Djemte shqiptare (shkruar nga celulari)


Dionis Xhafa

Nje tjeter bir shqiptar vdiq, ne burgun grek, me thika goditur,

i burgosur atje, ne vendin e zi, me racizmin e thekshem,

e per turp te tyre, te fqinjeve “kryelarte”,

sa te vjen te pyesesh: jane apo s’jane keta grekerit?

U shkatërrua ylli me pesë cepa


Dionis Xhafa

 

U shkatërrua yll me pecë cepa, e shkatërruat,

copa – copa, të gjithë nga pak, e arritët më në fund,

njëri një pjesë, tjetri pjesë tjetër, lum si ju,

që keni kuptuar sa djall duhet të jesh në botë idhnake.

 

E kësisoj nuk bën më dritë jo, aspak nuk bën.

ylli me pesë cepa që ishte, si në rini të hershme,

nuk ka më as buzëqeshje, as dritë, as jetë, as liri,

por fshihet dku, bën jetë të zezë dhe të fshehtë, e thamë.

 

Kërkon të arratiset dhe nuk e lënë, e s’di se ç’bën,

dehet shumë dhe pi sa një krua, pi e dergjet, shumë,

në vetmi, në lodhje, në rrugën e jetës, larg është,

ama dijeni se dhe vobegët, pa cepa, sa të ketë zemër, ylli shkëlqen.

 

 

Trojet


Dionis Xhafa

 

Nga je? Nga Shkupi,

Ti? Nga Dibra, e ti?

Nga Kumanova, Tetova,

unë nga Bujanoci, Presheva, e jona.

 

Se tutje vjen Kosova,

është Gjilani e Gjakova,

është Drenica që lind trima,

kurse kjo Prishtina, e jona, e imja.

 

Unë jam Tuzi, Gruda, Hoti,

bjeshkë, lahutë, i vjetër sa moti,

tingëllon ndër male liria,

o ne jemi Malësia.

 

Kam plagë në trup nga historia,

me gjak në ballë u përpëlita,

nëpër ferr, gjeta drita,

po jam vetë Çamëria.

 

Unë jam zonjë e mbijetesës,

ndër shtrëngata na shkoi jeta,

këtu armiq, atje prita,

vij si feliksi, jam Shqipëria.

 

Jemi trojet e një gjuhe,

gjithë një zë e gjithë një lutje,

nuk na tremb as vetëtima,

kur bëhet bashkë Shqiptaria.

 

Këngë e lumenjve


dionis xhafa1

dionis xhafa1.jpg

dionis xhafa2.jpg

Dionis Xhafa

 

O lumenj të bekuar të vendit tim,

që ecni ndër fusha e nëpër luadhe,

ju të pastër e të turbullt, si jetë njeriu e keni udhën,

kroje të pastër fillimisht iu rrethojnë, e në rrugëtimit tuaj,

përziheni, digjeni, përlyheni, o këngë këndoni nëpër tokë.

 

O këngë lumenjsh të vendit tim,

që fundin si jetë njeriu e keni,

e dua që njerëzit në rrugë te jetës, njerëz të vdesin,

e ju lumenj, të pastër të shkoni në Jon dhe Adriatik.

 

 

“U tradhtuam nga shteti”, flet i infiltruari i mafies në Itali


Gianfranco Franciosi, një ish-spiun për shtetin italian ose Giannino ka qenë një i infiltruar për mafien në Itali, i cili as që binte në sy të bandave për shkak të aftësisë së tij të jashtëzakonshme për t’u sjellë sikur të ishte realisht një trafikant droge.

Për katër vjet, Gianfranco Franciosi, ose Giannino si të gjithë e quajnë atë, u besua nga të gjithë, nga mafiozët italianë te baronët e drogës kolumbiane dhe spanjolle. Ai ishte në gjendje të transformonte një gomë të vjetër në një Ferrari, anije kontrabandë perfekte për të mbajtur ton kokainë. Ai gjithashtu do të mundte të prodhonte edhe vetë pajisje përgjimi, aq profesional ishte bërë në “punën” e tij.

Më datë 26 shkurt 2019, inteligjenca që e kishte porositur këtë të infiltruar, arriti të çmontojë një kartel droge, ku u kapën 9 tonë kokainë. Atë ditë puna e Giannino si një informator policie kishte mbaruar. Njohur si Donnie Brasco i Italisë sipas emrit të një agjenti amerikan të FBI-së që godiste mafien në Nju Jork në vitet 1970 – 1980, Giannino tani jeton aspak i qetë në veriun e Italisë. Pasi u përdor për të shkatërruar trafikantë droge me rëndësi, ai tani përballet me borxhet dhe kërcënimet me vdekje. I infiltruari akuzon tani autoritetet italiane se e kanë braktisur atë. “Unë tradhtova trafikantët, por duket se tashmë jam vetë i tradhtuar nga shteti italian”, tha ai, shkruan “Guardian”.

Giannino është një nga shumë ish-informatorët e policisë dhe dëshmitarët e shtetit të përdorur në operacionet e antimafiave, të cilët pastaj u bënë viktima të një sistemi të thyer që nuk është në gjendje të ofrojë siguri dhe mbështetje, kryesisht për shkak të kufizimeve buxhetore. Shumë persona që janë infiltruar dhe kanë dashur të shkatërrojnë mafien, pak mbështetje kanë gjetur nga shteti i Italisë dhe ndihen thuajse të braktisur. Të tjerët janë larguar nga vendi dhe disa prej tyre, me peshë të borxhit kanë pësuar depresion, ndërsa ka pasur edhe nga ata që kanë kryer vetëvrasje. Rocco Greco, një biznesmen nga Gela në Sicili, u vetëvra këtë muaj pasi kompania e tij u vendos rastësisht nga ministri i Brendshëm në një listë të bizneseve të dyshuar për lidhje me mafien, duke ndaluar firmën e tij nga oferta për kontrata publike.

 

Giannino shprehet se ka tentuar vetëvrasjen tri herë. “Tri herë e kam parashikuar vetëvrasjen. Kjo ndodh kur nuk ke mbështetjen nga shteti dhe ndihesh sikur je një mbeturinë”, deklaroi ai. Informacioni i mbledhur nga informatorët e policisë dhe dëshmitarët shtetërorë është një nga instrumentet më efektive kundër klaneve mafioze, por çmimi që ata paguajnë mund të jetë i lartë. Lista e të vrarëve është e gjatë dhe vazhdon të rritet. Më i fundit ishte në Ditën e Krishtlindjeve vitin e kaluar, kur vëllai i një anëtari mafioz u kthye në informator, u qëllua nga dy burra të maskuar në atë që policia besonte se ishte një sulm i urdhëruar nga ‘Ndrangheta’, një nga grupet më të fuqishme mafioze të Italisë.

Tommaso Buscetta, zbulimet e të cilit në vitet 1980 bënë një goditje vdekjeprurëse ndaj mafias siciliane më të famshme, Cosa Nostra, mund të kishin paguar çmimin më të lartë. Ndërmjet viteve 1982 dhe 1984, vëllai i tij, dhëndri, kunati dhe katër nipërit e mbesat u vranë dhe dy djem u zhdukën. Në Itali, problemi i njohjes gjyqësore dhe mbrojtjes së dëshmitarëve është bërë serioz dhe i përhapur. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme italiane, rreth 6 200 njerëz janë nën mbrojtjen e dëshmitarëve në Itali, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes. Në përgjithësi, dëshmitarëve shtetërorë paguhen një pagë mujore prej 1,000 € deri në 1,500 € secili, plus një shtesë prej 500 € në muaj për secilin anëtar të familjes. Por, shteti nuk ka më fuqi ekonomike për të mbështetur këta njerëz. Ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini tha se do të shqyertojë situatën për mbrojtjen e dëshmitarëve. /Dionis Xhafa – Balkan Web/

 

 

 

Tragjedi greke/ Nëna hedh vajzën 4 vjeçe nga kati i pestë, më pas “fluturon” edhe vetë


Një ngjarje shokuese ka tronditur Athinën në Greqi. Një grua hodhi vajzën e saj të vogël nga ballkoni i katit të pestë, duke e lënë vogëlushen të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë pasdite rreth orës 16:30 në Prokopiou Katsantoni Street 10. Kyriaki Tsortanidou, 42 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 4 vjeçe Fotini Spyridaki  u transportuan nga ambulanca në spitalet Gennimata dhe Aglaia Kyriakou, por se atje gjetën vdekjen, shkruan media greke “Zougla”.

Banorët janë shprehur se nëna hodhi fillimisht foshnjën, kurse më pas mori një karrige dhe u vetëhodh, duke gjetur vdekjen edhe vetë. Ajo kreu vetëvrasjen, duke rënë nga kati i pestë. Raportet paraprake flasin për një rëndim psikologjik të gruas. Ajo ishte e martuar dhe burri i saj ishte larguar nga banesa disa minuta përpara se të ndodhte ngjarja e kobshme. Fqinjët thanë se janë të shokuar për atë që kanë parë.

Sipas fqinjëve, gruaja u vetëhodh nga kati i pestë, edhe pse ata i ishin lutur të mos e bënte këtë gjë. Një banor në katin e parë të pallatit përshkroi ngjarjen tronditëse. Ai u shpreh se nëna dhe vajza ishin mbuluar me gjak dhe nuk kishin asnjë shans shpëtimi. Skena tragjike u pa dhe nga kalimtarë të rastit, kurse menjëherë në vendngjarje erdhi policia dhe ambulancat. Grupi hetimor po punon për të zbardhur totalisht ngjarjen. /Dionis Xhafa/

 

 

 

Gjykata e Shkodrës lë në burg 12 të arrestuarit për fajdet


Gjykata e Shkodrës ka rikonfirmuar masat e sigurisë, duke dhënë “arrest me burg” për 12 personat e arrestuar si pjesë e një grupi që jepnin fajde me interes që shkonte deri në 20 % në javë. Vendimi nuk u prit mirë nga familjarët e të arrestuarve, të cilët thanë se masa është e ashpër.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “Maranaj”, me masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë më herët nga gjykata. Të gjithë të akuzuarit kërkuan lirinë.

Skema u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani. Të përfshirë sipas prokurorisë rezultojnë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani, një notere dhe një efektiv policie. Gjatë operacionit u sekuestruan shumë të mëdha parash, prona të luajtshme dhe të paluajtshme.

Skema ishte e tillë që nëse qytetarët ose  biznesmenët nuk kthenin shumat në kohë, ata humbnin prona që kishin lënë peng me marrëveshje.

Të arrestuar për skemën e fajdeve në Shkodër:

Byrhan Alija, 61 vjeç nga Shkodra

Edi Memçaj, 33 vjeç nga Shkodra

Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;

Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra

Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra

Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra

Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra

Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;

Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;

Ilir Sokoli

Naim Ahmetaj, 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

Përgatiti: Dionis Xhafa

 

 

 

Kush është Brenton Tarrant, terroristi australian që terrorizoi Zelandën e Re, adhurimi për kriminelin serb Radovan Karaxhiç


Zelandë e Re – Policia australiane ka identifikuar tashmë terroristin e dyshuar të masakrës me së paku 49 persona të vdekur në dy xhami në Zelandë të Re. Ai quhet Brenton Tarrant. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar rreth biografisë që njeriut që ka tronditur opinionin publik në Oqeani dhe në mbarë globin.

Tarrant ka dyshime se është personi që ka sulmuar me armë zjarri xhaminë e Al Noor në Christchurch të Zelandës së Re dhe ka publikuar pamjet e tmerrit live në “Facebook”. Dyzet e një vetë u qëlluan për vdekje në xhaminë e Deans Ave, shtatë u vranë në sulmin e Linwood Ave dhe një person i qëlluar në sulmin e dytë të xhamisë vdiq në spital.Shefi i Policisë së Zelandës së Re, Mike Bush konfirmoi të premten pasdite se policia kishte arrestuar katër vetë, tre burra dhe një grua. Sulmi ka ndodhur në një moment që xhamitë ishin thuajse plot, prandaj viktimat janë të shumta. Nga policia thanë se nuk mund të thuhet se “kërcënimi ka mbaruar”.

Mediat e huaja ndërkaq kanë shkruar për Brenton Tarrant sidomos, personin që besohet se është “truri i masakrës”. Tarrant besohet se është një anti-mysliman i devotshëm. Kjo pasi ai publikonte herë pas here imazhe dhe mesazhe të qarta kundër emigrantëve dhe myslimanëve. Mediat bëjnë me dije se ai kishte “një urrejtje të thellë” ndaj islamit. Mediat australiane raportojnë se autori kryesor i masakrës Brenton Tarrant është rritur në Grafton, Australi. Në pyetjen e oficerëve të policisë, se përse e ka kryer krimin e tmerrshëm me shumë viktima, ai kishte thënë “për hakmarrje”. Ai ka shtuar: “Ne duhet që të zhvillojmë një të ardhme për ne dhe fëmijët e bardhë”. Tarrant tha se sulmin e ka kryer kundër pushtuesve, që kanë kryer krime historikisht në Europë.

Tarrant e ka përshkruar veten si një “ultra-nacionalist” dhe “ento-fashist”. Ndërsa idetë e tij duken të lëkundura, pasi më herët kishte thënë se është komunist, anarkist dhe liberal. Ai shkroi se besonte në “autonominë etnike për të gjithë popujt me një fokus në ruajtjen e natyrës dhe rendit natyror”. Ai tha gjithashtu se do të hakmerrej për Ebba Akerlund, 11 vjeçe, e cili u vra në një sulm terrorist të vitit 2017 në Stokholm. Tarrant tha se vdekja e 11-vjeçares në Stokholm kishte qenë indicia e parë që e ka shtyrë për të kryer sulmin.

Ai urrente të huajt që bëjnë krime në Europë, ndërsa si hero të tij mbante edhe Milos Kopiliç, heroi serb që ka vrarë Sulltanin në Betejën e Kosovës. Edhe emrat e tjerë që ai kishte për zemër janë të gjithë luftëtarë që kanë luftuar kundër Perandorisë Osmane. Mes emrave janë Bajo Pivljanin dhe Novak Vujosevic, kryengritës serbë antiosmanë, si dhe gjenerali malazez Marko Miljanov.

Gjithashtu të shkruara në armë dhe municione ishin referenca për Betejën e Vjenës të vitit 1683, në të cilën forcat e krishtera mundën osmanët dhe 1571, një referencë e dukshme në Betejën e Lepantos, në të cilën Perandoria pësoi një tjetër humbje. Muzika që luhej në makinën e tij gjatë sulmit ishte serbe dhe gjermane e se ka dyshime se ishte një këngë kushtuar kriminelit serb të luftës Radovan Karaxhiç. Në shkrimin e tij, Tarrant i bëri jehonë pikëpamjeve të shprehura nga Anders Breivik, terroristi norvegjez i krahut të djathtë, i cili vrau 77 vetë me një bombë me kamion dhe një masakër me armë në Norvegji në vitin 2011. /Dionis Xhafa/

 

 

 

Dhimbje shpirti


Dionis Xhafa

 

Në vendin tim, ku e hodha shtat, një çift aksidentohet rëndë, vdes në vend,

pas vetes lë katër vajza jetime e ata me histori tmerri, me djegie e varfëri, në fshat të largët,

në kushte mjerane të shekullit njëzetënjë, ku dallimet ekonomike janë bërë më të tmerrshme,

e loti i fëmijës përcillet në televizione, loti i jetimeve, e shpirti mbushet me trishtim, se është dhimbje shpirti.