Dionis Xhafa
Ëndrra e mëngjesit është shumë e bukur,
me kulla, kala, diell të kuq, hënë të rrumbullakët,
dhe më pas mbi gjelbërimin e vendit tonë bie vesa,
si nëpër filma vizatimorë, shpresa rritet e lumturia bashkë me të.
E ngadalë dielli më shpon sytë, më zgjon nga ky gjumë i madh që isha zhytur,
duke nisur rutinën time të përditshme, si çdokush në atdheun tonë,
mijëra e mijëra me siguri, që kur nisin të jetojnë në realitet,
aa sa do donin, ëndrra që panë në mëngjes të mos përfundonte.