot.com.al/politike/shqip%C3%ABria-humbet-statusin-p%C3%ABr-her%C3%AB-t%C3%AB-kat%C3%ABrt-hollanda-konfirmon-vot%C3%ABn-kund%C3%ABr-k%C3%ABrkon-prova#sthash.X3wzXEIO.dpuf

Image

Mandela brenda nesh…


Dionis Xhafa

Dihet botërirsht se Mandela është tashmë famoz për shkak të luftës paqësore së pandërerë të tij jetësore për barazi sociale. Mund të tingëllojë e çuditshme termi “luftë paqësore”, por ja që e atillë ishte dhe njerëzit e mëdhenj dinë të fitojnë edhe beteja pa derdhur gjak. Në një vend si Afrika e Jugut, ku edhe pse të bardhët përbënin pakicë qeverisnin, padrejtësia dukej haptazi. Në vendin afrikano-jugor, në mos më i përparuari shtet i Afrikës, me burime të çmuara natyrore, shfrytëzoheshin barbarisht njerëzit me ngjyrë për të pasuruar pakicat, njerëzit e bardhë. Njeriu që me guxim do të përballej me këtë “sundim qeverisës” të të bardhëve do të ishte Nelson Mandela, mëshirimi i njeriut, që fitoi luftën përmes lutjes e paqes. Ka një lidhje jo të largët në parim në mes Mandelës dhe ne shqiptarëve. Sot, në këtë kohë, në një fundvit 2013 ka pak shqiptarë që vërtetë nuk diskrimojnë njerëzit me ngjyrë. Këta të fundit jo pak herë janë pre e diskriminimeve dhe e lënies pas dore si një pjesë vunerable e shoqërisë. Për këtë nivel të tyrin ekonomik,social apo qoftë shkollor e intelektual, jo pak rol luan edhe diskriminimi shoqëror ndaj tyre. Për këtë tregojnë edhe vetë romët. Në një bashkëbisedim kohë më parë me një pjesë të komunitetit të tyre, ata shpjegonin…

“Ne diskriminohemi shumë nga njerëzit. Jo vetëm këtu në Shqipëri. Ne lëvizim shpesh nga një shtëpi në tjetrën dhe nga një vend në tjetrin. Vijmë në Shqipëri, ikim në Kosovë, ndonjëherë në Maqedoni. E gjitha varet ku të gjejmë ndonjë punë. Por, që me rëndësi është të thuash se shqiptarët, por jo vetëm ata, edhe ballkanasit e tjerë, edhe në Bullgari, në Maqedoni, e në Kosovë, që kam qenë vetë, njerëzit të shohin me sy jo të mirë”, thotë një grua rome rreth të 45-tat.

Nuk është e vështirë të thuash se neve si shoqëri na mungon një njeri i shoqërisë sonë i pajisur me parime të Mandelës.Një parim bazë si ai i Mandelës për të mos diskriminuar ndokënd ndihet lehtas e pak ndër ne. Megjithatë ka një sensibilizim që parashtron trajtesën e barabartë të të gjithë njerëzve, ashtu siç rëndomtë shprehemi “pa dallim race, krahine e ideje”. Gjithnjë në shoqëri si jona, ashtu sikundër dhe tek ne, shprehjet mbeten vetëm si të tilla. Dita kur fjalët do të fitojnë terren praktik do të jetë edhe dita kur vërtetë Mandela me praimet e tij do të “lindë” brenda nesh.

Revista Drini ,  http://www.revistadrini.com/2013/12/mandela-brenda-nesh%E2%80%A6/ 

Image

Një përplasje që s’po merr fund!….


Dionis Xhafa

Deklarata e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, se cianuri rrezikon tregun Dinamo, duket se është një manovër për të larguar tregtarët nga ky treg. Kështu shprehen disa nga drejtuesit e tregut të ish-uzinës Dinamo. Sipas tyre, kjo deklaratë është e pavërtetë. Alfred Buzhiqi, një nga përfaqësuesit e tregtarëve, thotë se cianuri nuk ndodhet tek tregu i ish-uzinës Dinamo, por tek tregu i ish-uzinës së Dajtit. “Te tregu i ish-uzinës Dinamo nuk ka patur, s’ka dhe nuk do të ketë asnjëherë cianur. Deklaratat e nënkryetarit të bashkisë, Eno Bozdo janë shpifje të ulëta. Cianuri ka qenë në tregun e uzinës Dajti dhe jo tek tregu ynë. Këto janë deklarata që kanë për qëllim goditjen tonë”, thotë Bizhiqi. Ai tregon edhe të gjithë atë që ka ndodhur gjatë ditës së pardjeshme dhe sesi Bozdo ka vënë në ngërç e ka çoroditur edhe institucionet, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Bujqësisë . “Cianuri ka qenë në ish-uzinën e Dajtit. Ai është treg pak më tutje se ne, 400 metra në vijë ajrore larg nga tregu i Dinamos. Pardje janë bërë transportime të cianurit nga tregu i ish-uzinës së Dajtit për në Elbasan. Ky cianur, që është saktësisht cinaur nuk ka rrezikshmëri. Lënda është thjesht kripë dhe nuk ka kaluar fare nga tregu jonë. Tregu i Dajtit ndodhet më tej siç e thashë dhe makinat që kanë transportuar lëndën helmuese të cianurit kanë kaluar nga dalja e tregut të Dajtit. Madje nëse do të ishin helmuar ushqimet siç pretendohet nga bashkia, do të ishin helmuar ushqimet e tregut të Dajtit dhe jo tonat”, thotë më tej Alfred Bozhiqi. Ai shpjegon se me këta deklarata fshihet pas interesi i bashkisë për të goditur tregun e ish-uzinës Dinamo, me qëllim që tregtarët të shkojnë në tregun që ngrihet në Kashar. “Bashkia e Tiranës ka si synim të largojë tregtarët nga uzina Dinamo për tek një treg i ri i ndërtuar në Kashar. Kjo nuk është aspak normale. Ne jemi goditur vazhdimisht nga Bozdo prej më shumë se një viti. Këtu në këtë treg janë 480 biznese, objekte të pajisura me licensë dhe me gjithçka duhet”, përmbyll fjalën e tij Alfred Bozhiqi, kryetar i Shoqatës të Mbrojtjes së Konsumatorit.

Sulmet e bashkisë

Në të njëjtën vijë mendimi është edhe kryetari i Shoqatës Ushqimore, Dhurim Ismailati. Sipas tij, po dëmtohet rëndë imazhi i tregut nga akuzat e pavenda të Bashkisë së Tiranës. Sipas Ismailatit, akoma elementë të administratës së kaluar kanë mbetur në institucione të shtetit. “Akoma ka elementë të qeverisë së kaluar që tentojnë të na godasin. Këtu nuk ka fare cianur. Është një shpifje e hapur që bëhet për transferimin e tregut në Kashar për interesa të afërta të bashkisë. Bozdo futi në ngërç madje edhe dy ministri, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Bujqësisë. AKU, (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) ka ardhur sot dhe bëri analiza të produkteve të ndryshme në treg, siç bën zakonisht. Zyrtarë të saj erdhën të alarmuar fillimisht se menduan se ka cianur, gjë që e panë që nuk është e vërtetë. Gjithashtu edhe Ministria e Mbrojtjes është disinformuar nga ana e Eno Bozdos”, thotë Ismailati. Ai thotë më tej tha se po prishet imazhi i një tregu me traditë në Tiranë dhe ku shkojnë shumë qytetarë të kryeqytetit. Dhurim Ismailati tregon se janë 162 aksionerë në tregun e Dinamos dhe ka një organizim të mirë dhe të rregullt si treg.

Drejtuesit e tregut: Konsumatorët të vizitojnë tregun pa frikë

Drejtuesit e tregut kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët të shkojnë pa frikë në tregun e ish-uzinës Dinamo. Sipas tyre, asgjë nga ata që ka thënë Bozdo nuk është e vërtetë. Kryetari i Shoqatës Ushqimore Dhurim Ismailati dhe kryetari i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit Alfred Bozhiqi bëjnë thirrje që qytetarët të mos bien pre e deklaratave të gënjeshtra. Ata thonë se tregu vijon normalisht dhe do të ketë përkushtim maksimal për përmushjen e kushteve sa më maksimale për sigurinë ushqimore.

Eno Bozdo: Zhvendosja e cianurit nga tregu Dinamo, jashtë çdo rregulli

Nënkryetari Eno Bozdo në një deklaratë për mediat ditën e djeshme është shprehur se mbetjet e cinaurit janë transportuar jashtë çdo rregulli. Sipas tij, cianuri që ndodhej tek ish-uzina Dinamo është transportuar nga Ministria e Mbrojtjes në mënyrë tepër të parregullt. “Zhvendosja dhe groposja në mes të ditës e 750 kg lëndë helmuese cianur nga tregu i ish-uzinës Dinamo është një turp e papërgjegjëshmëri e madhe dhe një akt kriminal. Larg të gjitha protokolleve e standardeve të miratuara nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes ka kryer transportin e këtyre lëndëve helmuese gjatë kohës kur tregu ka qenë i frekuentuar nga një numër shumë i madh qytetarësh. Me këtë transport, Ministria e Mbrojtjes ka vënë në rrezik jo vetëm tregtarët në ish-uzinën Dinamo, por edhe qytetarët e shumtë që kanë qenë prezent aty. Bashkia Tiranë kërkon në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet përkatëse të kryejnë analizat, provat dhe mbikëqyrjet e domosdoshme për të vlerësuar ndikimin mjedisor të zhvendosjes së lëndëve helmuese në kushte amatoreske”, ka thënë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo.     

Ministria e Mbrojtjes: Zhvendosja e cianurit nuk është rrezik për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në një operacion në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit ka bërë të mundur zhvendosjen e lëndës së cianurit. Kjo ministri sqaron se transporti është bërë me parametrat më modern dhe pa asnjë lloj rreziku për qytetarët. “Ky institucion reagon duke siguruar qytetarët se në asnjë rast nuk do të merrte një veprim të tillë, në rast se nuk do të kishte sigurinë e duhur se operacioni nuk do të ishte i rrezikshëm. Ministria e Mbrojtjes siguron qytetarët se se kjo lloj lënde është e ngurtë dhe se procesi i zhvendosjes është kryer pasi është bërë izolimi i zonës dhe është kontrolluar gjithçka nga ekspertët kimikë. Kjo lëndë është në trajtën e një kripe dhe mund të jetë e dëmshme vetëm në rast se konsumohet. Një gjë e tillë është thuajse e pamundur të ndodhë, pasi edhe vetë lënda ka qenë e mbyllur në mënyrë hermetike”, thuhet në komunikimin për mediat të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo ministri ka përmbyllur deklarimin e saj, duke siguruar se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të vetëdijshme për misionin që kanë, që është sigurimi i jetës dhe i mirëqënies së qytetarëve. Dionis Xhafa

Tuesday, December 10, 2013 – 08:34

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/drejtuesit-e-tregut-dinamo-bozdo-mashtroi-p%C3%ABr-cianurin-alibi-p%C3%ABr-t%C3%AB-na-p%C3%ABrz%C3%ABn%C3%AB-nga-tregu#sthash.aZMk0q4G.dpuf

Image

Ne dhe Izraeli…


Dionis Xhafa

Një “mik” virtual britanik aq virtual deri në ekstremitet, aq sa se kam njohur kurrë në jetën time,  ishte “i fiksuar” pas Shqipërisë dhe e thuajse gjithë qënia e tij ish përqëndruar rreth gjërave që kanë të bëjnë me vendin tonë. Aq “fiksim” thuhet ta ketë, saqë gazeta Shqiptarja.com i ka dedikuar një artikull për këtë pasion të rrallë të një të huaji (http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/adam-yamey-anglezi-qe-e-ka-fiksim-shqiperine-158525.html ) . E veçanta nuk është në faktin që një i huaj na qenka i “fiksuar” me Shqipërinë. Kjo është një gjë më shumë se normale. E veçanta është se personi në fjalë ka vizituar Shqipërinë e viteve të komunizmit, dhe përshtypjet e tij e gjithçka di për Shqipërinë i ka hedhur në një libër me titull “Shqipëria në mendjen time”. Një një nga artikujt ku më “fiksoi” më shumë ishte ai me titull “Shqipëria, një strehë për çifutët” (http://yameyamey.blogspot.com/2013/11/albania-haven-for-jeës.html ). Në artikullin e lartpërmnedur tregohet se gjatë gjithë periudhave historike, hebrenjtë kanë qenë prezentë në Shqipëri dhe ata janë ndjerë në të si “atdhe” të tyrin.

Ndërmjet shekujve 12-14, komuniteti më i madh hebre ka qenë prezent në Janinë. Ky qytet ka qenë pjesë e “Shqipërisë së madhe” të kohës, tashmë pjesë e shtetit grek. Dëbimi i hebrenjve nga Spanja, solli rritjen e numrit të tyre në Shqipëri. Deri në shekullin e 19-të, një paqe e qëndrueshme në mes shqiptarëve dhe hebrenjve mbizotëronte në shtetitn shqiptar. Përgjatë shekullit të 19, nacionalistët grekë në orvatjet e shkëputjes ndaj Perandorisë Osmane, masakruan një pjesë të çifutëve. Gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20, kishte një tolerancë të madhe në Shqipëri ndaj hebrenjve. Madje, ata konsideroheshin si shqiptarë e jo si çifutë, edhe pse praktikonin ritualet e tyre fetare. Kështu, ata u mbrojtën në Shqipëri nga anti-semitizmi. Në librin e tij, Harvey Sarner tregon se ka dy arsye pse hebrenjtë në Shqipëri ishin të qetë dhe u pranuan nga shqiptarët: 1. Sepse ata jetonin pranë shqiptarëve, morën më shumë nga kultura e shiptarëve dhe 2. Hebrenjtë nuk ishin aq shumë sa të kërcënohej mbijetesa e tyre, siç ishin në Selanik, Varshavë apo gjetkë në Europë. Hebrenjtë erdhën në Shqipëri edhe nga Greqia, edhe nga Jugosllavia e nga vende të tjera evropiane. Në kohën që Gjermania po kërcënonte Evropën përmes Hitlerit, në listat për ti dorëzuar ata, autoritetet shqiptare nuk pranuan. Në Janinën, pjesë tashmë e Greqisë, përkundrazi u vranë e u masakruan. Po ashtu edhe në kohën kur Shqipëria u udhëhoq nga diktatori Hoxha, dishempull besnik i Josip Stalinit, hebrenjtë u mbrojtën. Edhe pse regjimi i Hoxhës ishte kundër Izraelit, shteti i tij ishte anti-semitist.

 

Ajo që ka rëndësi të madhe është se Shqipëria është një vend që mund të konsiderohet si një “atdhe i dytë” për hebrenjtë. Banorë të “askundut” që në përndjekje u vunë nga gjithkush, e ku racizmi ashpër i dënoi, gjetën strehën në një vend europian, një copëz pjesë e një gadishulli mbytur në armiqësi. Do të ishte shumë e vonë periudha kur hebrenjtë do ta kishin një shtet, më 1967. Një shtet si Izraeli, aq i shenjëstruar nga “fqinjët” e saj. Ku të gjithë shtetet e Lindjes besojnë se është e afërt dita kur bashkë me gradacelat, Izraeli do të zhytet në rërën e shkretëtirave të atyre anëve. Ndoshta ne jemi vend i vogël dhe pak peshë kemi në arenën evropiane, e aq më pak ndërkombëtare. Së paku dëgjojmë një gjë të mirë, një shenjë solidariteti me vuajtës të një diskriminimi deri në shfarosje të një race njerëzore. Të një race njerëzish që nga gjiri i saj ka nxjerrë mendje të ndritura botërore. Në fund të fundit të një race njerëzore, që ende luftohen sikur të ishin jo nga planeti Tokë. Edhe pse të persekutuar me vite e shekuj, vijon të ketë paragjykime për ta. Një njeri i vlerave të mëdha për njerëzimin, Albert Einstein, hebre me origjinë, do e thosh ndoshta më mirë se kushdo. “Të thyesh një paragjykim, është më e vështirë se të thyesh një atom”. Vetë Einstein ishte njeri me shtetësi të ndryshme, një njeri i lirë, që siç i përkiste njerëzimit, ashtu dhe dhe kontriboi për njerëzimin.

Rev Drini   –  Dionis Xhafa

 

A do ta marrim statusin dhuratë për Vitin e Ri?!


Dionis Xhafa  , Rev.Drini

Statusi kandidat për në Bashkimin Europian tashmë është shumë pranë. Muaji dhjetor 2013 është përcaktuar për afatin përfundimtar të dhënies së statusit. Shqipëria është vendi i fundit nga të gjitha vendet e tjera ballkanike që merr statusin e vendiet kandidat ( pas Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë). Duke qenë se dhe në sondazhin e fundit të bërë shqiptarët rezultojnë një popull evropiandashës, shpesh kam menduar se BE-ja e ka Shqipërinë në politikën e saj parësore, jo për shkak të reformave, por se nuk dëshiron që shqiptarët të bëhen pesimistë. Duke u nisur nga kjo premisë e fundit, Evropa modoemos do të dojë që Shqipërinë ta fusë në axhendën integruese të saj sa më shpejt. Vonesat dhe koha e gjatë do të thotë rënie e besimit ndër shqiptarë tek BE, pasi mund të ndodhë humbja e durimit nga gjendja e brendshme. Pavarësisht qeverive, ajo që mbetet e qartë është se statusi ynë po na vjen me një Vit të Ri 2014. Shumë jemi vonuar në trenin tonë drejt rrugëtimit evropian. Lidhur me aspiratat politike të Shqipërisë, besoj nga sa di se gabimi i madh ka qenë se jemi bërë pjesë e perandorive, aleancave e konfiguracioneve politike më të forta të kohës. Kjo gjë na ka bërë dëm. Këtë herë duhet të jemi të vendosur nëse rruga drejt BE është e duhura për të mos patur më kthim pas.

Unë isha lëkurëkuq

Pas-kësaj lëkurëverdhë,

Dua të lyhem në ngjrë blu

A thua më shkon më shumë?!…

Nëse herë të tjera kemi thënë të famshmen vjershë “Ja na erdhi Viti i Ri me këngë e me valle”, në 2014 duhet të themi “Ja na erdhi Viti i Ri …më në fund statusi në BE”. E merituam apo e fituam, këtu ndoshta është momenti të reflektojmë. Fituam status që Evropa të na mbajë pranë e ne ta duam sërish apo vërtetë kemi bërë hapa përpara drejt Bashkimit Evropian?! Do doja me shpirt të ish e dyta. 2014 po na gjen me një hap për në BE, në një korsi me shtetet fqinje. 2014 është i pari vit që ballkanasit i gjen bashkë dhe së pari herë që edhe Ballkani shndërrohet në një “Magma-Helvetika” të Evropës. Jo të duam Evropën pa asnjë shkas apo për të na mbrojtur nën ombrellën e saj politike, por të ndihemi pjesë e saj dhe ajo të na ndjejë se jemi në të.

http://www.revistadrini.com/2013/12/a-do-ta-marrim-statusin-dhurate-per-vitin-e-ri/

Image