Toke dhe qiell (shkruar nga celulari)


IMG_20190606_145155

Dionis Xhafa

Toke ah toke, rrukullime e eterve e varreve te paraardhesve,

nje dhe e varr eshte ajo qe marrim nga kjo bote,

qetesia e madhe qe ta fal vendlindja e shtrenjte,

nje dhe e toke eshte parimi qe rrjedh nga brezat.

 

Qiell ah qiell eshte endrra per te neserme me te mire,

nje copez kaltersi ne rruge te qumeshtit, pa kufi,

nje shqiponje qe fluturon dhe deshiron pa fund lirine,

e behen bashke, toke e qiell, ne hap e hov, me mall, e dashni.

Zemra e dehur (shkruar nga celulari)


Dionis Xhafa

Nje zemer e dehur eshte me e sinqerta nga te gjitha,

eshte zemer e ngrate qe rregetin ne ngjyra vjole, deti e qielli,

eshte shpirti i rrahur nga dallget e medha, qe ngrihen si sterkala,

eshte zemer me dashuri te madhe sa nje mal i tere.

 

Zemra e dehur eshte e rrahur nga uthulla e jetes,

ne plasjen e vet rrefen vetem dashurine, perjetesine,

se zemra e dehur eshte drama e madhe e harreses,

eshte bote qe shembet ne trup e skelet, idealizmi qe vdes, qe ngadhenjen lirine.

Mengjese dhe jete


IMG_20190615_182534_232

Dionis Xhafa

Ah mengjes i bardhe qenka sot, shihe diellin qe ka dale si poc,

bukuri e natyres shkrihet nje me jeten,

vazhdon udhe jetesore, te keqen ta harrosh,

po bukurisht jeta perzihet perdite me vdekjen.

 

Lulen e bukur, mallin e madh, lotin e zi, hallin ne prag,

njerezia ecen, vazhdon dhe leviz,

gjithe ata mendime ne keta njerez, s’di c’te flas,

e mban kjo shpine, e mban ky kurriz.

 

Bota eshte me nyje, bota eshte e eger, e keqe disa here, shpesh parregullesia vjen e te ndot,

por serishmi do doja, te cohem me mengjes, me syte e shperlare, te them “Miremengjesi o bote”.

Nje dite e re?


IMG_20190602_175512_823

Dionis Xhafa

A eshte e mundshme nje dite e re,

pas asaj me shi dhe bresher, stuhi dhe ligesi?

A eshte e mundshme, nje dite e re, nje ze i forte,

ah, nje dite e re.

Si ajo shetitje


Dionis Xhafa

Nuk kisha bere shetitje te atille, asnjehere,

me lumtur nuk kishte se ai “udhetim”,

eshte gezim i femijes, sinqeriteti i padijes,

hapat e cliret pas humbjes se frymes.

 

Eshte lumturia ne ajer, gazi dhe defrimi,

harmonia qe nuk vjen menjehere, por ngadale,

me vete thua do na marre gezimi, harrimi,

por nen shpirt vazhon te ndizet flake e flake.

Pse kaq mister?


Dionis Xhafa

Perse ke kaq mister valle, 

je veshur me vello te zeze,

nuk e kuptoj dhe s’te kuptoj,

ne nje bote qe nuk merret vesh, doja te kuptohehem qarte.

 

Pse ke kaq mister dhe heshtje ka,

pse une jo nuk e kuptoj asesi,

erresire pse le, me mire te dish ka drite ose terr,

vec te lutem, si diellit, si henes, jo mos le mister.

Perse kjo udhe?


Dionis Xhafa

Perse kjo udhe qe quhet jete,

eshte kaq e zeze dhe kaq e erret,

pak te duan, eshte vetem ferr,

shpesh eshte vone dhe themi heret.

 

Pabesia shenderrit si poc me drite,

nuk ben zhurme, tregon tmerrin,

nuk i besoj dhe s’i dua jo marrezite,

dua muziken, poezine, kengen, fyellin.

 

Guri i tokës sime


 

Dionis Xhafa

 

Oh guri i tokës sime, u tretsha në ty përditë dhe në varr,

pasi të jem lëkundur në rrugë të Europës, te ty të vij e të vdes,

të rrëfej në të si më shkoi jeta, si djersën hodha, çfarë fytyrash pashë,

të rrëfej në ty rrufenë e jetës sime, nëpër qiellin katran, oh gur i tokës sime.

 

Nje shpirt


Dionis Xhafa

Nje shpirt mbushur me dashuri sa nje mal me mire eshte,

sesa trup mbushur me hedhurina vend e pavend,

trup kallkan e me zemer te ftohte, qe vec rren per me u majm,

nje shpirt mbushur me dashuri eshte me mire.