Kuq e zi 2024


Dionis Xhafa

Erdhi viti i Ri 2024, me i riu mes nesh,

i kuq dhe me fishekzjarre, qielli mbushur me qirinj e pema Krishtlindjesh,

ngjyrat dhe betonet jane ngadhenjimi yne , kullat me yllin qe na cojne ne qiell dhe dehemi me ta, defrehemi pa mase, si è kuqja qe te con ne tjeter bote, parajsa te kristalta me miliona.

Por eshte dhe e zeza, si kumar ogurzi, si ngjyre e se keqes, vdekjes dhe marrezise,

qe 3 milione jane duke rreshqitur tek 1, vend i shkretuar, betoni ne zemrat tona, e zeza mbledhur pikez zemre. E kesisoj, kuqezi Shqiperia rrofte! (Shkruar nga celulari).

Shtëpia me gurë


Dionis Xhafa

Shtëpia me gurë është historia e thjeshtë dhe e ëmbël si shkëmbinj, e lashtë,

e rëndësishme sa Pallati Mbretëror ne Stamboll, si politikë e brendshme e papolitiktë,

por kaq e rëndësishme për të qenë njeri, ndër vërtitjet njerëzore për me qenë më mirë,

si një kalendar që dëfton paraardhësit me fotografi të shumta.

Paraardhësit si dhuratë e lanë, për ata që vijnë më pas,

duke dashur gjakun e vet, qoftë dhe pa njohur atë, si dashuri njerëzore e pakufijshme,

e njerëzia gëlon, jetën vazhdon, ikën larg, si ujë që rrjedh,

me gurët që dëftojnë jetën, gjurmë njerëzore, ecur tashmë  mbi rrugë Europe.

Ëndërr


Dionis Xhafa

Ëndrra e mëngjesit është shumë e bukur,

me kulla, kala, diell të kuq, hënë të rrumbullakët,

dhe më pas mbi gjelbërimin e vendit tonë bie vesa,

si nëpër filma vizatimorë, shpresa rritet e lumturia bashkë me të.

E ngadalë dielli më shpon sytë, më zgjon nga ky gjumë i madh që isha zhytur,

duke nisur rutinën time të përditshme, si çdokush në atdheun tonë,

mijëra e mijëra me siguri, që kur nisin të jetojnë në realitet,

aa sa do donin, ëndrra që panë në mëngjes të mos përfundonte.

Zogjtë janë helmuar


Dionis Xhafa

Zogjtë e shqipes janë helmuar dhe në turbulluar fluturojnë në qiell me vetëtima,

si zhurma që vijnë nga fundi i dheut, si rrëke e pandaluar,

e ndër atdheun e vet nuk mundet më të fluturojnë, se ua kanë prerë fletët,

e nuk çajnë dot qiellin blu, hapësirën e gjerë ku vërtiten plot zogj të sëmurë.

E atdheu është helmuar i gjithi, është topitur si mos më keq,

ndër rrugë të vjetra e paharmoni të reja, gëlon jeta e shqiptarëve,

si Europa është udhërrëfyesi, i shpresës, ku atje ende jeta nuk është fikur.

Fikur jo nuk ka tutje, ndër rrugë të Berlinit e të Parisit, është flaka e letrës së madhe,

se ndër ne, nuk ka flakë, as pishë të Migjenit, vetëm mpirje e dëshpërimi shihet kudo,

ndër qytete nuk ka jetë, boshatisur rrugë e ura, pema e gjethi kokën kanë varur,

e rrugët që u paguan tepër shtrenjtë nga xhepat e paxhepa, nuk kanë njeri, a s’kanë NJERI!

Dhimbja,

dëshpërimi,

malli,

largimi,

shpresë e vdekur është atdheu.

Ariu shtypi macen


Ariu e shtypi macen e gati e mjera kafshe e vogel po vdiste,

u habiten gjesend e gjekafshe, frymore e gure, kodra e fusha, malet e Kaukazit.

Jehona u shpernda kudo, e ariu pretendon se macja eshte kafshe,

e duke qene e tille, c’pune ka ne shtepine e njeriut?

Njeriu eshte ne kembe, i tronditur se ia shkelen macen, qe e ushqen dhe mban prane,

here qendron si njeri e here merr ngjyra laramane sipas nevojes se castit.

Ariu e shtypi macen, njeriu u shokua, e macja derdhi gjak, qe te dyja palet pretendojne se rrjedh prej trupit te tyre.

E, njerezia u ndez, u perflak, u skuq, u be ngjyra-ngjyra te semura, u corodit, bota, ne armet berthamore te kohes se tastierave.

Dionis Xhafa (nga cel)*

Pushtuesi


Dionis Xhafa

Flamuri kuq e zi nuk është më, por një tjetër banderolë,

e një shteti të ri sllav, që herë na don e herë thuhet se na urren,

Bizanti na bashkon e pushtimi na ndan, si urrejtje që dashuri nuk mund të bëhet,

zëvendësimi i gjithçkaje, zbeh ndriçimin e qëndrueshmërisë.

Pushtuesi e gëzon me diellin e zi mbi krye tokën e vatrën e shqipes,

si një përrallë, ku fiton bisha e egër e mënxyrës, që e bën katran edhe lirinë,

edhe rebelizmën e zhbën, ndër shpatulla të ariut e putra të stepave ruse.

Pushtuesi e ka tokë e oborr, e ndër tokat tona sikur ka rënë gjama e rëndë,

kuq e zija po nuk është bashkë, herë herë ia hamë kokën njëri-tjetrit,

tragjedia e Eskilit luhet edhe në kohë të hershme, edhe në ato moderne,

sa kohë që urrejtje është në odat tona, ditë e bardhë nuk ka për të ardh’.

Legjenda e shqiptarit


Dionis Xhafa

 

Për shqiptarin cfarë nuk është thënë, për të, po,

kanë thënë ata se janë më të vjetrit në këtë kontinent,

thonë se janë krenarë për veten e tyre, se kanë atdhe të pakrahueshëm,

thonë se janë me nam të madh brez pas brezi, kohë pas kohe.

dionis xhafa1

 

Mund të thonë se janë të mencur, të ndershëm dhe krenarë,

mund të thonë se janë ata që kanë zap shtetet e huaja me marritë që kryejnë,

mund të shprehen lirshëm sa për të folur ose të ndalohen të flasin varet nga regjimi,

por një gjë është e sigurt: janë legjendë e një kohë të një populli të vuajtur!

 

Italo në Iliri


Dionis Xhafa

 

Kaq e ftohtë është kjo Iliria, toka nga ku jam lindur, sa më duket e huaj sot,

e larg saj ndodhem tashmë, larg e larg, e sa më afër vij e afrohem, më zi e stëketërrë shoh,

Iliria qenka ftohur, kaq e vetmuar dhe e shkretë paska ngelur, sa nuk gjendet fjalë ta përshkruaj,

njerëzit këtu krejt në send qenkan kthyer, pa shpirt e zemër, pa ndjesi e mall ndër dete.

Italo i huaj, në këtë vend të mbuluar nga uji dhe detet, oqeanet ndër botë nuk e shpjegojnë dot këtë ftohtësi,

këtu është dimër, po dhe bën ftohtë, akull, nuk ka stinë tjetër, jo nuk gjendet,

është egërsirë dhe fryjnë erëra që të mpijnë, sa herë kujton se je kub’ a dërrasë e kalbur,

se atje lart ka katër stinë dhe bukuri të ndryshme, ndërsa këtu vetëm dimër dhe mërdhihje të përhershme.

Ngjyra dhe shije


Dionis Xhafa

 

E provova cokollatën e zezë  dhe në  vende – vende linte shumë  për të  dëshiruar,

nuk më shijoi kaq shumë , sepse dicka patjetër që i mungonte atij ushqimi,

dicka që e di gjithë njerëzia, nuk kishte shijen e duhur, se vetëm e zeza mbizotëronte,

diktati iu kalonte atyre me ngjyrë , e kjo gjë  nuk linte as shije të  drejtësisë .

 

dionis xhafa1

 

E provova edhe cokollatën e bardhë, edhe ajo mirë ishte, por dicka i mungonte,

ngjyra e shije kishte mangut edhe kjo, se vetëm e bardha mbizotëronte,

e kështu shtypeshin ata që kishin ngjyrë , duke krijuar sërish padrejtësi,

e ndaj as këtë  lloj cokollate nuk e aprovova, e mbajta larg, nuk e doja vetëm këtë .

 

Ndërsa, bashkë cokollatë  e bardhë dhe e zezë  krijuan ngjyrë  e shije,

asnjëra nuk shtypte tjetrën, barazi, liri, vjen e ka vetiu mrekulli, madhështi, bukuri e hijeshi.

 

Sytë e përgjakur


Dionis Xhafa

I kam parë sytë me lot, edhe të enjtur apo disi me plagë, po dhe kështu,

por asnjëherë nuk i kisha vërejtur që të pikojnë gjak dhe i pashë tek një sirian në Tiranë,

që kishte frikë të më fliste, kishte drojë të më tregonte e dëshmonte mbi fatin e tij,

se ishte rrugë më rrugë, duke u endur, atdheun e tij e kishte larg, “jam sirian” thoshte, pa thënë ndonjë fjalë tjetër.

Realitetin tragjik e kisha dëgjuar në lajme dhe e dija cfarë do të thoshte të ishe një sirian,

banor i një shteti që tashmë jo nuk ekziston, por është në një vend të largët, shkretë dhe copëtuar, bërë gërmadhë ndër qytetet dikur hijshëm e të vjetra,

e më ngeli në kujtesë, në mendje, në tru, kudo në trup më shkonin dridhërima njerëzore,

e Siria nuk është larg, e kisha shumë afër dhe kur e pyeta për dhenë e tij, nuk foli shumë, vetëm pashë gjak ndër sy, gjak ndër sy.