T’i hash shpirtin poezisë


 

Majakovski

Dionis Xhafa

Përkushtim ndaj Vladimir Majakovski

Majakovksi, emër i madh i një poezie planetare

Gjeni i lindur, që në emër të tij vulosi relevolucione rrugëve të Moskës e të botës mbarë,

Që shpirtin i hëngri poezisë dhe e dëfton haptaz, si gjak që rrjedh freskët në vena të kuqe

Emër i tij lidhur me varg të shenjtë, veç një mënxyrë kish, karakterin diktatorial.

 

E nën kritikën e rreptë që s’të fal as centimetrin e vargut të prishur, nën presion, nën tutelë

E ndali hovin, e uli penën, e nxorri revolver prej duarsh të përgjakura prej pushtet e dashurisë së marrë,

Vetëvrasje kreu. Kremlin i lartë në kohën e vet e nderoi fort, Majakovskin e madh,

Që ashtu vargun ia imponoi koha, turmat e ushqyera me ushqim qensh e kufoma me miza, por në talent mbeti i pakrahasueshëm, lapidar deri në qiell, thjesht gjenial.

 

Rrugë e natës


dionis_xhafa21Dionis Xhafa

 

Rrugë e madhe më shfaqet përpara sysh

Ka errësirë, ka zezonjë të kohës së pasigurisë,

Në çast sytë më qorrohen, shoh keqas, veç andrralla

Lot, mall, dëshirë, ujëra të ndotura, yndyrna.

 

Veç tre poça e ndezin rrugën e madhe që nuk pëpëtin

Që shohin njëra – tjetrën me frikë, me presion, kërcënim,

E do doja që mos jem njeri, flutur le të bëhesha,

Dhe fill e në njërin prozhektor të shkoja, e le të digjesha, në harmoni, në ngjyra.

Tiranë – Prishtinë nën hijen e zgjedhjeve


KosovadionisDionis Xhafa

Këta ditë vere janë shoqëruar në fakt edhe me fushata elektorale në Shqipëri dhe në Kosovë. Është tepër e rrallë që fushatë të ketë edhe në shtetin e Shqipërisë dhe në atë të Kosovës dhe se kjo gjë ka ndodhur pikërisht në verën që jemi duke e jetuar. Tirana dhe Prishtina janë duke kaluar një klimë të nxehtë dhe se jo vetëm janë duke u përgatitur njerëzit për të ikur në plazh, por se nga ana tjetër edhe flamujt partiakë janë duke u valëvitur më tepër se flamuri ynë kombëtar. Duket sikur zgjedhjet janë metaforikisht në qiell dhe se lëshojnë një lloj errësire duke lënë në hije kryeqytetet e shteteve tona politike.

Tirana nga njëra anë është shndërruar në arenën ku bëhet beteja e madhe politike. Maxhoranca, duke besuar në madhështinë e vet sikur të jetë hyjnore, vazhdon të thotë se e meriton një pushtet shumë të madh e si sovjetikët ka dalë me parrullën: “të gjithë pushtetin sovjetëve”. Nën marrëzi janë duke u valëvitur flamujt e partive dhe se sondazhet kanë treguar një fakt shumë interesant. Ky fakt nuk ka të bëjë shumë me partitë, por me popullin shqiptar që jeton në Republikën e Shqipërisë. Duket se populli është mërzitur kaq shumë, sa votë për partitë në pushtet do të japin shumë pak qytetarë. Gjithmonë sipas parashikimeve, që sërish janë perceptime, shqiptarët del se janë mërzitur me politikën e vjetër dhe me fytyrat e saj të vjetëruara kaq shumë, sa nuk do të dalin më të votojnë të njëjtët njerëz.

Zhurma është e madhe, edhe pse jemi në verë, pasi fushata ndizet dhe njerëzia tubohet nëpër turma për të ndjekur liderët politikë me shpresën se nesër do ta kenë një punë. Për fat të keq, Shqipëria në shumë aspekte nuk ka ndryshuar dhe se sidomos viti që jemi aktualisht 2017 duket se është i rëndë, një vit me pasiguri të skajshme në vendin tonë e që sigurisht kjo lloj situate e tillë, vërtetë e trishtueshme vjen edhe nga ajo që është duke u luajtur në skenën ndërkombëtare politike, Ky është vit i dallgëve të shumta në detin e paanë botëror të ndodhive nga më të çuditshmet, ku kanë marrë hov shumë të këqija, ndër ta edhe terrorizmi e të tilla aspekte me rrezikshmëri të rëndë për këtë glob, që sa i madh ngjan, është dhe kaq i vogël. Shqipëria është bërë me me lagje, te të cilat janë duke u përhapur njerëzit që bëjnë fushatë elektorale, si kërpudhat që mbijnë pas shiut. Zgjedhje ka edhe Kosova dhe se edhe atje gara është e fortë e se do të dalë edhe kryeministri i ri i vendit nga zgjedhjet e përgjithshme aktuale në shtetin më të ri të Ballkanit.

Në garë për kreun e qeverisë së Prishtinës janë dy figura shumë të njohura që kanë bërë karrierë politike e këta janë Ramush Haradinaj, e Albin Kurti, sikundër edhe Abdullah Hoti, që është një figurë realisht e mirë që reflekton intelektualizëm. E vërteta është se dy prej këtyre figurave që kandidojnë për kreun e qeverisë në Kosovë do të ishin kundërshtuar me siguri ne radhë të parë nga Serbia, që njërin e ka halë në sy e ky është Ramush Haradinaj, kurse tjetrin e kanë burgosur me burg politik vetëm për shkak se nuk duronte sistemin fashisoid serb. E vërteta është se Kosova ka shumë probleme si shtet dhe se këtë gjë e kanë dëshmuar mirë përmes disa shkrimesh shkrimtari Veton Surroi dhe gjithashtu edhe Elvis Hoxha e Enis Sulstarova nga VV, duke thënë se mbetet problematike ajo që ndodh në tokën e Kosovës. Si në atë tokë, si në token këtej Drinit do të thoshte Dritëro Agolli, janë kaq shumë probleme, sa nuk numërohen dot me gishtat e dorës.

 

 

Të digjesh në zjarr


dionisDionis Xhafa

 Në fantazitë e mia të shumta, kisha jetuar me heronj, mite

të Greqisë e të Egjipit,

pa ditur, pa kuptuar se mitet një ditë të shfaqen si vegime,

fantazma e trup i kallur i botës së gjallë.

 

Azurisi egjiptian që vdiq padrejtësisht prej tinëzisë,

nuk ekzistonte veç në libra, në fletore, në vizatime,

por qenka e mundshme me u ringjall,

pasi prush e hi je bërë në zjarr të madh.

 

E kohët rrokullisen, dielli lind e vdes në horizont të kuq

Në teatrin e madh të të gjallëve ka luftë,

ka mishra që digjen prej mbretit, titanëve, ciklopëve,

që gjakshëm rrëmbejnë peshoren e drejtësisë.

 

Pas kësaj ka vdekje, e vendin e vet do të zërë secili,

Në ekzistoftë dorë e perëndisë.