“Një trup i pajetë u mor nga ambulanca”, gjithçka ndodhi në Lion të Francës


IMG_20190804_182213_757

Zyra e prokurorit kombëtar kundër terrorizmit ishte informuar, por nuk ka marrë përgjegjësinë e çështjes në këtë fazë. Majin e kaluar, një bombë përpara dyqanit të një furre buke në Lyon qendror la 14 persona të plagosur.

Dy burra të armatosur me thika dhe me hanxhar kanë terrorizuar metronë në Lion të Francës. Si pasojë e sulmit, një 19-vjeçar u vra dhe nëntë të tjerë janë plagosur, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën, tha një zyrtar rajonal dhe shërbime emergjente.

Dy burra, njëri i armatosur me thikë dhe tjetri me një kamxhik, kryen sulmin në Villeurbanne, zonë periferike e Lionit, në Francën juglindore, tha zyrtari, pa dhënë detaje të tjera mbi motivin e goditjes me thikë, shkruajnë mediat franceze dhe ato botërore.

Një nga burrat që kreu sulmin u arrestua nga policia, ndërsa tjetri është në arrati. Sulmi ndodhi afër një stacioni metroje. Një gazetar i AFP në vendngjarje tha se ka parë një trup të marrë në një ambulancë dhe gjurmë gjaku në tokë.

Zyra e prokurorit kombëtar kundër terrorizmit ishte informuar, por nuk ka marrë përgjegjësinë e çështjes në këtë fazë. Majin e kaluar, një bombë përpara dyqanit të një furre buke në Lyon qendror la 14 persona të plagosur lehtë.

Autori i krimit të ngjarjes së asaj kohe, një algjerian i ri i radikalizuar, i cili u arrestua tre ditë më vonë, u zotua për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik, sipas rrëfimit të tij. Lyon, qyteti i tretë i Francës, deri atëherë kishte mbetur i paprekur nga vala e sulmeve xhihadiste që ka vrarë 251 njerëz në Francë që nga viti 2015. /Dionis Xhafa/

 

 

 

 

 

Do ta kujtoj Migjenin


Dionis Xhafa

E ku mund te krahasosh ti, poeti i rinise se perjetshme, pena jote e mprehte,

qe njesh behej me problemet e popullit te ngrate e te merdhihun tere kohes,

e nje populli dhe kombi qe ne cdo kohe vuan sa nje mal me lot,

e nje atdheu qe Lulin e ka perdite me deren e vet te shkelmueme.

 

Qysh i vogel e kam dashur poetin e madh Migjenin,

ate qe deftonte realitetin me pertej asaj qe mund te shikohet,

universal dhe kuptimplote, i drejte e gjigand ne domethenie,

qe si qiri shendrrit, flakeron e na tregon se ne c’erresire gjendemi. Eh, Migjeni.

Heroi i Kosoves


 

Dionis Xhafa

Ne kulle te heroit shkuan e vane forcst serbe,

urdher kishin dhene qe gjalle ose vdekur heroin do ta vrisnin,

luftuan qe gjalle ta zene e pas flakeve nuk ia dolen dot,

e si bisha te egra muret e asaj kulle vetem godisnin.

 

Nuk dorezohet jo heroi, as perkuljen nuk e duron,

lufton fort si trimat e ne dore te armikut jo nuk bie,

si paraardhesit njesoj, ai gjak, lirine e Kosoves mbi te gjitha kerkon.

 

E trupat serbe me fort goditen, muret e kulles i ciflosen, por ne toke nuk i rrezuan,

ndersa zona rreth mori vesh se heroi ra per liri e per vatan,

e se te nesermen kur gjeten trup per ta kallur ne dhe, ne varrim,

kafka qeshte, eh buzeqeshte, diell binte mbi varrin-lule te lirise se Kosoves.

Ura


Imagjinatë e fantazi

Bashkëbisedim bëja me lumin,

po me atë lumin Drin, më të gjatin e atdheut tim,

e flisja unë, e ai kthente përgjigje disi të thatë,

më tregonte si shkoi jeta dhe historinë.

 

E qava e qesha bashkë me Drinin, lumin e vendit tim,

këndova dhe u hidhërova bashkë me të, ta dini,

dhe e pashë urën drejt e në sy kur ecte nëpër pellgje Drini,

e diçka donte të thoshte lumi, por nuk e dëgjoja, flisja unë.

 

Unë flisja, duke imagjinuar dhe thënë të vërtetat e mia,

kurse lumi shihte për nga ura, e po habitesha ç’punë ka ura këtu?

dhe doja t’i thosha Drinit se shiko se unë këtu kam qarë e qeshur,

kam kujtime shumë, me miq e shok, luajta e kalova fëmijëri e rini.

 

Vazhdova unë: “Më mirë se te ty, nuk mbaj mend më bukur se këtu,

të kem kaluar tjetër kund, se është vendi im, është memoria ime,

e këtu lashë shpirtin, lashë zemrën, dritën, xixëllonjat e natës kam lënë,

këto fusha, këto lule, me siguri thembrën e këmbës e mbajnë mend, e duan, edhe pse i kam shkelur shpesh.

 

Drini dëgjonte vëmendje , e pa edhe dëlirin tim, edhe fantazinë e pamatë,

u mendua gjatë dhe si një plak i urtë po mendonte shumë ai lumë,

e shihte more çuditshëm nga ajo urë, si me pa nga Moisiu, si me qenë perëndi,

e kërshëri më zgjoi pse atë urën mbi atë Drin shumë po e shihte, që ia mbyste shpinën përherë?

 

Atëherë u ktheva nga lumi dhe i thashë: Pse, pse e sheh atë urë ka shumë, pse?

Dhe fillimisht nuk ma ktheu përgjigjen, kurse më tej më ktheu atë që doja,

Por tronditshëm disi ishte ajo që tha: “Ura, që e sheh ka qenë këtu kur ke pasur kujtime ti, e kushdo kësaj ane, jo vetëm ti, por njëmijë e qindra mijë,

e ura është mbiemri im, është kujtimi, është guri që nuk lëviz, që kujtimet mban gjallë, edhe pse koha rrjedh pa mëshirë.

 

E atëherë e pashë urën, e u binda se ajo është vend i shenjtë, është Korab e Olimp,

është tempulli i pathyeshëm, është memoria jonë e përbashkët, është kujtimi që nuk vdes ndër mendjet tona.

 

Reportazh / Dibra jonë e bukur


Dionis Xhafa

Një udhëtim fantastik për në Dibër ishte ai që bëra këtë herë. Si herët e tjera, në kohë më të reja, edhe këtë herë emocionet janë të shumta. Po njëjtë, do të vizitosh një krahinë, e cila për fat të keq është lënë në harresë dhe diku në cep të atdheut, sikundër një thesar që e lë diku, larg syve të njerëzve, larg njerëzisë, për ta pasur atë vetëm ata që vërtetë duan dheun, truallin, arrat, tokat, ujërat, lumin, malin, krojet e bukuritë natyrore të Dibrës.

Krahina e Matit

Dibra është e bukur dhe fisnike kudo. Ajo besën dhe burrërinë e ka të shkruar kudo ku ecën, kudo që shkel, ngado bredh e shëtit. E ndjen aromën e freskisë dhe të burrërisë, që kur arrin në kufijtë e qarkut. Në fillime, kur shkon nga Tirana drejt Dibrës, të shfaqet krahina e Matit. Sigurisht e bukur edhe ajo, me fisnikëri dhe lashtësi, po ashtu. Është mirë dhe burrërisht kënaqësi të shëtisësh vendet e lumenjtë, ku ka prekur dora e këmba e Pjetër Bogdanit dhe Pjetër Budit, e kolosëve të letërsisë shqiptare, që i dhanë tjetër kuptim letrave shqipe, që në kohërat e lashta,  atëherë kur shkruhej me fshehtësi dhe rrallë, kaq rrallë.

Po rrugës, në Burrel, mund të shikosh matjanin më të famshëm, atë që ka hyrë në histori si mbreti i shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë. E, matjanët kanë dalë shesheve të Burrelit dhe të Klosit, e nuk ka si të mos ndjesh në zërin e tyre, në përditshmërinë e tyre, krenarinë e të qënit pasardhës të mbretit, të të vetmit mbret që ka pasur Shqipëria, që mbajti pushtetin për vite me radhë.

Në këtë rreth, nuk mund të shikosh vetëm Burrelin e Klosin, dy qytetet e krahinës, por edhe male e kodra, që janë të gjelbëruara dhe pse të braktisura sot, kanë të shkruar historinë, traditën, gjakun e të parëvë. Malet sikur flasin me gjuhë krenarie, krojet me dëshmi historike, kodrat me fuqinë e titanizmin vendas që ka ekzistuar që në kohë të lashta. Ndërsa kur kalon nëpër këtë krahinë, nuk ka mëdyshje se do të vësh re gjelbërimin, bukurinë madhështore të lumit Mat, që kalon thuajse kudo këtyre anëve, nëpër qytete e fshatra. Lumi Mat i jep bukurinë më të madhe Matit, krahinës me malet me kurore mbretërore.

Bulqiza, qyteti mbi dhe e nën dhe

Ndërsa më tutje, si ndër legjenda të lashta, si në librat e historisë, sikur të shfaqet lemeri legjendare, të del përpara bashkë me këtë frikë, edhe madhështia e fushave të Torviollit, vetë vendi ku ka luftuar i madhi, më i madhi që ka nxjerrë kombi shqiptar, që i ka inicialet e origjinës dhe ka lënë gjak e trup në këto anë, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Shfaqet me ngadalë, mes Matit dhe Bulqizës, ajo që e quajmë Qafë e Buallit. Po madhështore, si mal me borë ngrihet kjo krahinë, sikur vetë shpatë e Skënderbeut të shfaqet në fusha të saj, ku heroi ynë kombëtar ka luftuar me turqit. Me siguri që këtu kur udhëton kujton se kjo krahinë, Dibra ka nxjerrë më të madhërishmin ndër trojet tona.  E historia të kalon përpara syve, para se të shkosh e të ndalosh në Bulqizë.

E, Bulqiza sot për sot thirret qyteti i minatorëve, qyteti që ka jetë nën dhe mbi dhe. Kanë shkruar shumë për të dhe ashtu është realiteti në të. Kromi e mban qytetin dhe qyteti mbështetet në krom. Si ndër të zezat që shkruhen ndër tragjedi, kromi vlon gjakun e vendasve e kromi është buka e përditshme. Ai është kudo e ngado, nëpër qytet, nëpër apartamente, nëpër shtëpi, madje edhe uji nëpër banesa vjen disi ndryshe nga vendet e tjera, duke qenë se ka përbërje klori. E rinia këtu, sikundër në mbarë Shqipërinë, zgjedh nëse do të kalojë jetën nën rrënoja e në galeri ose të ikë jashtë, në një jetë prej emigrantësh, sa këtej e andej, ndër problemet e mëdha, e plagët që ka qenë e mbetet aktuale në Shqipërinë tonë e ndër shqiptarët, kudo ata jetojnë.

Por, përpos këtyre, Bulqiza e sotme është e bukur. Ky qytet, me modernitetin, ka ardhur në zgjerim dhe me punëtorë nga mbarë Dibra e në mos nga mbarë Shqipëria. Qyteti ka jetë, bashkë me lodhjen, aty jetohet mirë, shëtitet kudo e ngado, nëpër bulevardet e qytetit të ri e të vjetër ose shëtitjet nga qyteti në qytet, nga i riu në të vjetrin. E kështu sikundër Bulqiza ndahet në qytet të vjetër e të ri, ashtu edhe e reja dhe e vjetra bashkohen këtu. E vjetra dhe moderniteti bashkangjiten në Bulqizën, e gjelbëruar në fushat e gjera dhe me malet krenare sa përkrenarja e heroit tonë kombëtar. Freskia që të fal Bulqiza në bulevardin e saj thuajse 1 kilometër nga qyteti i vjetër tek i riu vështirë se e ofron tjetër vend, një shëtitje që të frymëzon, ndoshta të dërgon tutje, larg në imagjinatë, në kohë e hapësirë.

Ura mbi Drin

Nuk ka gjë të më bukur se ura mbi Drin. Ajo është një urë, e cila në fakt më kujton shumë gjëra të fëmijërisë. Jo vetëm kaq, por ajo urë është dëshmi e faktit se në këtë anë, ndërsa shumë gjëra dhe ndodhi mund të kenë ngjarë, ura e Drini kanë qenë aty.

Kështu, ura dhe mbi të gjitha Drini është dëshmitar historik, është kalendari që na e mat si e kalojmë ditën, është prova se Drini lëviz dhe na jep sinjale për të jetuar sipas lëvizjeve të tij. Drini, lëviz dhe e sheh këtë vend, e ujit edhe fushën, e sheh edhe malin e Korabit dhe na përshëndet, çdo mëngjes, çdo drekë, çdo darkë. Drini ka qenë këtu që kur ekzistonin Ilirët, që kur njerëzia besonte në paganizëm, ka parë pushtime dhe ka kaluar shumë periudha të vështira dhe të bukura.

Peshkopia dhe vlerat e Dibrës

Rruga për në Peshkopi është e bukur, ashtu sikundër duhet të jetë, teksa shkon në atë që konsiderohet “qyteti i blirëve”. E hyn në qytet, e përpara të shfaqet një qendër tregtare e stërmadhe me emrin “Dibra”. Një tjetër person ngjitur të thotë se vitet e fundit janë bërë shumë investime në Peshkopi sidomos, e në zona të tjera të Dibrës. Sido të jetë, qyteti ka marrë zhvillim, ndërsa kulmi i bukurisë sigurisht që është me bulevardin, karshi së cilës qëndrojnë teatri dhe objekte të tjera kulturore dhe buste të Skënderbeut, të Halil Alisë dhe heronjve të tjerë të Dibrës.

E, për fund të këtij reportazh-vëzhgimi, mund të thuhet se vlerat dhe bukuritë e Dibrës janë të shumta. Ata shihen kudo, ndër natyrë e njerëzi, ndërsa ajo që e ka lënë pas është moszhvillimi në infrastrukturë. Rruga e Arbërit me siguri që do të japë tjetër zhvillim për zonën, për vlerat dhe traditat dibrane,  ajo rrugë do i japë një zhvillim tjetër Dibrës sonë historike, për të vënë në pah vlerat dhe bukuritë më të mira të Dibrës.

 

 

 

 

 

 

 

Hena ngjyre roze


Dionis Xhafa

Hena lart ndricon mbi qiell, sikur eshte lozonjare,

dhe ka marre ngjyre si roze dhe te purpurt,

ne kontrast me netet qe vijne te zeza e barbare,

kjo hene eshte e bukur dhe e perhumbur.

 

Si nje draper vjen e behet, vetem kosen ajo do,

bukurine e natyres nuk ka gje ta zevendesoje,

dhe si ujku kur bie erresire, e sheh drite te henes-o,

e natyra, bukuri e saj, ajo do te te lumturoje.

 

Punetoret e skelave


Dionis Xhafa

Punetoret e skelave u fashiten sot, u copetuan e u bene gjak,

rane e u vrane cope e cike permbi bulevard,

dy njehere gjalle nen skela, e me andej vdekur e kall’,

e dy gjalle e persere u derguan ne traume, ne spital.

 

Eh punetoret e skelave jane heronjte tane qe nuk duken,

ata e masin jeten e tyre me djerse te ballit e fuqi te nendheshme,

nder kronika lajmesh emrat e tyre, te te pervuajturve humben,

sic pllakos sonte kjo vrasje, kjo boshesi, kjo heshtje.

 

Lapidar ngrijini lart punetoreve te skelave,

qe vdiqen per motren, per vellane, per bijen e babane,

bejuni shkallare e dergojini ne male, lart ne kreshta,

se ata per te jetuar mire ne te tjeret, ne sketerre vdiqen, u vrane.

Nentoka


Dionis Xhafa

Hej nentoke babe, nentoke, i thote djali -babait te tij,

si linda ne kete toke e ne kete qytet, kush pa me pyetur ne e dua a jo kete vend,

se ti u bere kercu nen rrenoja nje jete, pa dijte nese gjalle a Jo prej andej del,

e une njejte do bej, po njejte? Jete me re une dhe mbushur me helm e vrer?

 

Edhe breznite rriten nen toke, babe, nen toke?

ai vend eshte Jeruzalemi yne, a eshte Goglota jone?

si nga dhimbja e Loti i arkivoleve Valle nuk u tret?

deri kur babe edhe une, edhe te tjere, brez me brez t’u u shkrete?…

(Bisede e imagjinuar, drama e nje vendi e qyteti te larget e te mshefet)

 

E shtuna e bukur


dionis xhafa

Dionis Xhafa

Sot erdhi e shtuna e bukur,

fytyrat e buzeqeshura te njerezve shihen rruges,

dhe me pelqen te shoh cdokend te lumtur,

dhe bukurisht eshte ndjesia kur je paksi turbullt.

 

Lumi ka marre trajta te gjarperueshme per ne det,

deti eshte mbushur plot e perplot me uje e kripe,

dhe hena lart ne qiellin e bukur flet e hesht,

dhe ne erresiren e madhe, gjendet drite e drite.

 

Dhe sa diell qe ka, njerezit si rralle here lumtur,

keshtu vjen e shtuna e bukur.

 

 

Nje rini e shkaterruar


Dionis Xhafa

Ne vend te nje rinie qe duhet te ish e bukur e vitale,

qe zjarr te ndizte kudo shkonte, me flake ne gjoks e ne zemer,

shihen probleme, shqetesime e halle,

dhe vazhdon jeta ashtu si heshtur.

 

Se rinia duhet te jete e ndezur si shqiponje e bukur,

si rreke vetetime, si lume qe rrjedh nder kroje,

e te ndizet perhere ashtu e lumtur,

e blete, duhet te jete, blete me hoje.